Trupi i Joshuas duket krejt ndryshe: Ky është rezultati nga transformimi 6-mujor

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua duket i gatshëm për aksion për t’i mbrojtur titujt e botës kundër Oleksandr Usyk në fundjavë.

Ish i pamposhturi në kategorinë e mesme dhe kampioni Olimpik, Usyk do ta sfidojë Joshuan për titujt WBO, IBA, WBA dhe IBF këtë të shtunë mbrëma në stadiumin e Tottenhamit, transmeton Periskopi.

Por ukrainasi do të ketë punë të vështirë për ta mposhtur AJ, i cili duket në formë për sukses para meçit.

Joshua duket se i ka kryer detyrat e shtëpisë duke e përgatitur veten në mënyrën më të mirë.

Shikoni si dukej ai në mars të këtij viti dhe në foton tjetër në shtator. /Periskopi.com/

p1fg9eqpq9sb11d8h15hacfeshjl.jpg

Joshua akuzon brutalisht Furyn: Ti gënjeve fansat, ke zhgënjyer botën e boksit

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua e quajti mashtrues Tyson Furyn në një fjalosje plot mllef me bashkatdhetarin e vet në rrjetet sociale, pas lajmit se lufta e shumëpritur në kategorinë e rëndë mes tyre mund të dështojë.

Joshua dhe Fury arritën marrëveshje ditë më parë dhe u dukën plotësisht të gatshëm për meçin e shumëpritur për kampionin e padiskutueshëm të botës në gusht.

Megjithatë, gjykata e arbitrazhit në SHBA doli me vendim se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, pas ankesave të amerikanit.

Pasi e mori lajmin se meçi mes tij dhe Fury po dështon, Joshua i reagoi ashpër bashkëvendësit të vet britanik, duke e akuzuar për mashtrim.

“Ti e ke zhgënjyer botën e boksit. Ti i gënjeve dhe i zhgënjeve adhuruesit. E përdore emrin tim për ndikim jo për të luftuar”, shkroi Joshua në rrjetet sociale.

Fury i reagoi pa humbur kohë dhe i kërkoi luftë pa dorëza.

Ekipet e dy kampionëve të botës nga Britania e Madhe u përfshinë në bisedimeve të gjata për ta siguruar atë që është vlerësuar si lufta më e madhe në kategorinë e rëndë të boksit në dekadat e fundit.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn dhe pastaj edhe vetë Fury konfirmuan se marrëveshja ishte arritur dhe nënshkruar dhe se meçi do të zhvillohem ë 14 shkurt në Arabinë Saudite.

Por vetëm 24 orë më vonë, gjykata vendosi se Wilderi ka të drejtë për luftën e tretë më Furyn në bazë të një kontrate të mëhershme mes dy boksierëve.

Anthony Joshua po duket në formë absolutisht drithëruese para meçit me Tyson Furyn

Periskopi.com Uncategorized

Anthony Joshua dhe Tyson Fury, yjet më të mëdhenj të boksit në peshën e rëndë, po përgatiten për një meç të jashtëzakonshëm më 14 gusht.

Fury ka udhëtuar drejt ShBA me vëllanë e vogël, i cili është poashtu boksier i pamposhtur Tommy Fury, transmeton Periskopi.

Derisa ‘Gypsy King’ po shijon plazhet e nxehta në Majami, Anthony Joshua po djerësitet në ‘Finchley Amateur Boxing Club’. Palestra është e para në të cilën Joshua është stërvitur ndonjëherë.

Ai postoi dy foto ku tregoi fizikun monstruoz, dy herë kampioni i botës shkroi: ”Gjakftohtë.”

p1f5itrsigm1u1oj51na1pd4ivcj.jpg

Për herë të parë në histori të sportit, të katër titujt do të jenë në dispozicion për t’u fituar. Meçi raportohet se do të zë vend në Arabinë Saudite. /Periskopi.com/

Sonte zyrtarizohet data e meçit Joshua-Fury

Periskopi.com Sporti

Meçi shumëpritur në mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury me shumë gjasë do të zyrtarizohet sonte.

Duke folur në Mëngjesin Sportiv të Fundjavës, ish-kampioni evropian i peshave të lehta në Britani, Spencer Oliver zbuloi se ai pret një njoftim zyrtar jo më larg se sonte.

“Unë mendoj se do të marrim një njoftim në lidhje me meçin AJ kundër Tyson Fury, pikërisht sonte,” tha Oliver.

“Unë mendoj se Eddie do ta shpallë atë sonte.” tha ish-kampioni evropian i peshave të lehta në Britani, Spencer Oliver për gazetën “Talksport.com”

Fury i cili ka rripin WBC, ndërsa Joshua i cili është kampion IBF, WBA dhe WBO, do të ndeshen mbes vete. Kjo po që është njëra ndër ndeshjet që çdo shikuesi boksit dëshiron ta shikoj.

Pikërisht data e këtij meçi pritet të jetë ajo e 14 gushtit.

Më në fund zbulohet: Ja kur do të zhvillohet meçi të gjithë po e presin Joshua-Fury

Periskopi.com Sporti

Promoteri legjendar i boksit, Frank ëarren ka thënë se është optimist se përballja që të gjithë po e presin mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit në maj ose në qershor.

Mirëpo, ëarren gjithashtu ka paralajmëruar se përballja mund të mos zhvillohet në Britani, pavarësisht se të dy boksierët vijnë nga ky vend, transmeton Periskopi.

Kjo për shkak se situata aktuale me pandemi ka afektuar fuqishëm Britaninë.

Përballja vetëm sa po shkon çdo ditë e më shumë drejt zyrtarizimit.

Frank ëarre duke folur për ‘talkSPORT’ rreth meçit, u shpreh: ”Të gjithë e duan përballjen mes Tysonit [Furyt] dhe Anthony Joshuas.

”Kjo është në agjendën e të gjithëve dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për ta bërë realitet.

”Meçi, nëse bëhemi realistë, do të ndodhë dikur në maj ose në qershor.

”Shpresoj që në disa javët e ardhshme të konfirmohet.” /Periskpi.com/

Tyson Fury e ka planin që ‘nuk ka shans të mos funksionojë’ për ta nokautuar Anthony Joshuan

Periskopi.com Sporti

Më në fund duket se po i afrohemi përballjes së shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas, me promoterin Eddie Hearn – i cili përfaqëson Joshuan – që deklaroi se meçi është ‘punë e kryer’ më herët këtë javë.

Asnjë datë dhe lokacion nuk është zbuluar ende për meçin më të madh në histori, por kur dyshja eventualisht të ndeshet, një ish-asistent i Floyd Mayëeather e ka favorizuar Furyn për t’i dhënë fund Joshuas.

Dimitry Salita, i cili më së shumti mbahet mend në karrierën personale për një humbje brenda 76-sekondave kundër Amir Khanit në dhjetor të vitit 2009, beson se mënyra se si do të stërvitet Fury do të jetë faktori kyç në rezultatin e meçit.

Fury së fundmi e ka ndërruar trajnerin, duke e larguar Ben Davisonin dhe duke e emëruar SugarHill Steëard nga palestra legjendare Kronk në Detroit.

Salita beson se ky ndryshim është krucial për Furyn dhe triumfin e tij kundër rivalit britanik.

”Boksi Kronk është mjaft i thjesht, ka të bëjë me gjëra bazike. Do të thosha se boksi Krong është kombinim i elementeve më të mira të stilit evropian, me improvizimin, ritmin, balancin dhe rëndësinë e fuqisë në goditje të stilit amerikan të boksit,” tha Salita.

”Kombinohet me këto dy elemente për të dhënë rezultatin më të mirë. Në Kronk gjithmonë kërkojmë nokautin, por vjen në mënyrë të natyrshme.

