Po vazhdon takimi i CEFTA-së, Kosova përfaqësohet nga zëvendësministrja Krasniqi.

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, Kosova është duke u përfaqësuar nga zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi.

Në takim para së të lexohej raporti i vendeve nënshkruese, Serbia ka kërkuar që vendet e CEFTA-së të kenë qëndrim për masën që e ka vendosur Kosova, por kjo është kundërshtuar nga Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa zëvendësministrja Krasniqi, ka thënë se kjo është çështje bilaterale në mes dy vendeve që nuk duhet të diskutohet në këtë takim. Zëvendësministrja Krasniqi i ka përmendur arsyet se pse Kosova ka vendosur masë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë e cila nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të këtyre dy shteteve. Ndërsa takimi është duke vazhduar në mes vendeve nënshkruese të CEFTA-së.

Krasniqi merr pjesë në inaugurimin e fabrikës italiane në Parkun e Biznesit të ndërtuar nga MTI-ja

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, mori pjesë në hapjen e fabrikës “Arkos”, kompani italiane, në Parkun e Biznesit në Drenas.

Krasniqi tha se hapja e kësaj fabrike është lajm i mirë për Kosovën, sepse po dëshmohet që Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar kushte për investitorët e huaj.

“Ne po punojmë shumë që të krijojmë kushte sa më të favorshme, që përmes Ligjit për Investime Strategjike e kemi bërë edhe më të lehtë investimin në Kosovë, sepse janë thjeshtëzuar procedurat dhe është shkurtuar koha deri te marrja e statusit te investitorit strategjik. Për MTI ka shume rëndësi nisja e kësaj fabrike sepse po ndikon ne zhvillimin ekonomik te Kosovës dhe hapjen e vendeve te reja te punës”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja falënderoi shtetin italian për mbështetjen e Kosovës, para dhe pas luftës.

“Italia është njëri nga vendet që ka ndihmuar shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, dhe hapja e kësaj fabrike tregon se Italia vazhdon ta dëshmojë miqësinë me Kosovën edhe në aspektin ekonomik”.

Krasniqi tha se kushdo që sot e ka Kosovën në hartën e vet për të investuar, mund të llogarit në një treg që përfshin mbi 10 milionë banorë, sepse Kosova ka ndërtuar autostrada moderne që lidhet me shtetet fqinje.

Ajo përmendi edhe rinin, që sipas saj, janë shumë inovative dhe e mësojnë punën shpejt.

“Kosova ka një rini shumë inovative, që mësojnë punën shumë shpejt, dhe flasin pothuajse të gjithë anglisht, që është përparësi”.

Zëvendësministrja tha se ndërtimi i Zonave Ekonomike që është duke i bërë MTI-ja, dëshmon se po krijohen kushte për bizneset e huaja dhe vendore.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar kushte përmes infrastrukturës fizike, siç janë ndërtimi i Zonave Ekonomike, që është vendosur edhe kompania ‘Arkos’, dhe infrastrukturës ligjore, që tashmë është kompletuar me Ligjin për Investime Strategjike”, tha Krasniqi.