Mraz i tmerrshëm në Argjentinë – klubi i njohur i futbollit bën sevapë me të pastrehët

Periskopi.com Sporti

Sigurisht është e çuditshme për audiencën kosovare të lexojë tituj të tillë në një periudhë kur një i nxehtë i jashtëzakonshëm e ka kapluar Evropën.

Dikush me fat, si përshembull Redaksia e Periskopit, e shfrytëzon klimën për t’i balancuar temperaturat, derisa të tjerët duhet të improvizojnë me flladitëse apo edhe ujë të ftohtë për t’i futur këmbët në mënyrë që sado pak të evitohet temperatura përvëluese.

Megjithatë, në anën tjetër të botës e kanë një problem tjetër.

Shembull, në Argjentinë po regjistrohen temperaturat më të ulëta të vitit

Image

Për t’u admiruar është gjesti i klubit të futbollit, River Plate, që i ka hapur dyert e stadiumit për t’i ndihmuar të pastrehët.

Klubi argjentinas mikpriti me dhjetëra persona në nevojë që flinin rrugëve, ndërsa u ofroi atyre veshje dhe ushqim të ngrohtë për të përballuar acarin e madh.

Në orët e para të së enjtes në Buenos Aires, termometri arriti për disa kohë, nën nivelin e zero gradëve. /Periskopi.com/

Image

Pamjet shokuese tregojnë anën e errët të Messit – sorollatet si majmuni në akull nëpër fushë

Periskopi.com Sporti

Tjetër ndeshje me Argjentinën, tjetër zhgënjim për Lionel Messin.

Derisa ishte vetëm dy ndeshje larg triumfit të parë në karrierë me Argjentinën, superylli i Barcelonës dështoi të mposhte Brazilin në gjysmëfinale të Copa Americas, transmeton Periskopi.

32-vjeçari ishte jashtëzakonisht i frustruar me gjyqtarët pas ndeshjes, por pavarësisht kësaj ai është kritikuar shumë për paraqitjen që dhuroi në fushë.

Brazil v Argentina: Semi Final - Copa America Brazil 2019

Është publikuar një klip ku shihet Messi duke mos u munduar fare t’i ndihmojë bashkëlojtarët t’i bëjnë presion mbrojtjes braziliane, derisa këta të fundit me lehtësi po e qarkullonin topin nëpër fushë.

Sigurisht, Messi nuk njihet për aftësitë e tij defanzive, por është zhgënjyese ta shohim atë duke u sorollatur si majmuni në akull rreth e qark fushës për 30 sekonda në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të karrierës së tij. /Periskopi.com/

Pamjet e reja tregojnë nëse Messi kishte të drejtë që kërkoi dy penallti kundër Brazilit

Periskopi.com Sporti

Pamjet e reja tregojnë nëse Messi kishte të drejtë që kërkoi dy penallti kundër Brazilit

Brazili siguroi një vend për në finalen e Kupës së Amerikës duke mposhtur 2-0 Argjentinën.

Por kjo ndeshje nuk ka kaluar pa polemika teksa Roddy Zambrano, gjyqtari ekuadorian nuk i dha 2 penallti Argjentinës, transmeton Periskopi.

Lionel Messi së bashku me bashkëlojtarët duket se me të drejt kanë kërkuar në dy raste penalti, por gjyqtari në terren, por as VAR-i nuk kanë pranuar që të shikojnë rastet.

Në fakt, Dani Alves pengoi fillimisht brenda zonës së rreptësisë Sergio Agueron, por që për gjyqtarin nuk ishte penalti dhe në aksionin vijues Cariocët shënuan gol.

Rasti i dytë ishte kur mesfushori Arthur pengoi brenda 16 metërshit, Nicolas Otamendin, ku sërish gjyqtari heshti dhe kjo bëri që të reagojnë ashpër “Gauçosët”.

Ndërkohë, Brazili në finale do të presë fituesin e gjysmfinales Kili-Peru. /Periskopi.com/

 

Statistika e tmerrshme që do t’iu bëjë të dyshoni nëse Messi vërtet është më i miri i të gjitha kohëve

Periskopi.com Sporti

Rekordi i Leo Messit në ndeshjet eleminuese me Argjentinën është absolutisht i tmerrshëm

Lionel Messi ka luajtur në nëntë kompeticione madhore me Argjentinën dhe ende është në pritje të triumfit të parë, pavarësisht se kishte arritur tri herë deri në finale të Copa Americas dhe një herë në finalen e Kupës së Botës më 2014.

Këtë vit, Argjentina asnjëherë nuk u duk se ka ndonjë shans në Copa America, sidomos pasi dështoi të mposhte Kolumbinë dhe Paraguain gjatë fazës së grupeve, transmeton Periskopi.

Messi arriti të shënojë vetëm një gol në këtë kompeticion, dhe atë nga penalltia kundër Paraguait.

