Policia zbulon laboratorët e drogës, arrestohen 4 persona në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Antidroga e Policisë së Kosovës në orët e pasdites së sotme ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku pas një hetimi katër mujor ka arritur të gjejë dy laborator të cilët kanë shërbyer për përpunimin dhe kultivimin e substancave narkotike.

Bahri Shala, Drejtor i Antidrogës në Policinë e Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se laboratorët janë hasur, një në fshatin Dabishevec dhe një në Prishtinë.

Ai tha se janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët për momentin janë duke u intervistuar në stacion të policisë.

Po ashtu sipas Shalës, janë konfiskuar pajisje të ndryshme dhe bimë narkotike të llojit kanabis stativa.

Hetimet kanë zgjatur rreth katër muaj ndërsa e gjithë puna është koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Aksion i jashtëzakonshëm anti-drogë, arrestohen 17 shqiptarë e italianë

Periskopi.com Lajme

Një operacion i madh anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Karabiierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.