Gërxhaliu sqaron vonesën e marrjes së trupit të Dacit nga Brezovica

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 15:00, Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku bore që ra në Brezovicë, derisa po skijonte, kurse një shok i tij pësoi lëndime.

Pas nxjerrjes nga bora, trupi i pajetë i 40-vjecarit, qëndroi rreth pesë orë në bodrumin e njërit prej hoteleve të qendrës së skijimit ‘Brezovica’.

Mjekësia Ligjore arriti në Brezovicë rreth orës 20:00 për të marr trupin e Dacit, të cilin e barti nga hoteli te automjeti i tyre me ski-motor.

Mirëpo, për këtë vonesë, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë disa shpjegime.

“Ne shkojmë me kërkesë të policisë, e 55 minuta pasi na ka thënë policia, kemi shku në vendngjarje”, ka thënë Gërxhaliu.

Nënkoloneli, Basri Shabani ka thënë për Indeksonline se Mjekësia Ligjore është njoftuar nga hetuesit rajonal me të arritur në vendin e ngjarjes dhe me të marr urdhrin nga prokurori kompetent se trupi i pajetë të dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Por vonesa mund të jetë për shkak të gjendjes së rrugës e cila nga Prishtina deri në Qendrën e skijimit i merr mbi dy orë”, ka thënë Shabani!