”Kështu që sigurisht se Tyson Fury do të shkojë për nokaut kundër Joshuas. Tyson Fury është favoriti i madh kundër Anthony Joshuas dhe ai do të vazhdojë të përmirësohet me SugarHill në kënd.” /Periskopi.com/

Anthony Joshua tregon fuqinë brutale të grushtit dhe e quan veten ‘lider të shkatërrimit’

Periskopi.com Sporti

Kampioni i peshës së rëndë, Anthony Joshua ka publikuar pamje të vetat ku shihet duke praktikuar të majtën e tij në thesin lëvizës të boksit, teks apo përgatitet për meçin e jashtëzakonshëm me Tyson Furyn.

31-vjeçari arriti që me sukses ta mbrojë titullin në dhjetor, kur shpartalloi bullgarin Kubrat Pulev brenda nëntë rundeve, transmeton Periskopi.

Ai e ka bërë të qartë se nuk ka bërë aspak pushim, duke postuar vazhdimisht pamje dhe video nga stërvitjet.

Duke e quajtur veten ‘lider të shkatërrimit,’ Joshua shfrytëzoi klipin e fundit për të demonstruar fuqinë e tij me të majtën në pjesën e kokës dhe trupit.

Një përballje mes Joshuas dhe Furyt ende nuk është konfirmuar, mirëpo, promoteri Bob Arum ka zbuluar zhvillim pozitiv këtë javë, duke e konfirmuar se të dy palët kanë arritur marrëveshje për ndeshjen.

Ende nuk është vendosur për datën, teksa është vendosur të mbetet fleksibile për shkak të problemeve të vazhdueshme me Covid-19. /Periskopi.com/

 

Joshua-Fury: Meçi më i shtrenjtë në histori të boksit, do të bëhen dy sportistët më të paguar

Periskopi.com Sporti

Gradualisht po dalin më shumë detaje se si do të duket marrëveshja e meçit të madh midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury që sipas shumë njohësve të boksit do të jetë lufta më e shquar e peshave të rënda të mijëvjeçarit, ku do të jenë përballë dy atletët më të paguar.

Që nga viti 1999 nuk ka pasur një meç ku janë në luftë të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda, kur ishte ndeshur Lennox Lewis me Evander Holyfield.

Joshua dhe Fury aktualisht mbajnë të gjitha rripat pas triumfit heroik të Fury ndaj Deontay Wilder, ku ai siguroi një fitore ndaj amerikanit të pamposhtur më parë.

Sugjerimet fillestare janë për një marrëveshje me dy lufta midis të dy boksierëve, megjithëse ajo që tashmë duket e qartë është se meçi do të mbahet në Arabinë Saudite, i njëjti vend ku Joshua fitoi ndaj Andy Ruiz Jr.

Por shuma që do të fitojnë dyshja është shumë e madhe, e pa arritur ndonjëherë, pasi pretendohet të fitohen nga 100 milionë dollar.

“Nuk do të jetë në Shtetet e Bashkuara sepse, pa dashur të ofendoj askënd, Anthony Joshua nuk ka shumë rëndësi në këtë vend”.

“Ne tashmë kemi vendndodhjen dhe data duhet të konfirmohet, mund të jetë në qershor sepse kjo do të na lejojë të zgjidhim shumë probleme me coronavirusin, pasi njerëzit do të vaksinohen deri atëherë”.

“Secili do të fitojë rreth 100 milionë dollarë nga ky meç”, ka thënë promovuesi i Fury, Bob Arum.

Trajneri i Klitschko: Nëse Joshua dëshiron ta mposht Furyn, duhet ta ndryshojë stilin e të boksuarit

Periskopi.com Sporti

Wladimir Klitschko është boksieri që ka dueluar ndaj dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Në të dyja këto duele ai ka dalë i mundur. Gjithsesi, ai i njeh mirë të dy boksierët britanikë, ndaj i jep Joshuas disa këshilla se si të dalë fitues nga dueli me Furyn.

“Ky është një duel i madh për të dy boksierët dhe këtë sport. Fury është i pamposhtur dhe ka një avantazh të lehtë psikologjik në këtë drejtim. Ky duel do të varet nga mënyra se si do të duelojë Joshua. Ai nuk mund të përballet me Fury njësoj si ndaj Andy Ruiz apo Kubrat Pulev”, tha Johnathan Banks, trajneri i Klitschko.

