Portieri kosovar storie inspiruese: Rikthehet në stërvitje pasi fitoi betejën me tumorin

Periskopi.com Sporti

Portieri nga Mitrovica, Arben Beqiri, gjatë muajit janar ishte diagnostikuar me tumor në lukth.

Ndërkaq, ‘Gardiani’ i portës së “Trepça 89”, sot njoftoi se e ka fituar betejën me këtë sëmundje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqiri për klankosova.tv. Ai tha se ndihet mirë derisa gjatë ditës së sotme ka pasur takim me doktorin te i cili është kontrolluar.

“Unë aktualisht ndihem mirë, sot kam pasur një takim me mjekun te i cili jam kontrolluar. Biseduam për gjendjen time dhe pas një vlerësimi të përgjithshëm mora lajmin se mund të filloj me stërvitje por me kujdes të shtuar”, u shpreh Beqiri.