ELKOS ankimon vendimin e AKP-së për dënimin prej 1.300.000 eurosh

Periskopi.com Lajme

Elkos Grup ka vendosur që të ankimojë vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit pranë dhimbs së posaçme të Gjykatës Supreme.

Elkos ka njoftuar se që kontesti në mes të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Kompanisë Elkos Group lidhur më ndëshkimet financiare të aplikuara në rastin e Privatizimit te Ndërmarrjes se Re “Famipa” të rishikohet dhe të zgjidhet jashtë ballafaqimit në Gjykata.

“Por, Bordi i Drejtorëve të AKP-së nuk ka qenë i gatshëm për rishqyrtim të vendimit duke i qëndruar kështu prapa vendimit të marrë më 25.06.2018”.

“Elkos Group duke parë që AKP-ja nuk ka qenë e gatshme qe një vendim i tillë të rishikohet, më datë 10.08.2018 ka shfrytëzuar te drejtën e saj ligjore duke ankimuar vendimin në Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Elkos Group do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar një vendim të tillë duke mos përjashtuar edhe Gjykatën e Arbitrazhit, pasi që është e bindur që vendimi nuk ka qenë i drejtë dhe i argumentuar, dhe që në fund drejtësia do të jetë në anën e saj”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Elkos.

“Elkos Group konsideron që vendimi i marrë nga AKP ka dëmtuar rëndë reputacionin e Kompanisë dhe ekonominë e vendit në përgjithësi, dhe lidhur me këtë Elkos Group do të kërkojë përgjegjësi dhe kompensim për të gjitha dëmet e shkaktuara”.

“Siç edhe ekzistojnë më dhjetëra raste deri më tani kur për shkak të vendimeve jo ligjore dhe papërgjegjësisë së disa zyrtarëve të institucioneve te ndryshme, i janë shkaktuar dëme te mëdha Buxhetit të Republikës se Kosovës”, përfundon komunikata e Elkos.

AKP e kishte dënuar Elkos-in me gjobë prej një milion e 300 mijë euro.

AKP-ja e kishte arsyetuar dënimin me “mospërmbajtje  të kontratës për firmën ‘Famipa’ nga Prizreni.

Vendimi ishte marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.

Elkos në vitin 2011 kishte blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit Fabrikën “Famipa”, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë.