Kështu e komenton Ardian Nuhiu fitoren kundër Gjilanit sot

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Gjilanit. 

Nuhiu pohoi se nuk u rrezikuan shumë nga Gjilani.

“Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Gjilani nuk na rrezikojë shumë. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Intelektualët” të cilët nuk po mund të jenë në stadium për të na përkrahur, por sigurisht përkrahja e tyre është e madhe për ekipin”, tha Nuhiu.

Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Superligë me 53 pikë, ndërkohë në xhiron e radhës udhëton në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin.

Ardian Nuhiu pa disponim pas humbjes: Duhet të mësojmë nga kjo disfatë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu duke një figurë e zhgënjyer pas humbjes 3-1 nga Prishtina në finalen e Superkupës së Kosovës që u luajt në Antali, shkruan Periskopi.

Gjilanasit patën rastet e veta në pjesën e parë, por dështuan të tregon konkret para portës së kundërshtarit.

Dhe pas takimit, Nuhiu ka thënë se futbollistët e tij duhet të mësojnë nga kjo disfatë.

”Ne rrezikuam pak më tepër për të barazuar por nuk patëm fat. Nga kjo humbje duhet të mësojmë shumë, duhet të përgatitime në vazhdim,” u shpreh fillimisht Nuhiu.

”Mendoj se fusha dhe kushtet mundësuan që të kishim një ndeshje të mirë,” përfundoi ai. /Periskopi.com/

Laureatët 2020: Ardian Nuhiu, trajneri i vitit

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës sot po vazhdon traditën e shpalljes së Laureatëve për vitin 2020, shkruan Periskopi.

Komisioni për shpalljen e laureatëve për vitin 2020, çmimin ‘Futbollistja më e mirë ‘ e ka ndarë për Blerta Shalën që luan për ekipin e Mitrovicës.

Çmimi ‘Ekipi më i mirë në futbollin e femrave’ shkoi për klubin e Mitrovicës.

Çmimin për ‘Trajnerin e vitit’ e mori trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Ceremonia po mbahet live në Klan Kosova. /Periskopi

 

Ardian Nuhiu pas fitores kundër Drenicës: E bllokuam kundërshtarin në pikët më të forta

Periskopi.com Sporti

Janë mbyllur tri takimet e sotme të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

Skuadra lidere e Superligës, Drita ka triumfuar në udhëtim ndaj Drenicës, duke konsoliduar pozitën e parë në tabelë me 39 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport” foli për triumfin ndaj Drenicës.

“Meqense orari është shume i ngjeshur, në këtë takim kemi luajtur një lojë të mira, teksa kemi bllokuar edhe kundërshtarin në pikët më të forta. I përgëzoj futbollistët për ndeshjen e mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Nuhiu.

Trajneri i Dritës i kënaqur me skuadra e tij, thotë se e meritoi fitoren

Periskopi.com Sporti

Drita fitoi duelin kryesor të kësaj jave në Superligë.

“Intelektualët” mposhtën 2-1 rivalët e Ballkanit falë dy golave të Kastriot Rexhës

 

Pas ndeshjes një deklaratë për shtyp e dha edhe trajneri, Ardian Nuhiu.

“Ndeshje e luftuar shumë, shumë e vështirë por shpirti i grupit dhe erdhëm tek fitorja”

 

“Kundërshtari ishin shumë të mirë, por shfaqëm eksperiencën dhe arritëm deri tek fitorja”

“Mendoj se ishte fitore shumë e merituar për ne, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe me shpirtin luftarak që treguan” – përfundoi Nuhiu.

Trajneri i Dritës pas fitores kundër Drenicës: Drenica nuk rrezikoi, neve na mungoi freskia

Periskopi.com Sporti

Ka mjaftuar goli i Xhevdet Shabanit që Drita t’i rrëmbej pikët e plota në ndeshje ndaj Drenicës në xhiron e 32-të në Superligë.

Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Shabani arriti të shënonte gol, e që në fund ishte vendimtar.

Drita realizon fitore të madhe kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit.

Me këtë fitore, Drita grumbullon 68 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Gjilani që luan nesër ndaj Ballkanit.

Pas ndeshjes ka folur edhe krye trajneri i Drites, Ardian Nuhiu, i cili tha se futbollistëve iu mungoi freskia në këtë ndeshje.

“Na mungoi freskia në këtë ndeshje. Krijuam por nuk e kishim freskinë të shënonim. Por sido që të jetë me rendësi është tre pikshi, dhe tani e presim ndeshjen e radhës. Gjithçka kishim nën kontroll, thjeshtë mungonte goli i qetësisë sepse Drenica nuk na rrezikoi”, tha Nuhiu për SSK.

Në xhiron e fundit, Drita luan ndaj Ballkanit, kurse Drenica ndaj Dukagjinit.