Masat e reja anti-Covid, ky është vendimi që merret për aktivitetet sportive

Periskopi.com Sporti

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka caktuar masat e reja antikoronavirus për dy javët e ardhshme. Masat e reja parashohin kufizime për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për media ka bërë të ditur masat e reja për parandalimin e virusit pas takimit që ka zhvilluar me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona.

Janë marrë masa kufizuese për shumë sektore të ndryshme, por nuk ka ndonjë vendim ndalues edhe për sportin.

Aktivitetet sportive për momentin lejohen, dhe deri në një vendim të ri të gjitha palestrat dhe stadiumet do të funksionojnë me kapacitet të plotë