Nagavci akuzon LDK se po tenton të formojë një qeveri të varur nga Beogradi

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi sot se Lidhja Demokratike e Kosovës po tenton të formojë një qeveri të re në mënyrë të jashtëligjshme dhe të varur nga Beogradi.

Nagavci, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se janë duke pritur letrat zyrtare ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe LDK-së, për të parë mënyrën e veprimit të tyre.

“Për fat të keq prej një qeverie e cila ishte e pavarur prej ish-partive PAN dhe Listës Serbe, po tentohet të krijohet një qeveri e varur nga Beogradi”, tha ajo.

Nagavci tha se partia e saj do të mbrojë vullnetin e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Ju e dini që në ditët e fundit zoti Thaçi i ka dërguar 5 letra zotit Kurti, madje i ka dërguar nga dy letra në ditë teksa ende nuk kanë bërë publike letrën e dërguar LDK-së. Ne besojmë që ata janë duke u munduar që në mënyrë të jashtëligjshme, duke shkelur Kushtetutën të shohin mundësinë për krijimin e një qeverie të re. Reagimi ynë do të jetë në varësi të letrave zyrtare, qoftë në letrën që i dërgon LDK-së për të propozuar mandatarin, qoftë dekretin e presidentit”, tha Nagavci.

Këto komente Nagavci i bëri gjatë homazheve te Memoriali i personave të pagjetur në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Nagavci shprehu obligimin institucional për të vënë drejtësinë në vend për krimet serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Edhe sot institucionet nuk kanë bërë as për së afërmi atë që është e nevojshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve – vënien e drejtësisë në vend. Kemi obligim secili prej nesh që të japim maksimumin që drejtësia të vihet në vend”, tha Nagavci.

Nagavci: Nuk ka kushte të mbahet seancë për mocionin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka të pamundur që të shkojë në një seancë parlamentare në të cilën do të ishin të pranishëm mbi 150 persona.

Si rrjedhojë, ajo ka theksuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, iniciuar nga LDK.

“Ajo që është më e rëndësishmja është kujdesi për të gjithë qytetarët. Kemi përgjegjësi dhe obligimin human që të mos shpërndajmë infeksion të qytetarët. Pajtohem që asnjë institut nuk është mbi parlamentin. Seanca pritet të mbahet në një sallë ku distanca mes deputetëve nuk është më e madhe 30-40 cm. Bëhet fjalë për grumbullimin e mbi 150 personave, pra nuk i plotëson kushtet”.

“Mocioni për rrëzimin e Qeverisë – numrat i kanë por situata është e tillë. Pas mocionit është në diskrecionin e Presidentit që edhe një herë t’i propozojë Kurtit mundësinë për formimin e Qeverisë, përndryshe shkohet në zgjedhje”, ka thënë Nagavci në Info Magazine.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. E rëndësishme sot është mobilizimi i të gjitha forcave për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve”.

Nagavci ka thënë se Agim Veliu është dorëhequr nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

“Veliu ka dhënë dorëheqje. Në momentin që ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka treguar se nuk ka qenë i gatshëm për plotësimin e detyrave”.

“Në asnjë situatë nuk duhet të heshtet zëri i deputetëve. Nëse Qeveria Kurti do të vazhdojë të jetë në detyrë atëherë pse gjithë ky zell që të mblidhen mbi 150 persona dhe të rrezikohet shëndeti publik. Nuk po tentojmë të shmangemi. Jemi të vetëdijshëm për numrat. Jemi të obliguar që të respektojmë udhëzimet e ekspertëve dhe të Qeverisë. Po ju bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë nëpër shtëpi, cila është porosia që përcjellim nëse mbledhim mbi 150 persona për ta lënë vendin pa Qeveri në këtë kohë pandemie. Tani duhet të respektojmë udhëzimet e organeve kompetente”.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së dënon aktin e Tomë Gashit ndaj lypsarit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka  cilësuar si çnjerëzore dhe të padrejtë sjelljen e avokatit kosovar, Tomë Gashi, ndaj një personi të varfër që kërkonte lëmoshë në një prej shesheve të Prishtinës.

Periskopi mbrëmë ka publikuar një video ku shihej avokati Tomë Gashi duke shqelmuar  paratë e mbledhura të një lypësi në Prishtinë.

