Emergjencat Civile apelojnë që banorët të mos qëndrojnë sonte në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Emergjencat Civile apelojnë që banorët me shtëpi të dëmtuara të mos qëndrojnë atje sonte dhe të shmangin sa më shumë filmimet që mund t’u rrezikojnë jetën.

Sonte do të ngrihen 6 kampe në Tiranë për familjet e dëmtuara bëjnë me dije burime nga shtabi i Emergjencës Prefektura Tiranë.

Masat u morën pas një mbledhjeje urgjente që Emergjencat Civile kishin pas tërmetit 7.5 balle që ra në orën 16.