“Nëse Joshua dëshiron të fitojë ndaj Fury, atëherë Joshua duhet të ndryshojë stilin e të boksuarit. Joshua është i fortë fizikisht, ndër më të mirët, por duhet të përgatitet për një sfidë ndaj një boksierit që nuk bie kollaj në tapet dhe që mbrohet mirë”, u shpreh Johnathan Bank.

Anthony Joshua zbulon se ka studiuar pamjet nga fitorja e Tyson Furyt me nokaut kundër Deontay Wilderit

Periskopi.com Sporti

Derisa spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë në internet rreth një përballjeje mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt, të dy boksierët tashmë kanë filluar me përgatitjet e hershme.

Kontratat ende nuk nuk janë nënshkruar, por AJ dhe Fury thuhet se janë afër të arrijnë marrëveshje për mega-përballjen këtë vit, transmeton Periskopi.

AJ, kampioni aktual i WBA, IBF dhe WBO, i bëri thirrje Furyt pas fitores dramatike me nokaut kundër Kubrat Pulevit një muaj më parë.

Joshuas aktualisht i mungon vetëm një titull për të qenë kampion i padiskutueshëm në kategorinë e rëndë, e ai është titulli WBC, i cili mbahet nga Fury.

Boksieri britanik me prejardhje nigeriani është padyshim në formën më të mirë të karrierës dhe po e pret përballjen me bashkëkombasin.

Ai postoi në Snapchat një storie ku shihet duke e përcjellur fitoren e Furyt kundër Deontay Wilderit, me titullin ‘studim filmi’.

p1ermfhifr187javm19jre8t1gedd.jpg

Pavarësisht ndeshjes potenciale AJ-Fury, Joshua është i obliguar nga WBO që të ndeshet me Oleksandr Usyk në mecin e ardhshëm.

Nëse ai vendos të mos përballet, atëherë do të duhej t’ia dhuronte titullin ukrainasit.

Mirëpo, Usyk tha në dhjetor se do të sprapsej nëse kjo do të nënkuptonte që titulli të ndahej në mecin mes AJ dhe Furyt. /Periskopi.com/

 

Zbulohen pesë fjalët që Kubrat Pulev ia tha Joshuas pas përballjes së tensionuar

Periskopi.com Sporti

Kubrat Pulev i tha Anthony Joshuas ‘mbaje mend kush jam unë’, menjëherë pas përballjes së tensionuar muajin e kaluar mes dy boksierëve në ‘Wembley’, transmeton Periskopi.

Kjo sipas promoterit të Pulevit, Ivaylo Gotzev, i cili u shpreh për ‘Sky Sports’:

”Mendoj se ajo që tha ai është ‘mbaje mend kush jam unë’.

”Me fjalë të tjera, ajo që ai deshi të thoshte është se do të kthehem dhe do të takohemi sërish.”

Joshua, pas kësaj fitoreje, iu afrua edhe më shumë përballjes me kampionin e WBC në kategorinë e rëndë, Tyson Fury. /Periskopi.com/

 

‘Tyson Fury do ta ketë meçin më të lehtë në karrierë kundër Joshuas, nuk ka që e ndalë këtë njeri’

Periskopi.com Sporti

Meçi më i madh i gjeneratës mund të jetë shumë afër.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë qenë duke shkëmbyer sulme për muaj të tërë tashmë por, nëse Eddie Hearn është për t’u besuar, dyshja është shumë afër të arrijë marrëveshje për një përballje, transmeton Periskopi.

Raportet sugjerojnë se meçi do të zhvillohet jashtë Britanisë, gjë që do të vijë si zhgënjim për vendësit, por një meç jashtë vendlindjes është më mirë se të mos ketë meç fare, apo jo?

