Ardita Zejnullahu e mbyll aventurën në Lojërat Evropiane – eleminohet nga britanikja

Periskopi.com Sporti

Shigjetarja nga Kosova, Ardita Zejnullahu e ka mbyllur aventurën e saj në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” duke u eleminuar sot nga britanikja, Michaela Bryony Pitman në 1/32 e finales, transmeton Periskopi.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi tha se pjesëmarrja në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikes, ku kishte edhe emocione. /Periskopi.com/

Shiko: Pamje nga paraqitja e shigjetares kosovare në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’

Periskopi.com Sporti

Shigjetarja nga Kosova, e cila po merr pjesë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Ardita Zejnullahu ka garuar sot në kualifikimet e disiplinës hark olimpik.

Ardita përfundoi e 48-ta nga po aq garues, duke grumbulluar 500 pikë, transmeton Periskopi.

Ajo u kualifikua për në 1/32 e finale. “Nuk jam e lumtur me paraqitjen, pasi nuk ndihesha mirë me shëndetin. Shpresoj ta përmirësoj paraqitjen në garën e ardhshme”

Shigjetarja më e mirë e Kosovës do të përballet me Michaela Bryony Pittman, në garat që zhvillohen të martën. /Periskopi.com/