Aksident në mes tri veturave në Arbëri, kolona të gjata

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Arbëri, në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

IndeksOnline mëson se në këtë pjesë të Prishtinës janë krijuar kolona të gjata, si pasojë e aksidentit.

Mësohet se nuk ka të lënduar.

Zgjerohet “Be Happy” Restaurant, tashmë e gjeni edhe në Arbëri – Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Pas hapjes së restaurantit “Be Happy” në Preoc, Petrol Company brenda një harku të shkurtër kohor bën hapjen e “Be Happy”-it edhe në Arbëri, pikërisht në pikën e saj.

Hapja e “Be Happy” në Lagjen Arbëria shënoi një ditë të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të  Petrol Company, të cilat do jenë të shumta  edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit të saj, u ftuan shumë njerëz, që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të Petrol Company  për zgjerim të brendit të saj të restauranteve “Be Happy” në Kosovë.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre bashkëpunëtor të shumtë ku dhe paten mundësi t’i shijonin ushqimet e Be Happy-it.

Restauranti “Be Happy” ofron një ushqim tërësisht BIO, një staf mikpritës dhe profesional si dhe një mjedis shumë të ngrohtë.

“Be Happy” Restaurant në Arbëri mund ta gjeni në pikën e Petrol Company, magjistralja Mitrovicë – Prishtinë.

Banorët në rrezik, shtylla elektrike gati të rrëzohet!

Periskopi.com Lajme

Një shtyllë elektrike në lagjen Arbëria në Prishtinë është gati për t’u rrëzuar.

Si pasojë e kësaj, banorët e rrugës Azem Jashanica po ndihen të rrezikuar, transmeton Indesonline.

Inspektohet rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria” e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Inspektimi realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, për të cilat ujësjellësi nuk është informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.

Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të  lagjes “Arbëria” dhe “Dardania”.

Derisa të detektohet saktësisht rrjeti, ujësjellësi rajonal Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.