Do të jetë një përballje titanike për dyshen, pasi do të luftohet për çdo titull të mundshëm në peshën e rëndë dhe fituesi do të shpallej kampion bote i unifikuar.

Sipas vëllait të Furyt, ndeshja kundër Joshuas do të jetë më e lehta në karrierën e ‘Gypsy King’.

”Definitivisht do të jetë një përballje e mirë, por gjithmonë kam thënë, nga dita e parë, do të jetë ndeshja më e lehtë dhe nuk kam aspak dyshim për këtë,” tha Tommy Fury.

”E di se është luftë në peshën e rëndë dhe kurrë nuk mund të thuani kurrë, por nuk ka asgjë nga meçi me Joshuan që më shqetëson për Tysonin, sidomos Tysoni që e kam parë tani.

”Ai mund të ecë përtej mureve, është i pathyeshëm dhe do të kërkohet shumë për ta mposhtur atë dhe ai njeri nuk ka lindur ende. Për ta mposhtur Tysonin, do të duhet ta vrisni.

”Mënyra e vetme për ta mposhtur atë është që ta nokautoni pa ndjenja dhe ai tashmë është goditur nga boksieri më i fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë.

”Pra, si do ta bëjë Joshua? Nuk do ta bëjë fare, kështu që mendoj se do të jetë natë shumë e lehtë për të [Furyn].” /Periskopi.com/

Fiziku i pabesueshëm i Anthony Joshuas ka impresionuar edhe Tyson Furyn

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua ka njoftuar fansat me fizikun e tij para mecit të ardhshëm – dhe duke bërë këtë, ka nxitur një përgjigje qesharake nga Tyson Fury.

31-vjecari postoi dy foto në Tëitter, me mbishkrimin: ”Një boksier i madh i epokës moderne është i gatshëm të garojë në cfarëdo epoke,” transmeton Periskopi.

Nëse Joshua është i denjë për ta thënë atë shprehje u diskutua në komente, më i spikaturi ishte reagimi i Furyt.

p1eread0cl1aa4tu0mc61pt1n7cn.jpg

”Madhështor? B*thën time! Ti u mposhte nga një djalosh me bark i cili u njoftua vetëm tri javë më herët (Andy Ruiz Jr). Je i madh në dukje të mirë në foto, duhet të them.” /Periskopi.com/

p1erea8kfd16n413as1nmu12ef1f90l.jpg

 

Tyson Fury: Do ta nokautoj Joshuan brenda dy rundeve

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury asnjëherë nuk heziton të japë parashikime të guximshme, dhe ky i fundit mund të jetë më i guximshmi deri tani.

Potenciali i meçit mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas i ka të gjitha predispozitat të jetë meçi më i madh në histori të boksit modern, transmeton Periskopi.

Mirëpo, nëse ndodhë ashtu siç thotë Fury, nuk do të jetë spektakël i gjatë.

E drejtë të themi se Fury nuk është fans i madh i AJ dhe qartazi nuk beson në aftësitë e tij sa të tjerët, gjë që e ka bërë të ditur në disa raste.

”Momentumi është me mua dhe unë thjesht besoj se do ta rrëzoj herët, shumë herët, ndoshta madje edhe në rundin e parë ose të dytë,” u shpreh Fury.

Britaniku gjithashtu shpreson se mega-meçi i tij me Joshuan do të zë vend sa më shpejtë që të jetë e mundur, pavarësisht pengesave me të cilat po përballen.

Joshua, aktualisht, si sfidues të natyrshëm për rripin WBO e ka Oleksandr Usyk dhe Fury duhet të ndeshet përsëri me Deontay Wilderin për shkak të klauzolës së rimeçit në kontratën e fundit. /Periskopi.com/

 

Joshua-Fury: Zbulohet kur do të ndodhë meçi sensacional ‘ëndërr’ e çdo fansi të boksit

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua është gjithnjë e më afër që të arrijë një marrëveshje për t’u ndeshur me Tyson Furyn në maj ose qershor, teksa bisedimet kanë pasur ‘progres shumë të mirë’.

