LDK emëron Arben Gashin shef të Grupit Parlamentar

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

Gashi është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010. Nga ky vit e deri në vitin 2014, ai ka qenë Kryetar i Komisionit për Legjislacion, ndërkohë që nga viti 2014 deri në 2017’ën, ka qenë anëtar i Komisionit për Integrime Europiane.

Aktualisht, Gashi është ligjërues në një universitet, derisa më herët ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, përveç për emërimin e Gashit si Shef të Grupit Parlamentar, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, janë votuar edhe katër Zëvendës të Isa Mustafës. Nënkryetarë janë bërë edhe Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni e Gazmend Muhaxheri dhe Haki Rugova.