Anulohen fishekëzjarret, protestohet në Hong Kong,

Periskopi.com Lajme

Hong Kongu është një nga qytetet që dhuron një nga shfaqjet më të mrekullueshme të fishekzjarrëve në botë  çdo fundvit.

Kjo shfaqje, ka tërhequr çdo vit turistë të shumtë nga e gjithë bota të cilët bëhen dëshmitarë të një qielli të mbushur plot me vija vezulluese.

Por këtë vit çdo gjë do të jetë ndryshe, kjo traditë tashmë do të anulohet. Arsyeja që ka trishtuar miliona njerëz në të gjithë botën, ka të bëjë me zhvillimet e fundit që po përjeton qyteti gjysmë autonom i Hong Kongut.

Një numër i madh protestuesish kanë zaptuar për rreth 6 muajsh rrugët e qytetit, ku zanafillën e saj e pati nga një ligj ekstradimesh. Protesta u përshkallëzua edhe më tepër, pasi kërkesat e protestuesve janë shtuar dhe ata kërkojnë më shumë liri dhe demokraci.

Këto zhvillimet e fundit kanë ndikuar në vendimin e institucioneve të shtetit, për të anuluar festën më të dashur të shumë turistëve për shkaqe sigurie.

Haradinaj nuk e di arsyen e anulimit të Samitit të Parisit, por Serbia pretendon se e di

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq ka thënë se në takimin e fshehtë në Berlin, delegacioni i Kosovës kishte vepruar në mënyrë të papërgjegjshme saqë kjo ka rezultuar me anulim të samitit.

“Ata nuk duan të jetë dialog. Këtë ju mund ta shini edhe nga deklaratat e të ashtuquajturit kryeministër i institucioneve të përkohshme (Ramush) Haradinaj. Ata flasin vetëm për pavarësinë si rezultat përfundimtar dhe nuk guxojnë ta heqin taksën për mallrat serbe”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Mes tjerash dora e djathtë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq tha se Departamenti amerikan i Shtetit me rastin e anulimit të takimit në Paris në mënyrë të pajustifikueshme ka barazuar Beogradin dhe Prishtinën, që bën gjithçka për të parandaluar dialogun.

Ndërkaq kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar dje gjatë një konference për medie tha se nuk e di arsyen e anulimit të Samitit të Parisit.

Ai përmendi disa ngjarje të cilat do të ndodhin gjatë korrikut, ndër to edhe Samitin e Poznanit në Poloni, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kosova.

Megjithatë, në këtë Samit nuk do të diskutohet për Kosovën, aty do të marrin pjesë shumë shtete ku do të flitet për ekonominë, kulturën, shoqërinë civile e do të jetë në fokus rinia e shteteve të Ballkanit Perëndimor.