Piloti i formulës vdes në aksident të tmerrshëm gjatë garës

Periskopi.com Sporti

Piloti i Formula 2, Anthoine Hubert, e ka humbur jetën në një aksident gjatë garës në Grand Prix në Belgjikë, njofton organi qeverisës i sportit të motorit (FIA).

Francezi, i cili ishte vetëm 22 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit të rëndë me makinën e tij që po ecte 273 kilometra në orë në momentin tragjik.

FIA njoftoi se Hubert ishte dërguar në qendrën mjekësore pas aksidentit, ku ka vdekur më vonë nga plagët e rënda.

Gara ishte ndalur pas përplasjes dhe përfundimisht u anulua pak minuta më vonë pasi u bë i ditur se sa i rëndë ishte aksidenti.

Formula 2 e ka anuluar edhe garën e së dielës në Spa në shenjë respekti për Hubert.

Shiko: Momenti tragjik kur piloti i Formula 2 vdes pas këtij aksidenti të tmerrshëm

Periskopi.com Sporti

Sot ishte një ditë e zezë për garat me Formula, pasi janë regjistruar dy aksidente të rënda.

Pas Grand Prix të Formula 1 në Belgjikë, ku Lewis Hamilton pësoi një aksident që për fat të mirë nuk ishte fatal, radha ishte për Formula 2.

Piloti Anthoine Hubert ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në garën e Belgjika GP.

Image

Formula e Hubert u përplas me atë të Juan Manuel Correa, me një shpejtësi të madhe, gjë që bëri që piloti të humb jetën.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe FIA. /Periskopi.com/