Nagavci përmes një postimi në Facebook tha  se liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara dhe se një gjë të tillë duhet ta dinë sidomos ata që merren me drejtësi, duke aluduar kështu në juristin Tomë Gashi.

Gashi ndryshe gjatë zgjedhjeve të fundit ka përkrahur hapur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkohe djali i tij që mbanë emrin e liderit të VV’së kishte garuar brenda listës së partisë së Kurtit për deputet.

Reagimi i plotë i Nagavcit:

Nuk është njerëzore e as e drejtë të sillesh me përçmim dhe të ngacmosh më të varfërit dhe më të dobtit.

Çdo kush duhet ta dijë, e sidomos ata që merren me drejtësi, se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është i garantuar për secilin dhe duhet të respektohet nga secili.

Zhurma e lypsarit s’do të duhej të heshtet, ajo është zhurmë që bënë thirrje për reflektim përtej saj. Republika e Kosovës ka organet, institucionet e entet që do të duhej të merreshin me secili rast dhe atë në mënyrë shumë të ndjeshme dhe asesi një qytetar të vendos vet drejtësi, kushdo qoftë ai.

Është obligim i institucioneve për të krijuar kushte e mirëqenje për qytetarët, për t’u siguruar se inspektorati kryen punën e vet, se keqbërësit marrin përgjegjësi sipas ligjit e ata në nevojë mbështeten e përkrahen.

Akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Dënoj çdo akt e sjellje që cenon apo denigron tjetrin, pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt ushtrohet.

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi”,

Neni 1, Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.

Përsërit LVV-ja: Posti i kryeparlamentarit nuk negociohet me LDK-në, besojmë në marrëveshje

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje do t’i intensifikojë veprimet e saj për të arritur marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme.

Tashmë LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa, ia ka bërë të qartë partisë së Albin Kurtit, se marrëveshja ose duhet të arrihet deri në fund të javës, ose duhet të shpallet e dështuar ajo,.

Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se do t’i intensifikojnë veprimet për të parë se cila është mënyra më e mirë për të evituar të gjitha dallimet që kanë dy subjektet politike dhe arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në seancën e 26 dhjetorit ku u konstituua legjislatura e shtatë, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ka thënë për Gazetën Insajderi, se besojnë se brenda afatit kushtetues që ka Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë, do të arrihet marrëveshja me LDK-në.

“Po, unë besoj që shumë shpejt do të intensifikohen aktivitetet, do të shohim cila është mënyra më e mirë për të arritur deri të marrëveshja në mënyrë që me përfundimin e afatit kushtetues për të propozuar qeverinë në Kuvend të jemi të gatshëm dhe t’i kemi të përafruara të gjitha çështjet dhe të arrijmë zgjidhjen e të gjitha çështjeve të fundit që kanë mbetur të hapura”, ka thënë Nagavci.

Mirëpo, ajo ia ka përkujtuar edhe një herë partnerit të mundshëm qeverisës se posti i kryetarit të Kuvendit tashmë është kryer dhe nuk kthehen mbrapa.

Kjo, pasi LDK-ja vazhdon të insistoi se ky post u takon atyre në marrëveshjen për koalicion qeverisës, deri në zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të kenë pushtetin e balancuar.

“Besoj që çështja e kryeparlamentarit është një çështje që tashmë është vendosur me vullnetin e 75 deputetëve që e kanë vendosur atë dhe nëse flasim për pushtetet Kushtetuta e përcakton saktë se si janë të ndara pushtete në ekzekutiv, në legjislativ dhe në presidencë. Kështu që besoj se do të arrijmë një mirëkuptim sepse ky ka qenë vullneti i qytetarëve dhe është obligim i neve dy partive që të gjejmë rrugën për arritur deri të marrëveshja përfundimtare dhe t’iu japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo thotë se është pajtuar me disa deklarata të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili mbrëmë pas mbledhjes së kryesisë ia kumtoi VV-së, qëndrimin e udhëheqjes së partisë.

“Mustafa ka përmendur dje në deklaratën e tij një çështje të rëndësishme me të cilën unë personalisht pajtohem plotësisht. Ai ka përmendur që duhet të bëhet balancimi i qeverisjes dhe ne pajtohemi që të kemi balancim të qeverisjes dhe në frymën e kësaj kemi propozuar, kemi ofruar dhe jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi të njëjta, pra në ekzekutiv, në qeverisje”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.