Dyshja kampione në kategorinë e rëndë verbalisht u pajtua që meçi të ndodhë, transmeton Periskopi.

Por pasi AJ mposhti me stil Kubrat Pulevin, rruga u duk edhe më e qartë.

Tash, promoteri i tij Eddie Hearn është në negociata me anën e Furyt, që kryesohet nga legjenda Bob Arum.

Dhe Hearn zbuloi se dokumentacionet po shkëmbehen, me një marrëveshje për dy meçe që thuhet se është duke u përgatitur, vlera totale të cilave pritet të kap vlerën e 500 milionë funtave.

Ai u shpreh për ‘SirusXM’: ”Jemi afër. Prapa dhe para me kontrata për momentin.

”Gjërat kanë ecur shumë mirë që nga java e kaluar.

”Vërtetë besoj se do ta shihni meçin në maj/qershor, të gjithë po punojnë mirë në drejtimin e duhur. /Periskopi.com/

 

Transformimi shokues i Andy Ruizit – duket komplet ndryshe që nga përballja me Joshuan

Periskopi.com Sporti

Andy Ruiz Jr ka befasuar të gjithë me transformimin e tij trupor që e ka bërë që nga përballja me Anthony Joshuan kur është parë për herë të fundit.

Boksieri meksikano-amerikan në dy përballjet me AJ-n ishte dukur në një gjendje jo të mirë fizike, pasi ishte në mbipeshë.

Por, kur e shikojmë tani, Ruiz duket plotësisht një njeri ndryshme, pasi ka humbur shumë kilogramë.

p1eqi05pq9ul617bj181h2aq17s4b.jpg

Boksieri duket e po përgatitet që të rikthehet sërish në mbajt e boksit, pasi në vitin e kaluar kishte nokautuar Joshuan, për t’i marrë që të tre titujt në peshat e rënda.

Mirëpo, në dhjetë të vitit 2019, Ruiz nuk arriti të fitonte edhe rimeçin, andaj Joshua i riktheu sërish titujt në brezin e tij.

Mirëpo, meksikano-amerikani duket tani më në formë dhe me gjasë do të tentojë të zhvillojë në trilogji me Joshuan.

Joshua – Fury, nuk do ta besoni sa do të përfitojnë boksierët

Periskopi.com Sporti

Duket se gjithçka është e mbyllur për sa i përket një dueli që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë në sportin e boksit. Mediat britanike bëjnë me dije se boksierët Anthony Joshua e Tyson Fury kanë bërë progres në arritjen e një marrëveshje, për të zhvilluar dy duele gjatë vitit 2021.

Sfida e parë do të zhvillohet në maj të 2021-shit, ndërsa revanshi do të organizohet në nëntor ose dhjetor të vitit të ardhshëm. Sipas “Daily Mail”, përballja e parë do të organizohet në Lindjen e Mesme, me shumë gjasë në Abu Dhabi dhe nga kjo sfidë dy boksierët do të përfitojnë secili nga 100 milionë dollarë.

Joshua mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA e WBO, ndërsa Fury mban titullin e kategorisë WBC. Prej muajsh përflitet për këtë sfidë te madhe mes dy boksierëve britanikë, që do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme në këtë sport.

Mësohet se të dy boksierët kanë rënë dakord dhe po diskutohet për vendin se ku do të zhvillohet përballja e parë, teksa oferta më e mirë do të fitojë. Mësohet se ndarja e fitimit do të jetë 50-50 në duelin e parë dhe 60-40 për duelin e dytë (fituesi i sfidës së parë merr më shumë në përballjen e dytë).

Deklarata e Furyt pas një meçi me Joshuan në stërvitje më 2010, është thjesht sensacionale

Periskopi.com Sporti

Bota e sportit është e etur që ta shohë Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn në të njëjtin ring, por pak e dinë se ata tashmë e kanë bërë.

Fitorja e Joshuas kundër Kubrat Pulevit të shtunën vetëm sa ka intensifikuar thirrjet që britaniku të ndeshet me Furyn më 2021, por dyshja tashmë kishte boksuar me njëri-tjetrin më 2010.

