Ansu Fati me probleme serioze, operohet sërish në fshehtësi

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati po kalon nëpër moment shumë të komplikuara të karrierës së tij, të shkurtër por shumë intensive si futbollist, përcjell Periskopi.

Fatii ka pasur probleme serioze gjatë rikuperimit të lëndimit që kishte në gjurin e majtë, pasi nuk mund t’i përballoj ngarkesat e mëdha të stërvitjes dhe është i detyruar të ndalet.

Kjo situatë e vështirë ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga gara me kohën për ta kthyer sa më shpejt në fushë dhe të përqendrohen në rikuperimin e plotë të tij, duke pasur parasysh moshën e re të tij.

TV3 sot njoftoi se Fati ka kryer një tjetër operacion në të njëjtin vend në fshehtësi të plotë nga i njëjti doktor, Ramon Cugat, me synimin për të zgjidhur një herë e mirë problemin në menisk.

Kujtojmë se Fati u operua më 9 nëntor për këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë. Synimi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh të operohej përsëri në operacion dy muaj më vonë.

Krahas Pedrit dhe Fatit, ky është 16 vjeçari që pritet të aktivizohet tek skuadra e Koemanit

Periskopi.com Sporti

Akademia e La Masias e klubit katalunas, Barcelona, është një nga shkollat e futbollit më me nam, e cila ka prodhuar talentët më të spikatur të futbollit botëror, shkruan Periskopi.

Andaj, mos u habitni nëse gjatë këtij sezoni e shihni talentin më të ri të kësaj akademie, Ilias Akhomach, teksa debuton për skuadrën e Koemanit.

16 vjeçari llogaritet si një ndër shpresat e klubit blaugran. /Periskopi

 

Ansu Fati ende në spital, mësohet gjendja e tij shëndetësore

Periskopi.com Sporti

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati ju nënshtrua një operimi ditë më parë.

Kurse, tani futbollisti ende është në spital duke u trajtuar.

Sipas mediave spanjolle, gjendja e Fatit është mjaft e mirë.

Po ashtu, është treguar se futbollisti pritet të lirohet nga spitali të Premten

Operohet Ansu Fati, ja sa muaj do të mungojë

Periskopi.com Sporti

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati i është nënshtruar gjatë ditës së sotme një operimi.

Gjendja shëndetësore e futbollistit pas këtij operimi është e mirë.

Po ashtu, është bërë e ditur se futbollisti do të jetë jasht fushës për të paktën katër muaj.

Messi si baba për të rinjtë e Barcelonës, ja këshillat që ai ua jep lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Ylli adoleshent i Barcelonës, Pedri, ka zbuluar se si po mëson shumë nga shoku i skuadrës, Lionel Messi, përcjell Periskopi.

17-vjeçari u bashkua me blaugranët në një transferim prej 5 milion € nga Las Palmas verën e kaluar dhe konsiderohet gjerësisht si një nga produktet më të mira të të rinjve në futbollin spanjoll.

Ai tani është bashkëlojtarë me yllin argjentinas dhe ka këmbëngulur se po e përdor kohën e tij në fushë me kapitenin për të mësuar nga stili i tij i lojës.

“Ai më ndihmon shumë në fushë, Messi po më jep shumë këshilla dhe kjo është e shkëlqyeshme.
“Ai më tha se është mirë të luash në pozicione të ndryshme dhe të ndihmosh ekipin atje ku është e nevojshme. Aty ku gjeneroj më shumë rrezik është në mesfushë, por unë mund të luaj në pozicione të tjera dhe të punoj për të”, ka thënë Pedri për Messin.

Ylli adoleshent – emri i plotë i të cilit është Pedro González López – në ndeshjen e fundit për ish- ekipin, Las Palmas shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asistime. /Periskopi

Reagon gazetari pas komenteve brutalisht raciste për Ansu Fatin në ndeshjen kundër Ferencvaros

Periskopi.com Sporti

Ka kërkuar falje gazetari spanjoll i cili e krahasoi Ansu Fatin e Barcelonës me “shitës zezak të rrugës”, pas fitores së spanjollëve 5:1 kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

Në raportin e ndeshjes të publikuar në gazetën nacionale spanjolle, ABC, Salvador Sostres bëri komente raciste, duke e krahasuar Fatin me “shitës i rrugës zezak i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.