 

Nagavci: LDK’së si duket i pengoi propozimi jonë për ta shkarkuar Thaçin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se çështja e presidentit është çështje që bënë pjesë në lëshimet që VV-ja bëri për të arritur marrëveshje me LDK-në.

Ajo tutje në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se propozim i Vetëvendosjes ishte që të shkarkohet presidenti aktual, Hashim Thaçi, derisa shton se një gjë e tillë duket se ju ka penguar LDK-së.

“Edhe në atë kohë ne kemi thënë që janë zgjedhje parlamentare dhe se qytetarët kanë votuar për Qeverinë e Kuvendin, pastaj mund të vendosim për kandidatin më të përshtatshëm për president. Nuk ka pas ndonjë përpjekje tjetër që do të na ofronte zgjidhjen. Është e pakuptimtë të vendosën çështje që na largojnë nga pajtueshmëria. Për çështjen e presidentit ne kemi bërë një lëshim. Ne kemi kërkuar që bashkërisht të angazhohemi të shkarkojmë presidentin aktual. Angazhimi jonë është që të shohim të gjitha dokumentet dhe t’i shohim të gjitha mundësitë që ta dërgojmë në Kushtetuese në mënyrë që të shkarkohet. Sikur LDK-së t’i ketë penguar e si duket ju ka penguar, do të ishte e sinqertë që të thuhej që nuk e pranojnë e të gjejnë pika tjera. Ne kemi president që është zgjedhur me vota të tregtuara të deputetëve”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pika e dytë të cilën e kanë paraqitur është që të gjejnë një person jashtpartiak që përfaqëson unitetin e popullit.

Ajo thotë se nuk e kanë përmendur asnjëherë asnjë kandidat.

Nagavci thotë se pika e tretë ishte “që nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë jashtpartiake atëherë LDK-ja duhet t’ia propozojë një kandidat por se organet e VV ta votojnë. Pika e katër ishte që angazhimi jonë duhet të jetë i përbashkët dhe të mos kërkohen vota nga ish-partitë e PAN-it për votim të presidentit”.

Sipas saj qëllimi i tyre ishte që bashkërisht ishte të gjendej një kandidat që përfaqëson unitetin e popullit.

Ajo tutje ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të tërhiqen nga pozita e kryeparlamentarit.

Mbledhja e kryesisë është thirrur për shkak të urgjencës për disa vendime dhe deri të hënën duhet të vendosim se si të vazhdojmë tutje me pjesëmarrjen në organizma të rëndësishme.

Nagavci thotë se në kryesi do të merret vendimi për përfaqësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

“Lëvizja nuk ka asnjë arsye e as një të drejtë të bëjë lojë me institucionet e vendit. Ne duhet të tregohemi serioz sepse për këtë jemi votuar. Secila pozitë do të jetë llogaridhënëse për qytetarët. Konjufca është propozuar nga Kurti dhe është votuar nga 75 deputetë, është nder të jetë në krye të Kuvendit dhe ne besojmë shumë që ai do ta kryej më shumë përgjegjësi punën e kryetarit. Besoj që shpejt do të kemi vendimet e para që janë të bazuara në respektimin e plotë të rregullores së Kosovës”, ka thënë ai.

Nagavci thotë se Konjufca e ka pranuar si përgjegjësi këtë detyrë, duke shtuar se ai do të ishte i gatshëm personalisht të hiqte dorë nga pozita, por se kjo nuk do të ishte asnjë garanci që marrëveshja me LDK-në të arrihej.

Ajo thotë se ishte propozim i VV që të propozohej një kandidat i LDK për kryetar të Kuvendit, por se këta të fundit nuk u pajtuan.

“Më 26 dhjetor LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e Këshillit dhe Mustafa ka thënë se VV-ja mund të propozojë një kandidat nga VV dhe se ata do ta pranonin. Ne kemi thënë se do ta propozojnë një kandidat nga LDK-ja mirëpo kur kemi pasur këtë refuzim dhe kur kemi pas një deklaratë publike të Mustafës, atëherë ka qenë e paarsyeshme prej anës tonë të mos e propozojmë kandidatin”, ka thënë ajo.

Nagavci: LDK të tregojë nëse e dëshiron bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se oferta e fundit që i kanë bërë LDK-së është përpjekja e tyre e vazhduar për ta arritur marrëveshjen.

Duke mos dhënë shumë detaje për përmbajtjen e kësaj oferte, ajo tha se nuk do t’i shkelin asnjëherë parimet.

