Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë, kësaj radhe shënon dy gola

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi klinas Arb Manaj, edhe njëherë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e Balikesirspor, duke shënuar dy gola.

Kjo e fundit fitoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Bursasporit.

22-vjeçari realizoi në minutat 35 dhe 61, për tre pikë tejet të rëndësishme të skuadrës së tij, e cila tashmë është shkëputur paksa nga pjesa më e poshtme e tabelës.

Ish futbollisti i Trepçës ‘89, është huazuar te Balikesirspor në afatin kalimtar të janarit nga Keciorengucu.

Edhe pse është vetëm sezoni i tij i parë në arenën ndërkombëtare, Arb Manaj ka shënuar plot shtatë gola e numëron dy asistime në Ligën e Parë të Turqisë.

Arb Manaj po shkëlqen me skuadrën e re turke, ia bën ‘sefte’ golit të parë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj, i cili ndryshoi skuadër këtë janar, ka arritur ta gjejë golin e parë me fanellën e klubit të Balikesirpsor, përcjell Periskopi.

 

Manaj shënoi në minutën e 60’të, dhe i çoi shifrat në 1-1, duke e shmangur humbjen e skuadrës së tij.

Shihni golin. /Periskopi

https://twitter.com/skorermilliyet/status/1360982048857600003

 

 

Superliga e Turqisë e ‘sunduar’ nga kosovarët, Hadërgjonaj luajti plot 90 minuta për Kasimpasën

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj është paraqitur 90 minuta në fitoren e Kasimpasës, përcjell Periskopi.

Pas 3 humbjeve radhazi, Kasimpasa ka gjetur fitoren e parë, duke triumfuar në shtëpinë e vetë ndaj Sivassporit 2-0.

Kjo ishte paraqitja e 17’të radhazi për Hadërgjonajn me ekipin turk.

Vlenë të theksohet se numri i kosovarëve që po iu bashkohen ekipeve turke është në rritje. Arb Manaj, Jetmir Topalli dhe së fundi Elbasan Reshani janë vetëm disa nga emrat e futbollistëve tanë në Turqi. /Periskopi

 

Manaj po vazhdon të shkëlqejë në Turqi: Shihni golin spektakolar që e shënoi sot

Periskopi.com Sporti

Ish- futbollisti i Trepcës 89, Arb Manaj ka gjetur sot golin e tij të radhës me ekipin e tij Akhisarspor, transmeton Periskopi.

Manaj po shkëlqen me ekipin turk, ku deri me tani ky është goli i tij i dytë.

Ai u transferua në Akhisarspor nga Trepça 89.

Shihni golin.

Klubi turk i vë epitetin e Leo Messit futbollistit nga Kosova, Arb Manajt

Periskopi.com Sporti

Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje me skuadrën turke, Ankara Keçiorengucu.

Futbollisti nga Klina startoi sot nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Parë turke ndaj Akhisarsporit.

Ish-sulmuesi i Trepçës’89 arriti të shënojë dy gola të bukur në këtë ndeshje.

Madje, ylli i Kosovës U21 dhuroi edhe një asistim në këtë ndeshje.

Klubi turk pas ndeshjes në rrjetin social “Facebook” ka publikuar “hartën” e lëvizjeve të Manajt duke e krijuar një “GOAT”, që përkthehet si “më i miri i të gjitha kohërave” në futboll.

Zakonisht, ky epitet përmendet për futbollistë të mëdhenj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Image

Arb Manaj nuk ka i harruar shokët e skuadrës, jep detaje rreth ambientimit me skuadrën turke

Periskopi.com Sporti

Ish- sulmuesi i Trepçës, Arb Manaj, u bë pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciorengucu, në muajin maj të këtij viti, atje ku po kalon një supersezon.

Megjithatë, në një prononcim për Periskopin, Manaj ka treguar se ende nuk është ambientuar plotësisht në Turqi.

“Ende nuk jam ambientuar plotësisht, por me kohën do të ambientohem”.

Megjithëse ka shkuar në Turqi, Arbi ka bërë të ditur se ai nuk ka harruar shokët këtu dhe se ka kontakt çdo ditë me ta, ku ndër tjerash ka shtuar se ish- ekipin, Trepçën, këtë sezon e sheh shumë lart në tabelë.

“Kam kontakt vazhdimisht me ish shokët e skuadrës së Trepcës 89 dhe Dukagjinit.

“Trepçën 89 këtë vit e shoh lart në tabelë, kjo pasi ka një ekip të mirë më djem shumë të ri në skuadër që premtojnë të ardhme.

Manaj gjithashtu bëri të ditur se tani është duke jetuar me shokun e skuadrës, Ilir Mustafën, dhe se edhe nënën po e pret shpesh për vizita. /Periskopi/

Arb Manaj fantastik në ndeshjen ndaj Tepecikspor, shënon dy gola

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Trepçës’89, Arb Manaj, që gjatë verës kaloi në Turqi, ka arritur të realizojë dy gola për skuadrën e tij të re.

Ankara Keçiörengücü ka mposhtur me rezultat bindës 6-0 ndaj Tepecik në kuadër të kupës turke.

Djaloshi nga Klina shënoi dy herë në minutat 70′ dhe 90′, për të treguar se do të jetë një nga armët më të forta të skuadrës nga kryeqyteti në edicionin e ri të garave.

Madje, Keçiörengücü aktualisht qëndron në pjesën e epërme të renditjes tabelare në Ligën e Parë të Turqisë, teksa ka vetëm tri pikë më pak se pozita e dytë, që dërgon në superligën turke.

Manaj titullar në fitoren e klubit turk

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi nga Kosova, Arb Manaj ka luajtur 90 minuta të plota në fitoren e Keciorengucu ndaj Umraniyesporit.

Futbollisti klinas ka startuar nga minuta e parë, derisa ka luajtur 90 minuta në fitoren 1:2 të skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Keciorengucu renditet në vendin e tretë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.

Ndryshe, Manaj u transferua këtë verë te skuadra nga Ankaraja prej Trepçës’89.

Manaj gjithashtu është edhe reprezentues i Kosovës U21.

Në këtë skuadër bën pjesë edhe mesfushori Ilir Mustafa, i cili po ashtu u transferua këtë sezon nga KF Liria. /

Futbollisti i Trepçës 89, transferohet në kampionatin turk

Periskopi.com Sporti

Pas Jetmir Topallit që është në listën e disa skuadrave turke, aty ka përfunduar edhe sulmuesi tjetër i Superligës së Kosovës, Arb Manaj

Manaj këtë vit ka shkëlqyer në fanellën e Trepçës 89, duke shënuar 11 gola, ndërsa kontrata i përfundon në fund të këtij kampionati.

Kurse tashmë dy skuadra turke do të tentojnë transferimin e tij me parametra zero.

Bëhet fjalë për skuadrat Goztepe dhe Denizlispor, të cilat këto po shqyrtojnë mundësin e transferimit të kosovarit.

Kujtojmë, dy skuadrat janë në elitën e futbollit turk, ndërsa po kërkojnë zgjedhje të reja me futbollist të rinj, por njëkohësisht duke tentuar t’i kursejnë disa para pas krizës së shkaktuar nga Covid-19.