Inter 2-1 Spezia, me këtë notë u vlerësua mbrojtësi shqiptar

Periskopi.com Sporti

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Spezian, e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi, duke e çuar numrin e fitoreve në gjashtë sosh.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Achraf Hakimi (51’) dhe Romelu Lukaku (71’) për Interin, ndërsa për Spezian shënoi Roberto Piccoli (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi anësor i Interit, Hakimi, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e mysafirëve, M’Bala Nzola që u notua me 5.5

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili pati paraqitje superiore duke u vlerësuar me 7.2.

Inter:

Spezia:

Tronditë babai i Ardian Ismajlit: Deshën ta arrestonin vetëm pse luan për Shqipërinë dhe jo Kosovën

Periskopi.com Sporti

Ardian Ismajli është prezantuar tashmë në ekipin e tij të ri, tek Specia e sapongjitur në Serie A, por ajo që ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës dhe që është zbuluar nga babai i futbollistit të kombëtares së Shqipërisë është shumë më e rëndësishme dhe e destinuar të krijojë debate.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli, i ati i Ardianit, shkruan se disa persona zyrtarë i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin, duke përdorur arsyen absurde se Ismajli luante për Shqipërinë dhe jo Kosovën.

Mesazhi i Ilmi Ismajlit

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

Mendjemadhësia është bërë problemi kryesor i Kosovës: Rastet e turpshme të futbollistëve tanë

Periskopi.com Uncategorized

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e meshkujve, është në momentin më të mirë në historinë e saj katër vjeçare. Por, kushtëzimi i Lirim Kastratit ndaj trajnerit Bernard Challandes, i jep një negativitet të shtuar ekipit që edhe ashtu po përballet me lëndime dhe probleme tjera. Për fat të keq, mendjemadhësia është bërë tepër problematike edhe nga lojtarët e tjerë.

Lirim Kastrati është një futbollist 20 vjeçar i lindur në Kamenicë. Ai luan për Lokomotivën e Zagrebit dhe ka shënuar 15 gola në 53 ndeshje në pozitën e anësorit.

Ai bëri bujë me paraqitjet e mira te Kombëtarja e Kosovës U-21. Sidomos mbresëlënëse ishte ajo ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” që e fituam me rezultat 3-1.

Stadiumi i Kikës

 

Por, kësaj here futbollisti nga Kamenica është bërë për marre pasi u pranoi publikisht se i kishte vendosur kusht përzgjedhësit Challandes për ta pranuar ftesën për ndeshjet e rëndësishme të 7 dhe 10 shtatorit, shkruan Periskopi. Z.Kastrati e kishte marrë në pyetje trajnerin Challandes duke dashur ta dinte se a do të luante për Kombëtaren. Meqë Challandes nuk i kishte dhënë përgjigjen, ashtu siç edhe duhet të veprojë një trajner profesionist, atëherë Kastrati kishte refuzuar.

Kastrati më parë luante për ekipin e fshatit të Hogoshtit, Kikën, nga i cili klub u transferua në Shqipëri e më vonë edhe në Kroaci.

Por, për fat të keq, rasti i Kastratit nuk është i vetmi. Edon Zhegrova që luan për Baselin në Zvicër, ka bërë jehonë në opinionin sportiv për shkak të mos-disiplinës dhe jetës së çuditshme që e ekspozon edhe në rrjete sociale.

Zhegrova te Flamurtari

 

Edhe në fushën e lojës, në shumë raste Zhegrova është treguar së tepërmi vetjak duke e prishur shpirtin ekipor të Kosovës.

Karriera e ish lojtarit të Flamurtarit dhe Prishtinës nuk po ecë përpara, pasi ai sërish nuk ia ka nisur mirë kampionatit zviceran.

Një rast tjetër ku lojtari u vendos para ekipit dhe e shpërfilli dashurinë për kombëtaren është edhe ai i Ardian Ismajlit.