“Ansu ishte afër të shënonte me një goditje të një sulmuesi tipik, duke u rrokullisur në mënyrë të përkryer”, shkroi Sostres.

“Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”, shkroi ai.

Në një shkrim kërkim faljeje të publikuar të enjten nga ABC-ja, thuhet se Sostres kishte për qëllim ta lartësonte Fatin dhe lëvizjet e tij të mrekullueshme në fushë dhe se atij i vjen shumë keq për keqkuptimin e shkaktuar.

“Më vjen shumë keq për keqkuptimin dhe u kërkoj falje të gjithë atyre të cilët mund të jenë fyer nga raporti im”, thuhet në kërkim faljen e tij.

Fati shënoi gol dhe asistoi në fitoren e Barcelonës të martën në Camp Nou.

Ja reagimi i fortë i Griezmann pasi një nga mediat spanjolle e nënçmoi rëndë Ansu Fatin

Periskopi.com Sporti

Antoine Griezmann ka kritikuar publikisht një raport të botuar në mediat spanjolle për shokun e tij të ekipit, Ansu Fatin.

Raporti përdori krahasime nënçmuese për të përshkruar yllin adoleshent të Barcelonës, bazuar në ngjyrën e lëkurës së tij, me reporterin që pretendonte se lojtari e kujtoi atë për “shitësit e zi të rrugës” të cilët do të iknin në momentin kur do t’i shihnin policinë, transmeton Periskopi.

“Ansu është një fëmijë i jashtëzakonshëm që meriton respekt si çdo qenie njerëzore. Thuaj jo racizmit dhe jo sjelljes së keqe, ”shkroi Griezmann.

Kujtojmë se, Fati tani është një nga lojtarët e vendosur në sulm së bashku me Lionel Messin dhe po synon të vendoset përpara tij si Griezmann, Ousmane Dembele dhe Francisco Trincao. /Periskopi

Bëri histori në Ligën e Kampionëve, futbollisti i Barcelonës, erdhi dhe u largua me taksi nga Camp Nou

Periskopi.com Sporti

Mesfushori me tipare sulmues, Pedri e ndihmoi Barcelonën të fitonte me rezultat 5-1 ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve të martën, por tifozët u impresionuan tej mase nga përulësia e 17-vjeçarit jashtë fushe, pasi ai mori një taksi për në shtëpi pas ndeshjes.

Adoleshenti bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve në këtë ndeshje me gol, ndërsa ndryshe nga shokët e tij të skuadrës ai erdhi dhe u largua nga në Camp Nou me taksi.

Madje ndryshe nga shokët që mbajnë çanta të Louis Vuitton, mesfushori solli gjësendet e tij në një qese plastik.

Tifozët ishin të impresionuar me modestinë e tij, duke thënë se të gjithë lojtarë duhet të jenë me këmbë në tokë sikurse ai.

Tifozët e Barçës kishin shumë më shumë arsye për të qenë të lumtur, pasi ai dhe Ansu Fati, gjithashtu 17 vjeç, bënë histori duke u futur të dy në listën e shënuesve.

Falënderimi i Ansu Fatit ndaj De Jongut për asistimin e ‘çmendur’ shkon viral

Periskopi.com Sporti

Frenkie de Jong ka prodhuar një magji në golin e dytë të shënuar nga Barcelona ndaj Ferencvaros në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Avantazhin skuadrës katalunase ia dha Lionel messi në minutën e 27-të nga penalltia.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Blaugranasit arritën të dyfishonin rezultatin me anë të Ansu Fatit.

Ishte minuta e 42-të kur De Jong dhuroi një asistim spektakolar për talentin e skuadrës katalunase për 2-0.

 

 

Ansu Fati shënon me ‘sy mshelë’ ndaj hungarezëve – shihni kombinimin briliant me De Jong

Periskopi.com Sporti

Senzacioni i futbollit botëror, talenti i skuadrës së Barcelonës, Ansu Fati, e ka realizuar golin e dytë për katalunasit në përballjen e tyre kundër hungarezëve, transmeton Periskopi.

Pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Fati u kombinua në mënyrë briliante me holandezin, De Jong, i cili asistoi një top të gjatë drejt Fatit, ku ky i fundit e pati fare të lehtë të shënonte.