“Në kuadër të angazhimeve dhe përpjekjeve të Vetëvendosjes që sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje për të arritur marrëveshje, nga grupi punues i Vetëvendosjes sot i është dërguar edhe një ofertë LDK-së me shpresën që gjithë vullneti i qytetarëve të jetësohet me një qeverisje VV-LDK”.

“Vetëvendosje në vazhdimësi ka dhënë propozime për LDK-në për të arritur te zgjidhja më e mirë. Kryesia e Vetëvendosjes ka autorizuar grupin punues që do të negociojë me grupin punues të LDK-së. Nuk mund t’i di detajet e propozimeve të reja, por konfirmoj se sikur propozimet e kaluara, Vetëvendosje ka bërë mjaft koncesione dhe ka paraqitur gatishmëri për të arritur në krijimin e institucioneve duke e bërë të qartë që në secilën ecje përpara nuk ka kthim prapa”.

“Është një moment i rëndësishëm që ne të gjejmë gatishmëri për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i përmbushur premtimet elektorale që VV do të qeverisë me LDK-në – dhe anasjelltas”.

“Ne i kemi marrë të gjithë hapat që të arrijmë në këtë pikë dhe shpresoj që edhe LDK-ja të ketë të njëjtin qëllim dhe se e kanë lexuar drejt vullnetin e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë këtu për të joshur njëri-tjetrin, por për t’i gjetur pikat që na bashkojnë që sa më shpejt t’i formojmë institucionet”.

Nagavci në një deklaratë për Klan Kosovën tha se LDK-ja tani e ka momentin të vendosë se a dëshiron të qeverisë me Vetëvendosjen.

“Lëvizja është bazuar në vazhdimësi nga parimet, harmonizimet dhe programet qeverisës në ndarjen e përgjegjësive dhe në udhëheqjen e resurseve të caktuara me njerëz kompetentë dhe profesionistë.  Tashmë e kemi bërë të qartë se cilët janë personat tanë të preferuar për t’i drejtuar dikasteret e caktuara dhe është momenti që edhe LDK-ja të tregojë se a dëshiron të qeverisë me Vetëvendosjen. Propozimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por duhet që edhe LDK të tregojë si e sheh ecjen përpara”.

Nagavci tha se është e pakuptueshme pse duhet të diskutohet edhe më tej posti i kryeparlamentarit pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës.

“Përkundër që zgjedhjet kanë qenë parlamentare ne kemi pasë kompromisin me LDK-në dhe kemi qenë të gatshëm që të gjejmë një formulim kushtetues që lë hapësirë për të përcaktuar saktë se si do të jetë bashkëpunimi edhe në rastin e presidentit. Ky ka qenë një koncesion që ne e kemi bërë tashmë”.

“Sa i përket kryeparlamentarit dhe zgjedhjes së Glauk Konjufcës, nuk është më vetëm dëshirë e jona por edhe e 75 deputetëve të Kosovës dhe ne besojmë që është personi i duhur në vendin e duhur. Pra, nuk ka as arsye e as nevojë që të insistohet në kthim prapa. Nuk ka asnjë qëllim të mirë dhe as argumente për këtë”.

A i ka shtuar edhe dy ministri Vetëvendosje në ofertën e fundit dërguar LDK-së?

“Lëvizja në kuadër të parimeve dhe principeve për një mirëqeverisje nuk do të shkelë asnjë prej tyre për të cilat jemi pajtuar tashmë dhe numri i ministrive do të jetë dukshëm më i vogël se në qeverisjet e kaluara”.

Nënkryetarja e VV-së: Mos e humbni durimin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherit pjesë e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

Në një postim të sajin në Facebook, shkroi se shpeshherë ndalimi për të sqaruar gjithçka mund të pengojë për të arritur qëllimin final. Prandaj ajo tha se duhet durim e angazhim për të arritur te caku.

Postimi i plotë:

Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i pritshëm.

Pa marrë parasysh se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final. Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku.

Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendit, sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët. Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim.

Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta. Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

Rruga përpara është e gjatë, ka momente zhgënjimi e frike, por vendimet e drejta na sigurojnë që shpresa për zhvillim, angazhimi për drejtësi e kohët e bukura, të jenë më të afërta e të zgjasin më shumë.

