Georgina i komenton gruas së Messit, kjo ia kthen kështu

Periskopi.com Sporti

Georgina Rodriguez ka lënë mënjanë rivalitetin e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin duke uruar djalin e yllit të Barcelonës me rastin e ditëlindjes.

Modelja 26-vjeçare komentoi në një postim të bërë nga nëna e Thiago Messi në ditëlindjen e tij të tetë.

Ronaldo dhe Messi kanë qenë kokë më kokë në La Liga nga 2009 deri në 2018, kur Ronaldo u largua nga Real Madridi. Përveç kësaj fakti që janë dy nga më të mirët në fushën e blertë i ka vendosur gjithmonë përballë njëri-tjetrit.

Por Georgina ka provuar se rivaliteti është zero jashtë fushës, pasi ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshorten e Messit, Antonela Roccuzzo.

Krahas një fotografie të djalit të ditëlindjes Thiago me një bluzë të Barcelonës, mamaja e tre fëmijëve Roccuzzo shkroi fjalët më të ëmbla për të birin.

Rodriguez komentoi menjëherë duke shkruar: ‘Sa shpejt rriten. Urime!’ së bashku me një emoji zemre.

Kaq ka mjaftuar që fansat të fillojnë e të shprehin vlerësimet e tyre për këtë gjest të argjentinases.