Gjendet një thesar me flori dhe argjend

Periskopi.com Lajme

Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2000 monedhash floriri dhe argjendi, në bordin e një anije të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që është gjetur falë nivelit të ulët ujit në lum.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin sot me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anije tregtare kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”.