Ambasadori amerikan në Beograd pret që dialogu Kosovë-Serbi të jep rezultat para zgjedhjeve në SHBA

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se SHBA-të do vazhdojnë të punojnë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

Godfrey ka thënë se presin që procesi i dialogut të ketë përparim para zgjedhjeve në Amerikë.

“Ne presim që përpara zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, pasi përparimi është absolutisht i nevojshëm për stabilitetin në rajon. Kjo është arsyeja pse ne do vazhdojë ta mbështesim atë”, ka deklaruar ambasadori amerikan, shkruan ‘Novosti’, përcjell lajmi.net.

I pyetur nëse mund të shihet rezultati i dialogut në vjeshtën e ardhshme, ai ka thënë se shpreson në një gjë të tillë.

Sa i përket pikëpamjes së Moskës për këtë proces, ambasadori rus, Aleksander Bocan Harshenko ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Prishtinës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun mirëpo pret heqjen e taksës. Përkundër kësaj, ai tha se do të punojnë për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës dhe për të mos lejuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Beograd: Qëllimi im është përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Serbi

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey tha sot në Kuvendin e Serbisë se qëllimi i tij është të përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Serbi.

Ai tha se mënyra më e mirë për këtë është që Amerika ta mbështes Serbinë në rrugën e saj evropiane.

 

 

“Qëllimi im është të bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Serbisë. Pozicioni im, por edhe ai i Amerikës, është që mënyra më e mirë për të mbështetur Serbinë dhe qëllimin e saj që të bëhet një anëtare e BE”, tha ai.

Këto komente diplomati amerikan i bëri gjatë një diskutimi në parlament me anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë Serbi-ShBA.

Kosnett mirëpret ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey.

Kosnett  thotë se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon.

“I lumtur  ta pres mikun tim të mirë Anthony Godfrey, ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi, përsëri në Ballkan. Presim bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon”,  ka shkruar Kosnett në twitter.

Kujtojmë se për një periudhë 4 vjeçare, shteti amerikan është përfaqësuar në Serbi me ambasadorin Kyle Randolph Scott./Periskopi/

 

 

 

Ambasadori amerikan: Do ta vazhdojmë presionin për zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Periskopi.com Lajme

Kandidati për të qenë ambasador i ShBA-ve në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se është i vetdijshëm për presionin rus mbi serbët.

Ai u shprehë se ShBA-të, përkrahin Serbinë për integrimin në BE, transmeton Indeksonline.

“Ne mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në një pikë kthese dhe liderët duhet të zbatojnë reformat në mënyrë që vendi të shkojë drejt BE-së “, tha Godfrey për ‘Zërin e Amerikës’.

“Ne po punojmë në Beograd, Prishtinë, Uashington dhe Bruksel për të gjetur një mënyrë që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje, të largohen nga hapat kundërproduktiv që të  dy palët po përdorin.”, u shprehë ai.

Godfrey tha se po punon që të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë por do të vazhdojë presionin ndaj qeverisë serbe për përfundimin e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

Anthony Godfrey aktualisht po shërben si Zëvendës Ambasadori i SHBA në Moskë, me gati 40 vjet shërbim në Marinën dhe diplomacinë e SH.B.A por që së shpejti do të bëhet ambasador në Serbi.