Arbërie Nagavci: Në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK

Periskopi.com Lajme

Pas shumë takimeve e përpjekjeve për koalicion të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit ia dha vulën kësaj çështje.

Pas Xhelal Sveçlës ku LDK’në e quajti parti tinëzare shkaku i kandidimit të Vjosa Osmanit për Kryeministre të vendit, ish-deputetja Nagavci i quan parti tradhtarësh, transmeton Periskopi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Arbëri Nagavci ua ka numëruar LDK’së sipas saj të gjitha tradhtitë që ia ka bërë VV’së.

Postimi i plotë nga Nagavci:

Lëvizja VETËVENDOSJE! me vite është angazhuar që të jetë alternativa e vërtetë për vendin.

Kemi qenë e jemi të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste.

LVV e mundi LAA (LDK dhe katër parti të tjera) në zgjedhjet e fundit në qershor 2017. Ne të vetëm kishim mbi 200 mijë vota, përderisa LAA, pra katër partitë tjera, 180 mijë vota.

Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhëtuam, kur pas VLAN-it LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014.

Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërisht, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vêrtetë.

Në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK.

#QeveriaKurti

Nagavci: Mezi po presim ta shpërndajmë Kuvendin

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë vendit drejt shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Deputetja Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, në një prononcim për Periskopin ka deklaruar se VV do të votoj pro shpërndarjes.

“Po sigurisht mezi po presim”, tha shkurtimisht Nagavci.

93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin./Periskopi/

Nagavci: Reagimet e Haradinajt dhe Bytyqit ndaj vendimit të KShC’së, janë skandaloze dhe shqetësuese

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se reagimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, janë sa skandaloze, aq edhe shqetësuese.

Madje, sipas deputetes Nagavci, janë kërcënim serioz, jo vetëm për anëtarët e KSHC-së, por për zhvillimet në arsim, për cilësinë dhe të ardhmen e të rinjve e fëmijëve tanë.

Në këtë drejtim, siç ka shkruar Nagavci në Facebook, në rrethana normale, sot me urgjencë do të duhej ftuar menaxhmentin, rektorët e prorektorët, bashkë me anëtarët e Këshillave Drejtuese të Universiteteve publike, t’i mbanin ata përgjegjës për situatën e krijuar dhe për arsyet që sollën deri te Vendimi për mosakreditimin e tri universiteteve publike.

“Në rrethana normale, menaxhmenti i një universiteti publik që nuk akreditohet do të jepnin llogari dhe dorëheqje. Te ne kjo nuk ndodhë, sepse s’kemi staf profesional e me integritet në udhëheqje të universiteteve. As Qeveria Haradinaj s’ka guxim e mundësi të bëjë një gjë të tillë, sepse shumica dërmuese e stafit udhëheqës të universiteteve publike janë persona politik, të emëruar në mënyrë klienteliste e jo rrallëherë me shkelje”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka shkruar edhe se “si në çdo sektor tjetër, ndërhyrjet brutale të qeverisë nuk pushojnë. S’njohin pavarësi institucionale e as profesionalizëm, secili vendim është klientelist, nepotist e partiak, është një garë për punësim militantësh në vendet më të rëndësishme udhëheqëse”.

Andaj, vlerëson ajo, edhe përgjegjësia duhet kërkuar tek qeverisjet që sollën arsimin në këtë gjendje.

“Tashmë me dekada është ndërhyrë në sistemin e arsimit, në dëm të cilësisë e në regres të shoqërisë, kjo duhet të marrë fund. Kjo qeveri duhet të largohet sa më parë, secila ditë më shumë më keq për vendin, më problem për të ardhmen”, ka përfunduar deputetja Nagavci.

Nagavci: Kulla e Sylejman Vokshit është vlerë e trashëgimisë historike, nuk guxon të rrezikohet

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë që Kulla e Sylejman Vokshit është një vlerë e trashëgimisë tonë historike.

Nagavci i ka quajtur korrekte reagimet e qytetarëve lidhur me veprimet e qeverisjes lokale për këtë rast .

Këto shqetësime Nagavci ka theksuar se i ka paraqitur në Komisionin për Arsim, Kulturë e Shkencë ndërsa ka kërkuar nga Ministri i Kulturës dhe drejtoresha e departamentit për Trashëgimi Kulturore vëmendje të veçantë.

Lexoni postimin e plotë të Nagavcit në Facebook:

Kulla e Sylejman Vokshit është aset jo vetëm i Komunës së Gjakovës, është vlerë e trashëgimisë sonë historike, e kulturës dhe rezistencës, andaj dhe nuk guxon të rrezikohet dhe duhet të mbrohet nga qytetarët e Gjakovës dhe krejt Kosovës.