Gjatë kthimit nga palestra, Fury – i cili ishte 22-vjeçar atë kohë dhe profesionist – telefonoi Steve Bounce në ‘BBC Radio London’ dhe i shpjegoi se çka ndodhi në meçin e tij stërvitës me Joshuan, i cili ishte 20-vjeçar dhe amator.

Tani që rivaliteti mes Joshuas dhe Furyt ka arritur në një nivel tjetër, korespodenti i ‘BBC Sport’, Mike Castello ka përshkruar fjalët e Furyt një dekadë më herët, transmeton Periskopi.

Kështu ishte shprehur Fury për Joshuan:

”Sapo isha në ‘Finchley Boxing Club’ dhe u ndesha me kampionin e ABA, Anthony Joshua. Ai është i nxehtë, shumë i mirë.

”Për të qenë i sinqertë, mendova se do ta kisha të lehtë sepse ai është vetëm amator dhe me shumë gjasë nuk do të ndeshej përsëri me mua nëse nervozohesha.

”Ai mu vërsul, ai lansoi një goditje apo dy me të majtën, më goditi me një aperkat direkt në mjekër.

”Po të kisha një mjekër të dobët, si David Price, do të nokautohesha për një muaj. Ai është shumë, shumë, shumë i mirë dhe ende shumë i ri.

”Mbajeni mend këtë emër, Anthony Joshua, është prospekt për të ardhmen. Unë jam prospekt i mirë, e konsideroj veten si një prej top boksierëve të botës në peshën e rëndë dhe ai mu vërsul për tri runde dhe më rrahu.

”Nuk do ta mohoj. Mendova ‘një amator është duke më vrarë’.

”E ngadalësova me disa goditje në trup. Djaloshi është vetëm 20-vjeçar. Unë jam shumë i mirë, kështu që ai të dhurojë një paraqitje të mirë ashtu kundër një top prospekti si unë, mendoj se është një për të ardhmen.

”Por stërvitja nuk është luftë e vërtetë dhe boksi me maskë mbrojtëse në kokë nuk është boks profesionist.” /Periskopi.com/

Joshua zbulon taktikat e Mayweather me të cilat nokautoi Pulevin

Periskopi.com Sporti

Kampioni i boksit i peshave të rënda, Anthony Joshua mposhti bullgarin, Kubrat Pulev me nokaut në arënen ‘Wembley’, shkruan Periskopi.

Superylli amerikan pas fitores naj Kubrat Pulev ka zbuluar këshillat taktike të Floyd Mayëeather,

Pas fitores, Joshua e përshkroi Mayëeather si një ‘frymëzim të madh’.

Dhe ai zbuloi se performanca e tij ishte frymëzuar nga legjendat e boksit Mike Tyson, Larry Holmes, Ernie Shavers dhe Ernie Shavers.

“Floyd është në pension dhe është një frymëzim i madh për komunitetin e boksit.”

Me fitoren e tij ndaj Pulev, Joshua është një hap më afër për përlplasjen me Tyson Fury, që pritet të zhvillohen në muajin Maj të viti 2021. /Periskopi

Momenti kur Joshua shkon ta takojë legjendën e boksit, Mayweather pas triumfit kundër Pulevit

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mposht Kubrat Pulevin me nokaut në raundin e nëntë, në një meç që e dominoi nga fillimi në fund.

Kampioni i botës, Joshua fillimisht shpërtheu në raundin e tretë, kur e rrëzoi dy herë Pulevin, por bullgari ia arriti të ngritët në këmbë.

Ai meçin përfundimisht e fitoi në raundin e nëntë kur dy sulme të tij dolën të suksesshëm duke e dërrmuar përfundimisht Pulevin.

Pas u konfirmua nokauti, Joshua lëshoi ringun dhe shoi ta takojë legjendën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte i pranishëm në këtë event.

Dy kampionët e botës biseduan për disa momente për t’i dhënë kohë pastaj Joshua që të kthehej në ring.