 

Ish mbrojtësi i 2 Korrikut luante për Kosovën U-21 dhe po bëhej gati të merrte edhe ftesën nga të rriturit. Por, Ismajli vendosi t’i bënte shantazh trajnerit Challandes, që nëse nuk do ta thirrte do të shkonte te Shqipëria.  Dhe duke marrë parasysh se sa profesional është trajneri ynë, i refuzoi shantazhin dhe mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, braktisi kombëtaren te e cila ishte kapiten, për të shkuar te kombëtarja kuq-e-zi.

Veç yjeve të kombëtares së Kosovës, probleme me mendjemadhësinë kanë pasur edhe yjet e tjerë nga Kosova në kombëtaret e tjera. Xherdan Shaqiri së fundi në mënyrë të papritur ka refuzuar të pranojë ftesën e Zvicrës për dy ndeshje vendimtare, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë për Liverpoolin. Kjo ka bërë që tifozët helvetik t’i vënë në pikëpyetje karakterin, dhe një pjesë edhe ta ofendojnë.

Po njësoj ishte rasti me Lorik Canën. Cana gjatë kohës sa luante për Paris Saint Germain, kishte refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21, duke kërkuar që të ftohej menjëherë në Kombëtaren A. Shqipëria, marrë parasysh mungesat që kishte pasur, e kishte pranuar atë në ekip.

Sidoqoftë, kemi edhe shembuj mjaft të mirë në anën tjetër. Njëri prej tyre është Loret Sadiku. Për shkak të dokumentacionit, Sadiku që luan në elitën turke, nuk ka mundur të paraqitej më për Kosovën, por ai në vazhdimësi ka refuzuar Shqipërinë – të cilën e akuzon që po e pengon t’i bashkohet kombëtares së tij.

Veç këtij, mjaft të përulur e të përkushtuar në kombëtare janë edhe Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe mbrojtësi Amir Rrahmani. /Periskopi

Lufta për talente: Kosova ia mori kapitenin e shpresave Serbisë, Shqipëria ia mori kapitenin Kosovës

Periskopi.com Sporti

Lufta për talentet e reja në futboll po intensifikohet.

Dhe ç’është më e keqja, ajo nuk është e kufizuar vetëm mes dy kombëtareve shqiptare dhe kombëtareve fqinje, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Kroacisë e Greqisë. Ose edhe vendeve më të mëdha perëndimore. Por tashmë, siç shkruan Periskopi, kjo luftë është bërë edhe brendakombëtare.

Javë më parë, Arton Zekaj i nënkampionit të Francës, Lille, i braktisi shpresat e Serbisë për t’u bërë futbollist i Kombëtares së Kosovës. Ai kishte qenë madje edhe kapiten i Serbisë U17.

Por, pak javë para se Kosova të shënonte këtë sukses të madh, ajo e kishte humbur talentin në mbrojtje, Ardian Ismajlin. Ismajli kishte qenë kapiten i Kombëtares së Kosovës U21 dhe kaloi te kombëtarja e Shqipërisë.

Lufta e heshtur tashmë po bëhet edhe më e bujshme. Ishte Loret Sadiku, i cili kishte luajtur për pak kohë me Shqipërinë, e të cilën kombëtare e la sapo u formua kombëtarja e Kosovës, që së fundi ngriti zërin.

Ai deklaroi se Shqipëria po e pengonte që të luante sërish për Kosovën.

“Në një moment historik për Kosovën, kur po luante një ndeshje miqësore para se të njihej nga FIFA dhe UEFA, i thashë trajnerit të Shqipërisë që të luaja te Kosova, por më tha se do të kisha probleme nëse largohesha.”- kishte thënë ai.

Ndërkohë, tensionet e panevojshme mes dy kombëtareve u ilustruan më së miri kur Kosova e kishte mposhtur 3 me 0 Shqipërinë, pas së cilës presidenti shqiptar Ilir Meta e kishte qortuar publikisht trajnerin e asokohshëm Panucci. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në botë, që një president i vendit të qortonte trajnerin e kombëtares së tij.