Shihni golin. /Periskopi

Ansu Fati i paparë, ‘bombardon’ portën e Celta Vigos

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të xhiros së 4-të të La Ligës po përballen Celta Vigo me Barcelonës, ku këta të fundit po luajnë si mysafir, transmeton Periskopi.

Teksa po luhet minuta e 11’të e ndeshjes mysafirët kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin, ku golin për 1:0 pas një superasisti nga Coutinho e shënoi spanjolli, Ansu Fati.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

 

Ansu Fati në tjetër dimension, dy golat e tij për Barcelonën thjesht spektakolar

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të javës së tretë të La Ligës, klubi i Barcelonës është nikoqir i skuadrës së Villarealit, ku po zhvillon ndeshjen e parë të ketij edicioni, transmeton Periskopi.

Tani kur po vijon minuta e 15-të e ndeshjes, katalonasit kanë arritur ta shënojnë golin e epërsisë, ku rrjetën e gjeti Ansu Fati, i cili shënoi pas një super asisti të Jordi Albas.

Fati gjeti edhe golin e dytë në minutën e 21-të pas asistimit të Coutinhos.

 

Shihni golat. /Periskopi

Barcelona bllokon Ansu Fatin: Askush nuk do ta paguajë këtë klauzolë të çmendur për lirimin e tij

Periskopi.com Sporti

Barcelona është duke përgatitur kontratë të re për Ansu Fatin.

Talentit spanjoll do t’i ofrohet kontratë e re me kushte dukshëm më të mira. Sipas mediave spanjolle, edhe Fati dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes, së shpejti do të takohet me krerët e klubit për ta mbyllur marrëveshjen.

Barcelona do t’i ofrojë Fatit kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në ekip deri në vitin 2025.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit skadon në vitin 2022. Me kontratën e re, Fati pritet të ketë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh.

Barcelona vendos për fatin e Ansu Fatit

Periskopi.com Sporti

Talenti i Akademisë së Barcelonës, Ansu Fati, pritet që edhe zyrtarisht ta braktisë skuadrën e Barcelonës B dhe t’i bashkohet ekipit të parë të katalunasëve.

Fati në La Liga debutoi sezonin e kaluar si 16 vjeçar, duke dëshmuar së është njëri nga talentët më premtues në mbarë futbollin botëror.

 

Ai do të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me blaugranët, klauzola e së cilës arrinë shifrën 300 milion. /Periskopi

Mësuesi për studentin: Leo Messi asistim vizionar për Ansu Fatin, Barcelona në epërsi kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka kaluar në epërsi si mysafire e Alavesit, në ndeshjen e fundit në La Liga, shkruan Periskopi.

Lionel Messi, me një krosim brilant nga krahu i djathtë, ka gjetur në zonë të riun sensacional, Ansu Fati – i cili nuk e pati të vështirë ta devijonte topin në rrjetë nga afërsia.

Shikoni shënimin e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Super Ansu Fati, ia vulosë fitoren Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Barcelona e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Villarealit, transmeton Periskopi.

Si duket skuadra e Barcelonës ka nisur ta marrë vetën dhe t’i harrojë rezultatet e dobëta të ndeshjeve paraprake, shkruan Periskopi.

Blaugranët ishin në epërsi 1:3 dhe, për ta bërë rezultatin sa më bindës, në minutën e 87-të, rrjetën gjeti 17 vjecari, Ansu Fati, i cili njëherish shënoi edhe golin e 6-të për këtë sezonë.

Shihni golin.  /Periskopi.

 

Reagon babai i Ansu Fatit: Pavarësisht ‘peshkaqenëve’, ai do të qëndrojë te Barça

Periskopi.com Sporti

Bori Fati, babai i Ansu Fati, talentit 17-vjeçar të Barcelonës, foli për “El Larguero”, ku pranoi se djali i tij ende ka nevojë të jetojë, stërvitet dhe luajë me lojtarë si Griezmann apo Luis Suárez.

Ansu, heroi i Barçës – “Jemi duke e shijuar si familje Barçën. Ky është futbolli, presim ditë më të mira”.

Durimi – “Djali është i ri, nuk ka pse nxitohet. Messi është “babai” i të gjithë futbollistëve atje. Si Messi nuk ka lojtarë të tjerë në futboll. Nëse je pranë Messit, duhet të falënderosh Zotin dhe të mësoni prej tij”.

