Dyshimet e specialistëve për vdekjen e boksierit bullgar: Mungesa e përgatitjes fizike dhe përdorimi i substancave

Periskopi.com Sporti

Vdekja e boksierit bullgar, Isus Velichkov sonte në Shkodër gjatë një meçi me shqiptarin, Ardit Murja, ka shkaktuar kaos në audiencën e gjërë sportive lokale dhe jo vetëm.

Dikur gjatë rundit të pestë, Velichkov vërehet teksa e humb balancin para se të kolapsojë totalisht afër qoshes së ringut, raporton Periskopi.

Mjekët pastaj konstatuan se vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi në zemër.

Specialistët e boksit kanë dhënë konstatime të ndryshme rreth asaj se çka e bëri boksierin të pësonte sulmin në zemër, me shumicën që ishin të pajtimit se ai ka mundur të mos ketë qenë i përgatitur fizikisht sa duhet për një meç me gjashtë runde.

Një shkas tjetër thuhet të jetë përdorimi potencial i substancave të tjera.

E këto verdikte sigurisht se do të jenë një formë mbështetje për boksierin shqiptar nga Durrësi, Murja, i cili do të ndjehet i shliruar me faktin se vdekja e kundërshtarit nuk ka ardhur si pasojë e grushteve të tij. /Periskopi.com/

Shiko: Momenti tragjik kur boksieri bullgar kolapson dhe vdes në ring gjatë meçit me shqiptarin

Periskopi.com Sporti

Isus Velichkov, boksieri nga Bullgaria, vdiq në ring gjatë meçit me shqiptarin, Ardit Murja në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” natën e sontme.

Derisa po zhvillohej rundi i pestë, 21-vjeçari bullgar kolapsoi pasi fillimisht iu morën këmbët pranë qoshes së ringut, raporton Periskopi.

Panika e kaploi trajnerin e tij dhe të pranishmit pas atij momenti.

Fillimisht u raportua se ai kolapsoi pas goditjeve të rënda të marra nga Murja, mirëpo në bazë të pamjeve që shohim në videon e mëposhtme duket se në fakt ai po përjetonte komplikime shëndetësore vazhdimisht, derisa nuk shohim ndonjë goditje të rëndë të marrë nga kundërshtari.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Velichkov tragjikisht vdiq duke e tronditur gjithë audiencën sportive në Shqipëri dhe jo vetëm. /Periskopi.com/