Revolta e qytetareve, lidhur me veprimet arbitrare te qeverisjes lokale jo vetëm në këtë rast, por për vite me rradhë, duke i ndjekur interesat e individuale, e jo te komunitetit, dhe duke ndikuar seriozisht në mjedisin jetësor dhe origjinalitetin e qytetit te Gjakovës, duke degraduar në thelb çdo vlerë të planifikimit hapësinor, është e drejtë.

Krimi i organizuar, nepotizmi, klientilizmi partiak e injoranca po e ngulfasin edhe Komunën e Gjakovës, ashtu si shumicën e Kosovës.

Kjo gjë duhet të ndërprehet sa më parë, qytetarët e Komunës së Gjakovës edhe pse e shohin dhe e ndjejnë çdo ditë se janë lënë pasdore e janë injoruar duhet të rigjejnë forcën e guximin qytetar për të reaguar për të drejtën e tyre. Duhet të kërkojnë llogari e përgjegjësi ndaj secilit e secilës që tejkalon e keqpërdor kompetencat e tyre. Duhet të reagojnë për padrejtësitë dhe duhet të pengojnë proceset e vendimet e padrejta, joligjore e të dëmshme për Komunën.

Edhe pse zhvillimi i urban është proces i pashmangshëm dhe kërkesë e kohës, Komuna e Gjakovës duhet ta ketë parasysh që mbrojtja e trashëgimisë dhe e mjedisit është përgjegjësi kushtetuese e përcaktuar me nenin 52, të Kushtetutës së Kosovës, dhe në marrjen e vendimit duhet me kujdes të bëj balancim të drejtë në mes të interesave të qytetarëve për mbrojtje të mjedisit/trashegimisë, si zhvillim i qëndrueshëm dhe të zhvillimit urban.

Nagavci – PSD-së: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka vazhduar serinë e akuzave dhe kundërakuzave me ish-kolegët e saj të partisë që tani janë pjesë e PSD-së.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka akuzuar PSD-në për tradhti pasi po përkrah qeverinë e Ramush Haradinajt. Për këtë qëndrim, deputetja e VV-së ka thënë se nuk është e befasuar pasi ish-kolegët e partisë tradhtuan idealin dhe besimin e qytetarëve.

“As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre”, ka shkruar Nagavci.

“Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar një arsye nga PSD-ja për Shpend Ahmetin që do të jetë në ekip me Behxhet Pacollin e Dardan Gashin në dialogun me Serbinë.

“Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të? Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur”, ka shkruar deputetja e VV-së.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit”, ka shkruar në fund ajo.

Haxhiu: Motra e deputetes së Vetëvendosjes po plaçkitë mësimdhënësit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit.

Ajo në seancën e re, tha mësimdhënësve po iu bëhet plaqka nga organizata joqeveritare për trajnime, duke ia marrë nga 250 euro për programin udhëheqje arsimore.

Sipas saj, ky trajnim është i obligueshëm për t’u bërë drejtor. Haxhiu tha se një ndër organizatat është edhe ajo e motrës së deputetes Arbërie Nagavci, e cila po iu bën ftesë mësimdhënësve që të kryejnë këto trajnime.

Rreth 1 milionë për vjet ministria ndan buxhet për trajnime e në anën tjetër bëhen ftesë publike që  edhe zonja Nagavci i qon ftesa publikisht kandidatëve, mësimdhënësve, publikisht i fton të paraqiten sa më parë për shkak të numrit të kufizuar për këto trajnime. Pra, organizata që udhëhiqet nga Krenare Leshi që është motra e zonjës Nagavci…por unë i kam fakte që zonja Nagavci para tri dite ftesë publike i dërgon duke i thënë se duhet të vinë për shkak të numrit të kufizuar, pra mësimdhënësit po plaçkiten dhe po detyrohen të kryejnë trajnimeve”, tha ajo.

Ajo shtoi se në këtë proces ka edhe zyrtarë të MASHT-it, janë të involvuar.

Deputeti i AAK’së – Nagavcit: Vetëvendosje pajtohet veç me një pikë, atë që mos me u merr vesh për kurrgjë

Periskopi.com Lajme

Deputetët e pozitës dhe ata të opozitës janë përplasur në një debat televiziv teksa po flisnin për qëndrimet e kundërta në seancën e sotme ku u diskutua për rezolutën për dialogun, raporton Periskopi.

Ishte deputetja e PDK’së, Blerta Deliu e cila tha se është e pamundur të arrihet pajtim me Lëvizjen Vetëvendosje, madje edhe për këtë çështje.

Me ironi ndërhyri deputeti i AAK’së,Bekë Berisha, i cili tha se Vetëvendosje pajtohet vetëm me pikën “Mos me u merr vesh për kurrgjë”.

Atyre u reagoi deputetja e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci, i cila se tha se si parti pajtohen që të mos preket integriteti territorial i Kosovës. /PERISKOPI