E zorshme të thuhet se çka do të ndodhë më tutje, por le të lutemi që dy kombëtaret tona të mos i vazhdojnë fërkimet e panevojshme dhe luftën e madhe për talentë. /Periskopi

Kapiteni që e tradhtoi Kosovën për Shqipërinë: Jam i lindur në Kosovë por nuk jam kosovar

Periskopi.com Sporti

Pas fitores me rezultat 2:0 kundër Moldavisë, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, bëri të ditur se, përkundër që ka lindur në Kosovë, ai e përfaqëson Kombëtaren kuqezi pasi që të gjithë janë shqiptarë.

Ardian Ismajli kishte qenë pjesë e ekipi kombëtar të Kosovës U-21 dhe më pas kishte debutuar edhe për ekipin i parë, më 29 maj të vitit 2018. Këtë debutim, që ia dha trajneri Bernard Challandes, ai e bëri pikërisht në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, që Kosova e fitoi me rezultat 3:0, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, më vonë ai vendosi që ta vazhdojë karrierën me Kombëtaren e Shqipërisë. Pasi që ndeshja e vetme që e kishte zhvilluar për Kosovën ishte miqësore, FIFA ia lejoi atij ndërrimin e ekipit kombëtar.

22-vjeçari që luan për Hajduk Splitin debutoi me Shqipërinë më 17 nëntor të vitit 2018 dhe që nga atëherë i ka bërë gjithsej katër paraqitje.

“Zëvendësimet bënë të vetën, gjithë varet nga ekipi. Islanda ka fituar me Turqinë, tani jemi më afër Turqisë dhe kemi ndeshjen direkte”, ka thënë Ismajli për RTSH.

“Kosova është vendi ku kam lindur, por jemi të gjithë shqiptarë. Kemi pasur punë në mbrojtje, kanë bërë shumë lëvizje. Duhet të lëviznim gjithë kohën për të mbyllur hapësirat”.

Shqipëria garon në Grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ndërsa Kosova në grupin A. Kualifikimi përmes grupeve është mundësia e vetme e Shqipërisë për të marrë pjesë në EURO 2020, ndërsa Kosova mund ta sigurojë një vend në atë garë edhe përmes play-offs për kualifikim.

Mbrojtësi që la Kosovën për Shqipërinë merr lajm të keq

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli do të jetë jashtë fushave për tre javë.

Ismajli pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Istra 1961, që Split e fitoi me rezultat 3 me 1, shkruan Periskopi.

Klubi ka njoftuar për dëmtimin e tij në rrjetin social Facebook, duke shkruajtur: ”Të urojmë rikthim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

Ish-kapiteni i Kosovës U-21 ishte në qendër të kritikave kur zgjodhi ta lë Kosovën dhe ta përfaqësoj Shqipërinë.

Ai debutoi në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë, teksa luajti nga fillimi në miqësoren ndaj Uellsit. /Periskopi

Ismajli: Panucci më bindi, ja përse u largova nga Kosova

Periskopi.com Sporti

Ardian Ismajli duket se e ka fituar vendin e tij në kombëtaren shqiptare. Ai tashmë është rikthyer te klubi i tij, Hajdu Split, megjithatë ai nuk e ndjen lodhjen prej kombëtares.

“Jam gati për takimin ndaj Slaven Belupos. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Do të vendos trajneri nëse luaj apo jo.Për sa i përket të ardhmes jam i përqëndruar te ekipi im dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë” u shprehet mbrojtësi fillimisht.

Ai gjithashtu tregon edhe për jetën e tij në Split, por edhe për sfidën ndaj Uellsit, ku komenton sfidën me Gareth Bale. Futbollisti ka folur për “Slobodnadalmacija”, ku pranon se komunikon në anglisht, por kupton edhe kroacisht. “E futëm në xhep Balen dhe jam ilumtur. Kam luajtur mirë. Këto janë momentet më të mira të karrierës sime. Falenderoj Zotin për durimin. Besimi më ndihmoi të përkushtohem dhe punoj për periudhën e vështirë ku nuk isha as në pankinë. Kur erdhi trajneri Vuliç gjërat ndryshuan dhe më dha besim. Panuçi ishte ai që insistoi që të zgjidhja Shqipërinë” shprehet 22 vjeçari.

