Ruiz me një mesazh emocionues për nënën e tij pasi mposhti Joshuan

Periskopi.com Sporti

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë.

Ai hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

 

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas triumfit historik ai ka dërguar një mesazh për nënën e tij e cila ishte e pranishme në sallë.

 

Nënë të dua dhe jeta jonë do të ndryshojë. Ne nuk duhet të luftojmë më shumë“, ka thënë Ruiz.

Ruiz tashmë ka në dorë tituj e WBA, WBO dhe IBF derisa titulli i WBC është në dorë të Doentay Wilder.

Naomi Campbell e ngushëllon Joshuan pas disfatës së mbrëmshme

Periskopi.com Showbiz

Anthony Joshua ka pësuar humbje ndaj boksierit Andy Ruiz i cili e hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të mbrëmshëm të zhvilluar në New York.

Humbja e tij ishte befasuese ndërsa përkrahja për të nuk ka munguar nga emrat e njohur të cilët përveç miq janë edhe adhures të tij, shkruan Indeksonline.

 

 

Ishte modelja e njohur, Naomi Campbell ajo që përmes statusi në Instagram i ka dhënë përkrahje boksierit të peshave të rënda.

“Kur të ndodhin gjëra të tilla, është që të na përgatisë për diçka më të madhe dhe më të mirë, do të na bëjë më të shtyrë dhe më të vendosur se kurrë më parë, një kujtesë që nuk duhet të mbështetemi kurrë në lauren tonë, që duhet të japim 110 përqindëshin tonë gjatë gjithë kohë. Mbaje kokën lartë. Kjo do të ketë kuptim si pjesë e udhëtimit tënd shumë shpejt.” Ishin fjalët e supermodeles drejtuar Joshuas.

Joshua nuk ishte në gjendje të paraqitej as në konferencë për shtyp pas meçit

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mungoi në konferencë për shtyp pas disfatës të së shtunës kundër Andy Ruiz Jr, për shkak se doktori po e kontrollonte atë për ndonjë tronditje.

Britaniku humbi të gjithë titujt e tij pasi u nokautua plot katër herë nga rivali meksikan, me gjyqtarin që u desh ta ndërprente ndeshjen në rundin e shtatë, shkruan Periskopi.

Pas meçit, britaniku nuk u shfaq në konferencë për shtyp pasi po u nënshtrohej testeve, e konfirmoi më vonë promoteri, Eddie Hearn.

Hearn tha se Joshua u këshillua të mos fliste për shtyp, para se të thoshte se boksieri ishte mirë dhe stabil. /Periskopi.com/