 

Nagavci e LVV-së: Oferta për LDK-në tashmë është e qartë

Periskopi.com Lajme

Pas mbledhjes së kryesisë së LVV, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se sot nuk do ta dërgojnë emrin e mandatarit në presidencë.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat me LDK-në për përpjekjet e arritjes së koalicionit bashkëqeverisës.

Nagavci tha se ende nuk i dinë kërkesat e LDK-së, përderisa shtoi se oferta e VV për LDK tashmë është e qartë, për dërgimin e 6 emrave për qeverinë e re, një zëvendëskryeministër dhe 5 ministra./Periskopi/

 

 

Nagavci e LVV-së nuk e përmend LDK-në: Uroj që sa më parë të fillojë punën Qeveria Kurti

Periskopi.com Lajme

Arbërie Nagavci, nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka folur një ditë pas seancës konstituive.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci tha është është mirënjohëse ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe partisë që ia dhanë besimin për atë pozitë.

Duke mos pwrmendur fare arritjen e ndonjw marrwveshje tw mundshme me LDK-nw, Nagavci ka ruar qw sa mw parw tw fillojw punwn ‘Qeveria Kurti’, shkruan Periskopi.

“Uroj që sa më parë të filloi punën dhe QeveriaKurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka thënë Nagavci.

Postimi i plotë

Të dashur miq,
Ju falenderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!

Mirënjohëse pafundësisht për vlerësimin dhe besimin e Kryetarit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që unë të jem në këtë pozitë!

Faleminderit dhe kolegëve deputet që na dhanë besimin duke na votuar!

E nderuar që do të jem në krah të Glauk Konjufcës dhe do të përfaqësojmë LV! në këto pozita të rëndësishme!

Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese, ligjit e rregullores , do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet.

Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.
Shëndet, mbarësi e suksese!

 

Nagavci i bën thirrje LDK-së: Ka ende kohë  për arritjen e marrëveshjes

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në.

Përmes Facebook-ut Nagavci ka thënë se ka ende kohë deri të fillimi i seancës që të arrihet dakordimi në mes të dy partive, përcjell Persikopi.

Nagavci thotë se beson se në LDK ka njerëz që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevojitet vendit.

 

Postimi i Nagavcit në Facebook

 

Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.

Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.

Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.

Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.

Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.

E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.

Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.

Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.

Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.

 

Nagavci lartëson Kurtin: Fat që e kemi, e ka më të rëndësishme të ardhmen e popullit sesa cilindo post

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka bërë të kuptohet se lideri i tyre Albin Kurti të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa postet publike.

Duke e lartësuar figurën e Kurtit, Nagavci ka thënë se ai në të ardhmen do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes por edhe të marrëveshjeve politike që të tjerët në të kaluarën i kanë kuptuar si pazare.

Postimi i Arbërie Nagavcit:

Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!

Nagavci mesazh LDK’së për 30-vjetorin: Hapni rrugë për krijimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka dërguar një mesazh parnerit të mundshëm për krijimin e koalicionit Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nagavci pasi i ka uruar anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së për 30 vjetorin e themelimit të kësaj partie, ka bërë thirrje që Lidhja Demokratike të hapë rrugë për krjimin e qeverisë.

Postimi i plotë:

Një ditë pas festes se shënimit të 3 dekadave të LDK-së.

Urime të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së!

Në këto momente të rëndësishme për vendin, s’ka prioritet më të madh se themelimi i Qeverisë, se ndryshimi i mënyrës së qeverisjes të cilën e kemi parë që dy dekada tashmë, se jetësimi i vullnetit të qytetarëve, se ndalja me abuzimin që po vazhdon të bëjë me buxhet e vendime të dëmshme, qeveria e dorëhequr.

Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës.

Qeveria LV!-LDK do të ketë shumë punë para vetes, na është dhënë besimi e qytetarët presin të filloj sa më parë jetësimi i programit për të cilin jemi pajtuar tashmë bashkë.

Shpresoj shumë që të arrihet marrëveshja para konstituimit të Kuvendit. Pres që përfaqësuesit e LDK-së dhe deputetët që kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët, të jenë aktivistë të vërtet politik, të tillë që pozitën e deputetit e shofin si përgjegjësi, si mundësi për të punuar për të mirën e përgjithshme dhe se me votim të qeverisë do të fillojnë punën në realizimin e përgjegjësive për besimin që kanë marrë.

Na nevoitet një qeveri e ndryshimit që bazohet në mirëbesim e bashkëpunim konstruktiv.