Nuk mund të mungonte as pyetja për largimin nga Kosova. ““Një komb, dy shtete dhe fare pak ndryshim. Me Shqipërinë luajnë shumë lojtarë nga Kosova dhe e kundërta. Megjithatë, kur u largova nga Kosova u fol shumë. Panuçi insistoi shumë për të më bindur. Isha kapiteni i U-21 të Kosovës në barazimin historik 0-0 kundër Gjermanisë, ndeshje e luajtur në Mitrovicë, por nuk më llogariste kush për ekipin përfaqësues. Çdokush ka preferencat e tij dhe Panuçi më donte mua në ekip. Ai kishte informacion të plotë për mua.”

Mbrojtësi flet edhe për fenë e tij dhe 3 kundërshtarët më të vështirë në kampionatin kroat. “Jam mysliman dhe falem 5 herë në ditë. Në Split nuk ka xhami, por në qendër të qytetit ekziston një hapësirë ku mund të falemi. Besimi është diçka shumë e rëndësishme e jetës time. Më jep fuqi dhe më ndihmon në momentet e vështira. 3 kundërshtarët më të vështirë kanë qenë Junior Fernandez, Mario Gavranoviç dhe Eros Grezda”.

Ismajli rrëfen: Pas vdekjes së Vokrrit, gjithçka ka ndryshuar te Kosova – jam i privilegjuar që luaj për flamurin kuq e zi që i përfaqëson të gjithë

Periskopi.com Sporti

Lojtari që u largua nga kombëtarja e Kosovës për tu bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë është rrëfyer ekskluzivisht për KALLXO.com lidhur me arsyet e ndërrimit të kombëtares dhe i përgjigjet kritikave për këtë.

Ish-Presidenti i ndjerë tani i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në maj të vitit 2018-të, kishte qenë si mysafir i Hajduk Splitit me një qëllim të caktuar, për të biseduar me futbollistin Ardian Ismajli dhe menaxherin e tij Enver Raça, për t’ia konfirmuar të ardhmen e lojtarit në kombëtaren e Kosovës.

Gjatë atij takimi në Kroaci, futbollisti Ardian Ismajli ia kishte konfirmuar Fadil Vokrrit, se e ardhmja e tij është Kosova dhe t’i mbronte ngjyrat e ‘Dardanëve’ edhe për Kombëtaren A, pasi ka qenë Kapiten i Kosovës U21 për ndeshjet e kualifikimeve për Evropianin 2019.

Mirëpo, Ardian Ismajli, tani ka ndërruar kombëtare, duke pranuar ftesën e Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas shkuarjes së Ismailit, ka pasur reagime të shumta nga njerëzit e sportit, e njëri ndër ta më i ashpëri ka qenë nga Sekretari i FFK-së Eroll Salihu, i cili ka thënë se Ardian Ismajli ka bërë shantazh të pastër që të ishte me çdo kusht në formacionin bazë të Kosovës.

E për t’i dhënë përgjigje të gjitha këtyre gjërave, Ardian Ismajli, në një intervistë për KALLXO. com, i ka zbuluar këto gjëra dhe ka treguar se përse e ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës.

Ardian Ismajli ka treguar se cila ka qenë arsyeja qe ka vendosur për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka thënë se është privilegj që do të luaj për shqiptarët dhe për flamurin kuq e zi.

Ai e ka zbuluar një detaj ekskluziv për KALLXO.com, duke thënë se që nga marsi i këtij viti ka pasur kërkesa nga Shqipëria, që të jetë pjesë e formacionit të saj. Tutje Ismajli ka treguar se trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, e pëlqen stilin e tij të lojës dhe ka dashur që të jetë nën urdhrat e tij.