Manchester United – “Nuk është e vërtetë se ka bërë ofertë, ose të paktën unë nuk e di. Ne jemi të qetë këtu. Pastaj, edhe ata që largohen, duan të kthehen te Barça, çfarë mund të kërkosh më shumë si futbollist. Ansu po i shijon ëndrrat e tij, çfarë duam më shumë. E ka të ardhmen përpara, koha flet për të. Ai është pjesë e Barcelonës, klubit më të madh”.

Rivaliteti për formacionin – “Rruga është e qartë: duhet ta fitojë vendin në formacion, pavarësisht “peshkaqenëve” që janë aty… Ansu është vetëm 17 vjeç, duhet të shijojë çdo minutë aktivizim dhe të mësojë prej bashkëlojtarëve, sepse janë më të mirët në botë. Duhet ta konsiderojë fat po të luajë edhe një minutë, duhet të përfitojë nga çdo mundësi. Ai nuk ka pse të ngutet. Griezmaan është kampion bote dhe ka fituar shumë. Edhe Luis Suárez është spektakolar. Unë nuk flas më për Messin, sepse ai është jashtëtokësor. Ansu ka shumë kohë përpara dhe po shijon ëndrrën e tij. Nuk krahasohet me ata, ka ende rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të jemi të durueshëm”.

Barcelona pa probleme kundër Leganes – Legjenda dhe pasuesi i tij protagonistë

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka mposhtur Leganes me rezultat 2-0 në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Supertalenti 17-vjeçar i blaugranëve, Ansu Fati – për të cilin Manchester Unitedi së fundmi bëri një ofertë të tretë prej 150 milionë eurove, por që u refuzua – realizoi golin e parë në minutën e 42-të, pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Junior Firpo ishte ai që asistoi, shkruan Periskopi.

Në pjesën e dytë, Lionel Messi bëri atë që di të bëjë më së miri, teksa filloi një vrapim duke dribluar secilin lojtar kundërshtar që i doli përpara nga gati mesi i fushës, për të nxjerr një penallti në zonë pastaj.

Nga pika e bardhë shënoi legjenda argjentinase, duke realizuar golin e 699-të në karrierë në minutën e 69-të.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona grumbullon 64 pikë dhe zë vendin e parë në tabelë, me katër më shumë se Real Madridi, por “Los Blancos kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/

Supertalenti 17-vjeçar i Barcelonës që vlen më shumë se 150 milionë shkund rrjetën e Leganesit

Periskopi.com Sporti

Ansu Fati ka kaluar në epërsi Barcelonën kundër Leganesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga, shkruan Periskopi.

17-vjeçari, për të cilin Manchester Unitedi së fundmi bëri ofertë prej 150 milionë eurove por që u refuzua, realizoi në minutën e 42-të një gol që erdhi pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar nga katalunasit.

Ai lansoi një goditje të pandalshme nga brendësia e zonës duke ngritur në ekstazë stafin teknik të nikoqirëve në “Camp Nou”.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Refuzohet edhe oferta e tretë me vlerë 150 milionë euro nga Barcelona për Ansu Fatin

Periskopi.com Sporti

Pas dy refuzimeve të bëra ndaj Manchester United për Ansu Fati, Barcelona ka bërë edhe refuzimin e tretë ndaj skuadrës angleze.

Times ka zbuluar se në drejtim të Barcelonës ka shkuar një ofertë prej 150 milionë euro nga Manchester United, por që është refuzuar, edhe pse katalanët janë skuadra më e prekur nga ana ekonomike shkaku i koronavirusit.

“Nuk ka dyshime, ne nuk do ta shesim Ansun”, ka deklaruar drejtori i Barcelonës, Xavier Vilajoana.

“Shitja e tij nuk ka qenë asnjëherë opsion për ne. Ne nuk do t’i përdorim djemtë e La Masia për të fituar para. Ne nuk kemi ndërmend të shesim lojtarët që mendojmë se do të jenë në gjendje të luftojnë për një vend në ekipin e parë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, u ka bërë të ditur drejtuesve të Manchester United se për shërbimet e Ansu Fatit, duhet të paguajnë 170 milionë euro. /Periskopi.com/