 

Albin Kurti merr mbështetjen e dhjetë deputetëve nga komunitetet joshumicë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka takuar deputetët e zgjedhur nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përveç atyre serbë.

Siç njofton Arbërie Nagavci në Facebook Kurti ka marrë mbështetjen e deputetëve joshumicë për qeverinë Kurti.

“Të gjithë deputetët e komuniteteve joshumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, ka shkruar Nagavci në Facebook./Periskopi/

 

Nagavci: Prisnim marrëveshje më të shpejtë me LDK-në, për postin e Presidentit s’mund të japim zotim ‘të pastër’

Periskopi.com Lajme

Arbërie Nagavci, anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë Radios Evropa e Lirës se pritjet në subjektin e saj politik kanë qenë që marrëveshja për koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të arrihet shpejt, marrë parasysh që kjo e fundit kishte deklaruar se për një marrëveshje duhet vetëm të certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

“Kemi pritur që marrëveshja do të arrihet më shpejtë dhe jemi angazhuar për këtë. Por, LDK-ja, si duket ka pasur nevojë për më shumë kohë dhe ne besojmë dhe shpresojmë që kjo të mos zgjasë më shumë se data 26 dhjetor, kur edhe duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit”, tha Nagavci.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke insistuar që për postin e presidentit të vendosë ajo, por, pa dhënë ndonjë emër konkret. Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht ka thënë se për presidentin duhet biseduar në kohën kur skadon mandati i tij, si dhe ka kërkuar që të dijë se kush do të jetë i propozuari nga LDK-ja për postin e presidentit.

Nagavci thekson që Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të japë zotimin për diçka, e cila nuk varet krejtësisht nga ajo.

“E tëra që ne mund të zotohemi do të ishte që do të kemi një angazhim të përbashkët për gjetjen e një kandidati, i cili është krejtësisht konsensual. Pra, do të jetë një angazhim i joni, që bashkë me partnerin qeverisës të arrijmë edhe në atë fazë. Por, nuk mund të japim sot një zotim ‘të pastër’ për një çështje, e cila, dorën në zemër edhe nuk varet krejtësisht vetëm prej nesh, sepse të gjithë e dimë se duhet të jemi 80 deputetë të pranishëm në Kuvend e që ne bashkë me LDK-në nuk i bëjmë 80 deputetë”, tha Nagavci.

Më 26 dhjetor pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, nuk kanë njoftuar zyrtarisht për ndonjë takim brenda këtyre dy ditëve. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në shënimin e përvjetorit të 30’të të themelimit të kësaj partie, kishte edhe disa mesazhe për Vetëvendosjen.

Për më tepër, mund të lexoni në këtë vegëz: Mustafa: VV t’i ndalë presionet ndaj LDK-së, jemi parti pothuajse të barabarta

 

Nagavci ia ndalon LDK’së që të jetë në opozitë: Qeverisni me VV’në ose në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK’së të cilët kanë thënë se nëse nuk arrihet koalicioni me VV’në do të mbesin në opozitë, shkruan Periskopi.

Sipas Nagvacit LDK s’mund të jetë opozitë dhe se duhet të zgjedhin të qeverisinin me VV’në, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

“Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët”, ka shkruar Nagvci.

Shkrimi i saj i plotë:

Në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese.

Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona.

Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët.

/Periskopi/

 

Nagavci e VV-së: Kryetari i Kuvendit do të jetë i LDK-së, presidenti do të jetë i përbashkët

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për president të vendit, shkruan Periskopi.

“Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Fb.

“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.

Nagavci: Kësaj radhe grevat nuk do të zgjidhin asgjë, nuk do të sjellin rezultat

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka kërkuar që mësimdhënësit të angazhohen për përmirësimin e rezultateve për cilësi në arsim, shkruan Periskopi.

Ai tha se ata kanë të drejtë të indinjohen, por fëmijët do të duhej të ishin në kopshte e nxënësit në shkolla.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Nagavcit.

Fëmijët sot duhet të jenë në çerdhe e kopshte e nxënësit në shkolla. Mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave duhet të jenë më të angazhuar se asnjëherë për përmirësimin e rezultateve e për cilësi në arsim.

Sot, mësimdhënësit, mjekët, infermieret, një pjesë e madhe e shërbyesve civilë kanë të drejtë të indinjohen e të ndjehen të mashtruar.

Po ju kanë mashtruar. Me vetëdije, me fjalë shumë e pompozitet ju kanë dhënë një ligj të rrëzueshëm.