”Nga marsi i këtij viti kam pasur kërkesë që të jem pjesë e formacionit kuq e zi. Panucci e ka pëlqyer stilin tim të lojës dhe shumë ka dashur të jem nën urdhrat e tij”, tregon Ismajli.

Ismajli ka komentuar edhe fjalët e Sekretarit të FFK-së, Eroll Salihut i cili në mediat kosovare ka thënë se Ardiani kishte bërë shantazh duke kërkuar që të jetë pjesë e formacionit për Kosovën.

“Më vije shumë keq kur dëgjoj deklarata dhe atë pikërisht nga Eroll Salihu, sepse ai më njeh mirë dhe e dinë mirë se çka ka ndodh, por do të ia lejmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit, ndryshuan gjërat në FFK, nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit”, specifikon lojtari i Hajduk Splitit.

Lojtari më i ri i Shqipërisë, ka treguar se bashkëlojtaret e tjerë te kombëtarja kuq e zi, e kanë pritur mirë dhe e kanë përkrahur.

“Po shumë mirë më kanë pritur dhe më kanë uruar mirëseardhje në grup dhe janë duke më përkrahur”, ka thënë ai.

Ardiani ka hezituar të tregoj se a do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e së shtunës që luhet prej orës 20:45 në stadiumin “Loro-Boriçi Stadium” në Shkodër, duke thënë se ajo është punë e trajnerit.

“Nuk kam përgjigje sa i përket çështjes së formacionit, është punë e trajnerit”, ka thënë Ardian Ismajli.

Salihu për ‘tradhtinë’ e kapitenit: Ai që s’e do Kosovën, s’mund ta dojë as Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka komentuar largimin e mbrojtësit Ardian Ismajli nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në drejtim të ekipit të parë të Shqipërisë.

Në Express Intervistën në KTV, Salihu ka thënë se asnjë njeri që nuk e do Kosovën, nuk mund ta dojë Shqipërinë. Ka thënë se në aspektin sportiv ka pasur shantazh nga Ismajli që ka kërkuar të jetë në ekipin e parë të Kosovës.

“Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportiv është shantazh. Nuk mund t’i garantojë trajneri askujt se do të luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Gjithçka varet nga karakteri. Shqipëria na ka lajmëruar shumë fer. Kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë”, ka thënë ai. “Ai që nuk e do Kosovën nuk mund ta dojë as kombëtaren e Shqipërisë”.

Sipas Salihut, Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos joshin më të rinjtë e Kosovës, sidomos ata që luajnë për përfaqësuesen. Sipas tij, kjo po i dëmton të dy ekipet.

Challendes flet për ‘tradhtinë’ e Ismajlit që braktisi Kosovën

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për largimin e Adrian Ismajli në drejtim të Shqipërisë.

Në një intervistë në Supersport ai ka thënë se kjo nuk është në rregull por megjithatë do të respektoj vendimin e tij.

“Ismajli i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën”, ka thënë Challandes.

“Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij”, vazhdoi trajneri.

“Kjo nuk është në rregull por duhet ta respektoj zgjedhjen e tij”, përfundoi zvicerani. /Periskopi/

U largua nga Kosova për Shqipërinë, Ardian Ismajli justifikohet kështu

Periskopi.com Sporti

”Dje ishte kapiten i Kosovës, U-21, por do ta vazhdojë karrierën internacionale te Kombëtarja e Shqipërisë” – kështu e ka nisur mediumi kroat, 24sata.hr shkrimin për largimin e Ismajlit nga ”Dardanët” drejt ”Kuqezinjëve”.

Mbrojtësi i Hajduk Split ka vendosur që të marrë pasaportë shqiptare, për të luajtur në njëren prej Kombëtareve më premtuese në kontinentin e vjetër.

Ai pranoi ftesën e Christian Panuccit, i cili e kishte kontaktuar mbrojtësin që prej gjashtë muajsh, shkruan 24sata.

”Menjëherë pas ftesës së Panuccit, unë vendosa të luajë për Shqipërinë në vazhdim, por nuk doja t’i lija miqtë të Kosovës U-21 derisa të mbaronin eliminatoret”.

”Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Andaj nuk do të ishte në rregull që të largohesha atëherë, por pas përfundimit të këtij cikli, unë e pranova ftesën e Shqipërisë”.

”Ne jemi një komb. Unë shpresoj që së shpejti të bëhemi një Kombëtare, por të dyja tani janë më ndryshe. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron më shumë mundësi të zhvillimit”.

”Pas gjithë atyre ndeshjeve me Kosovën U-21, prindërit më mbështetën t’i bashkohem Shqipërisë. Disa njerëz e gazetarë më kanë kritikuar për vendimin tim duke më thënë se s’do të kem vend te Shqipëria, por jam i sigurt në vete”.

”Do ta shohim se çfarë janë planet e Panuccit dhe nëse do të mund të luaj ndaj Skocisë në ndeshjen e radhës të Ligës së Kombeve”, tha Ismajli në mes të tjerash./Periskopi/

Image result for ardian ismajli

Ardian Ismajli e zgjodhi Shqipërinë, kërkon ndihmë në internet, ja çka i ndodhi

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli ka vendosur që ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

Ismajli e ka marrë një vendim të tillë ndërkohë që është ftuar nga përzgjedhësi Christian Panucci për dy ndeshjen e radhës, miqësoren ndaj Uellit dhe sfidës në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë, takim që luhet në këtë muaj në Shqipëri.

Ai luan në Kroaci për Hajdukun e Splitit.

‘Ardi’ së fundmi ka kërkuar ndihmë nga fansat në Facebook për një faqe e cila është hapur në emër të tij.

Shikoni postimin e mëposhtëm. 

”Nuk e shkeli premtimin që ia dhash Fadil Vokrrit”, thoshte dikur Ardian Ismajli

Periskopi.com Sporti

Rasti më i kontestueshëm ditëve të fundit është ai i ish-kapitenit të U21 Ardian Ismajlit.

Ky i fundit vendosi ta lë Kosovën për Shqipërinë, pasi nuk iu dha shumë hapsirë tek Kombëtarja A, shkruan Periskopi.

Por cila ishte deklarata e mbrojtësit të Hajduk Split pas spekulimeve se ai do ta lë Kosovën për Shqipërinë.

“Nuk e shkeli premtimin që ia dhash Fadil Vokrrit. Unë do të luajë për Kosovën, vendin tim dhe vendin e familjes sime”, kishte thënë Ardian Ismajli.

Ndërsa sot me listën e publikuar nga Christian Panucci figuron emri i Ardian Ismajlit, i cili shumë shpejt harroi premtimin që ia kishte bërë kryetarit të ndjerë Vokrri./Periskopi/

E pabesueshme: Shqipëria ia merr kapitenin Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ardian Ismajli pritet të jetë emri më i ri që i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit.

Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i përfaqësueses së 21-vjeçarëve te Kosovës, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.

Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marë një ftesë nga Panucci për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Futbollisti që aktualisht militon në Kroaci me Hajdukun e Splitit mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ku spikat me aftësitë e tij ashtu edhe në krahun e djathtë, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për këtë repart në grupin kuqezi.

Futbollisti i ri luajti ndeshjen e tij të fundit me 21-vjeçarët e Kosovës, 16 tetorin e kaluar, kur ishte në fushë në humbjen 3-0 në transfertën me Izraelin, por mungesa e një ftese nga trajneri i përfaqësueses së parë të Kosovës Bernard Challandes ka qenë me sa duket episodi i fundit që e ka shtyrë mbrojtësin drejt Shqipërisë.

Në të kaluarën Ismajli është kërkuar me ngulm nga Panucci për vetë potencialin që gëzon lojtari, dhe tani duket se në nëntor ai do të jetë përfundimisht lojtari më i ri që i bashkohet Shqipërisë, dhe i dyti rast brenda pak kohësh që kalon nga Kosova te kuqezinjtë pas Kastriot Dermakut.