Nurellari: Kosova nuk është në pozicion të mirë në arenën ndërkombëtare

Periskopi.com Lajme

Ardi Nurellari nga PDK’ja ka folur për gjendjen në diplomacinë e Kosovës, shkruan Periskopi.

Nurellari ka thënë se viteve të fundit Kosova ka çaluar në arenën ndërkombëtare duke e humbur ritmin që e ka pasur më herët.

Ai ka thënë se çështja e çnjohjeve nuk është akt juridik por vetëm politik.

Nurellari ka thënë se Serbia ka përdorur gjitha format më të ulta për ta dëmtuar Kosovën në diplomaci.

“Mënyrat më të ulta nga Serbia, me mjete korruptive”, u shpreh ai në Debat Plus.

“Kosova nuk është në pozicion të mirë në arenën ndërkombëtare duhet me qenë të sinqertë, politika e jashtme ka çaluar me problemet e tona të brendshme që ja kanë rrënuar reputacionin Kosovës si me gazë lotsjellës me koktej molotovi”, ka thënë ai./Periskopi/