Ju kanë përdorur për nevojat e tyre atëherë kur ju nevojiteshit për të krijuar destabilitet e po duan t’ju përdorin përsëri për të njejtin qëllim.

Përkundër mirëkuptimit për pakënaqësinë individuale e sindikale, unë besoj se do të tregoni dinjitet e do të reflektoni. Greva s’është mjeti e as rruga e duhur kësaj radhe, nuk do të zgjidhë asgjë e nuk do të sjellë asnjë rezultat.

Të presim krijimin e qeverisë së re, dhe të ulemi së bashku, me transparencë të plotë e dashuri për vendin, të gjejmë zgjidhje të mirë dhe të qëndrueshme.

Nagavci: Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, premton qeverisje pa shantazhe nga Lista Serbe, shkruan Periskopi.

Nagavci ka thënë se është e rëndësishme që të kemi një konsensus të gjerë edhe brenda vendit në mënyrë që marrëveshja me Serbinë të arrihet.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të insistojë të bëhet në marrëveshje e shpejt e që do të ishte e dëmshme për Kosovën

“Ne insistojmë për një marrëveshje që është e drejtë dhe është e përshtatshme edhe në formë edhe si proces”, në Debat Plus.

Nagavci ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme dhe të në interes të Kosovës.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se në Qeverisjen Kurti dialogu do të fillojë nga poshtë duke u dhënë mundësi të barabarta çdo qytetari të Kosovës.

“Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti. Ajo do të jetë në opozitë. Është gabim që përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Republikën e Kosovës të jenë pjesë e shantazheve të vazhdueshme”.

Nagavci ka thënë se jo të gjithë serbët e Kosovës marrin paga të dyfishta dhe sipas saj ka shumë serb të pakënaqur nga Lista Serbe.

Gjoshi – Nagavcit: Lista e Vetëvendosjes me mbetje të partive të tjera

Periskopi.com Lajme

Në një diskutim të ashpër me ish-deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se në listën e Vetëvendosjes ka njerëz të dënuar nga vetë kjo parti, për vjedhje brenda saj.

“Aty ka njerëz të ricikluar, mbetje të partive të tjera, të cilët në afatin kalimtar kanë dalë në Vetëvendosje. Ju jeni një skemë piramidale që po rrëhoheni cdo ditë. Shiheni qeverisjen tuaj në Prizren. Vetëm 22 për qind e qytetarëve të Prizrenit janë të kënaqur me qeverisjen tuaj në këtë qytet. Keni shpenzuar mbi 200 mijë euro në dreka dhe darka zyrtare”, i drejtua Gjoshi përfaqësueses së Vetëvendosjes.

Ndërkaq duke komentuar listën e LDK-së dhe kandidaten e saj për kryeministre, Gjoshi tha se Vjosa Osmani mund të jetë një zonjë e mirë, mirëpo nuk dihet nëse vendos ajo në LDK apo djemtë e Isës, nëse vendos Isa apo shokët e tij.

Nagavci e VV’së: Albinin s’e japim

Periskopi.com Lajme

Ish-deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook thotë se Albin Kurti do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme.

Ajo thotë se VV edhe kësaj here do të angazhohet për ckapjen e shtetit dhe se ‘aktivistët s’mund të tërhiqen tani kur fitorja është afër’.

Keshtu shkruan ne FB:

Posti i Kryeministrit s’duhet të jetë problem dhe as pikë ndarëse.

Ndryshimet janë të domosdoshme, e ato vinë nga ata që s’janë dorëzuar e thyer në situata të ngjajshme në të kaluarën.

Nuk mund të heqësh dorë nga diçka për të cilën je angazhuar gjatë gjithë kohës me shumë punë, me përkushtim e mjaft sakrifica.

Betejat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! s’kanë qenë të lehta, aktivistët s’janë dorëzuar asnjëherë, e s’mund të tërhiqemi as tani kur fitorja është kaq afër.

Edhe kësaj here LV! angazhohet për çkapje të shtetit e për luftimin e krimit e korrupsionit së pari, për të vazhduar me zhvillimin e vendit e ngritjen e cilësisë në arsim, përmirësimin e sistemit të shëndetësisë dhe jetës së qytetarëve.

Ështē koha të realizojmë ndryshimin, jo vetëm të dëgjojmë premtime për ndryshim.

Është koha për qeverisjen e Albin Kurtit.