Njihuni me dy menaxherët kosovarë të cilët po i dërgojnë talentët në akademinë gjermane të futbollit

Periskopi.com Sporti

Besnik Bajrami dhe Argjend Uka janë dy menaxherë të rinj nga Kosova, por që po dërgojnë talentë në akademinë e futbollit JFL që gjendet në Gjermani, saktësisht në Schlotheim

Omer Haziri[18], Adnard Mehmeti[18] dhe Albin Elshani[17] që të tre këta futbollistë do të jenë në prova në akademinë gjermane JFL që gjendet në Schlotheim të Gjermanisë, raporton Periskopi.


Haziri, Mehmeti dhe Elshani në Akademinë JFL

Haziri dhe Mehmeti janë pjesë e Vushtrrisë U-19, derisa Elshani është pjesë e A & N U-17, derisa deri më 4 korrik ata do të jenë në prova në akademinë gjermane të futbollit.

Provat këtyre tre talentëve kosovarë ua kanë mundësuar menaxherët Besnik Bajrami dhe Argjend Uka, të cilët kanë marrëveshje bashkëpunimi me këtë akademi të futbollit.

Kjo akademi është e njohur në Gjermani, derisa menaxheri Besnik Bajrami në një prononcim ekskluziv për Periskopin ka treguar se si ka rënë në kontaktë me JFL.

“Tani bëhen gati 3 vjet që nga koha kur merrem me punën e menaxhimit, derisa kolegu im Argjend Uka është marrë shumë me herët me këtë punë,” ka thënë fillimisht Bajrami.

“Ne kemi kontakte direkte me akademinë dhe ne jemi zyrtarisht bashkëpunëtorë me Akademinë JFL për trojet shqiptare.

Besniku së bashku me Argjendin kanë arritur që deri tani të dërgojnë lojtarë në prova edhe në klube të njohura si Sevilla e Valencia.

“Deri tani ka disa lojtarë që i kemi dërguar në prova tek ekipet si Nurnberg, Hellas Verona, Sevilla, Valencia, Helsinki e disa klube të tjeraa nga Suedia, Finlanda, ndërsa tani kemi arritur një bashkëpunim me Akademinë JFL në Gjermani,” shtoi Bajrami.

Ambiciet e këtyre dy menaxherëve të rinj janë të mëdha dhe shpresojnë që do të arrijnë të dërgojnë lojtarë për prova edhe në ekipe shumë më të mëdha.

“Ambiciet e mia dhe të Argjendit janë të mëdha, duam që t’i dërgojmë talentët tanë në prova edhe tek klubet më profesionale në botë dhe që ata të kenë sukses e të na bëjnë krenar kombin shqiptar,” përfundoi Bajrami. /Periskopi/