Dy vjet burgim për ish-bashkëshortin e Antigona Morinës

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar me dy vjet burgim Hilmi Zenën, ish-bashkëshortin e Antigona Morinës, raporton KTV.

Me vendimin e Gjykatës nuk është e kënaqur familja e të ndjerës Morina.

Gjykata e Apelit kishte vendosur për rigjykim të këtij rasti. Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, akuzohej se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare.

Ai nuk e kishte dërguar te mjeku të ndjerën kur ajo pësoi hemorragji. Pavarësisht gjendjes së rënduar, është konstatuar se ai vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.

Pesë dëshmitarë në rigjykimin e rastit Antigona Morina

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec, ka vazhduar seanca e rigjykimit në rastin e Antigona Morinës, raporton KTV.

Dëshminë e tyre e kanë dhënë pesë dëshmitarë, mes tyre edhe e ftuara e Gjykatës, ekspertja e Gjinekologjisë, Flora Belegu – Spahija. Por në momentin kur radhën e kishte të përgjigjej gjinekologia, me propozim të prokurorit, gjykatësja Ilirjana Hoti, e nxori jashtë publikun. Se çka deklaroi brenda në seancë gjinekologia, e tregoi mbrojtja e palës së dëmtuar, sipas së cilës, sikur Antigona të dërgohej te mjeku me kohë, nuk do të pësonte me vdekje. Sipas avokates mbrojtëse, mjekja ka deklaruar se rastet e ngjashme pothuajse çdo ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore por kanë arritur t’i shpëtojnë.

Gjykata e Apelit kishte vendosur për rigjykim të këtij rasti.Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, akuzohet se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare. Ai nuk e kishte dërguar te mjeku të ndjerën kur ajo pësoi hemorragji. Pavarësisht gjendjes së rënduar, është konstatuar se ai vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.

Përmes protestës kërkohet drejtësi për Antigonën, e cila vdiq nga gjakderdhja tri ditë pas martesës

Periskopi.com Lajme

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon nesër protestë paqësore para objektit të Gjykatës në Rahovec, për të kërkuar drejtësi për Antigonën.

“Pasi që institucionet e drejtësisë nuk po ndërmerrnin masat e duhura, pas reagimeve të shumta, RrGK angazhoi avokaten Fehmije Gashi Bytyqi që të përfaqësonte familjen e Antigonës”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Rrejti nëpërmes protestës kërkon  urgjentisht reagim adekuat nga Gjykata Themelore në Rahovec për rastin e të ndjerës Antigona Morina dhe dënim meritor për shkaktarin e vdekjes së saj, Hilmi Zenën.

I njëjti ishte shpallur i pafajshëm nga po kjo gjykatë, ndërsa ankesa e bërë nga Prokuroria pas atij vendimi ishte zhdukur nga zyrtarët në Gjykatën Themelore në Rahovec.

Andaj, RrGK kërkon nga drejtësia kosovare llogaridhënie dhe seriozitet në trajtimin e këtij rasti por edhe rasteve tjera të ngjashme, në përputhshmëri me Kodin Penal të Kosovës.

“Ju rikujtojmë që e ndjera kishte vdekur 6 vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Atëkohë bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen e saj duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të”, thuhet në njoftimin e RrGK-së.