Brazil v Argentina: Semi Final - Copa America Brazil 2019

Në fakt, 32-vjeçari dështoi të kontribonte qoftë edhe me ndonjë asistim nga loja e hapur, derisa gjithashtu nuk arriti të realizojë në asnjërën nga dy ndeshjet eleminuese.

Kjo nënvizon një fakt të çuditshëm për Messin, i cili në fakt ka shënuar vetëm dy gola në ndeshje eleminatore në vitin 2007 dhe 2016 në Copa America.

Për një njeri që ka thyer çdo rekord të mundshëm te Barcelona dhe ka fituar pesë “Topa të Artë”, një rekord prej vetëm katër golave (dy gola i shënoi në Copa America Centenario) në 20 paraqitje në ndeshje eleminuese me Argjentinën është definitivisht dobët.

Është edhe më alarmuese kur e konsiderojmë se ai nuk shënoi asnjë gol në shtatë nga nëntë kompeticionet e rëndësishme ku ai ka marrë pjesë. /Periskopi.com/

Brazili mposht Argjentinën dhe e eliminon nga Kupa e Amerikës

Periskopi.com Sporti

Brazili ka fituar klasiken e Kupës së Amerikës ndaj Argjentinës, duke siguruar kualifikimin në finale e madhe të këtij kompeticioni.

Brazilianët fituan me rezultat të pastër 2:0, një 90-minutësh të luftuar dhe me shumë raste për dy skuadrat.

Lionel Messi me shokë ishin edhe në mungesë të fatit pasi që goditën dy herë shtyllën, derisa brazilianët shënuan dy gola.

Në minutën e 19, Gabriel Jesus kaloi vendësit në epërsi pas një koordinimi katastrofal të qendërmbrojtësve argjentinas.

Argjentina iu afrua dy herë barazimit me Sergio Agueron dhe Lionel Messin, por goditjet e tyre përfunduan njëra në traversë e tjetra në shtyllë.

Golin e qetësisë Brazili e realizoi me Roberto Firminon në minutën e 71.

Në finale, Brazili pret fituesin e duelit Kili-Peru, duel i cili zhvillohet mengjesin e hershëm të ditës së nesërme

Messi i akuzon gjyqtarët për disfatën kundër Brazilit

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi i ka akuzuar gjyqtarët se e favorizuan Brazilin në ndeshjen kundër Argjentinës, ku skuadra e Messit u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas disfatës me rezultat 2J në Belo Horizonte.

Ylli i Barcelonës dështoi sërish të ketë ndikim vendimtar në ndeshje me Kombëtaren e tij, pasi që Brazili i shfrytëzoi rastet që i pati dhe dy golat e Gabriel Jesusit dhe Roberto Firminos e dërguan “Selecaon” në finale kundër Kilit ose Perusë.

Por, Messi ishte i zhgënjyer nga performanca e gjyqtarit të VAR-it dhe gjyqtarit Roddy Zambrano. Në intervistën pas ndeshjes, ai e kritikoi vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros, vetëm pak kohë para se Firmino ta dyfishonte epërsinë e brazilianëve.

“Ata nuk ishin më të mirë sesa ne. Ata e gjetën golin herën dhe goli i dytë erdhi për shkak të një penalltie që nuk u akordua”, tha Messi për gazetarët.

“Ata [zyrtarët] kishin marrë vendime për shumë ndyrësira, por këtë herë as nuk e këshilluan VAR-in, kjo është e pabesueshme”.

“Kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Qysh në kontaktin e parë, ata vendosnin në favor të Brazilit dhe ndyrësirat e tyre na shpërqendruan nga ndeshja jonë”.

“Nuk ka arsyetime për ne, por duhet ta analizojmë dhe vlerësojmë këtë gjë dhe le të shpresojmë se CONMEBOL (ekuivalente me UEFA-n në Evropë, shtëpia e futbollit në Amerikën Jugore) do të bëjë diçka për këtë gjë”.

“Mendoj se ne luajtëm mrekullueshëm. Ne e bëmë një tentim të mrekullueshëm dhe ata nuk ishin superior ndaj nesh”.

Statistikat e dobëta të Leo Messit në Copa America

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht progresit të Argjentinës në gjysmëfinalen e Copa Americas, Lionel Messi nuk do të jetë shumë i lumtur me paraqitjet e tij.

Në këtë fazë, argjentinasit do të ndeshen me Brazilin, kundër të cilës do të duhet të dhurojnë një paraqitje perfekte për të fituar, transmeton Periskopi.

Mirëpo, për ta bërë këtë ata do të kenë nevojë për Messin që të jetë në formën më të lartë. Por, një gol, i cili erdhi nga penalltia, dhe zero asistime nuk janë arsye për të qenë të ngazëllyer.

FBL-COPA AMERICA-2019-VEN-ARG

Mund ta dallojmë nga paraqitja fizike e Messit se ai nuk është në gjendjen më të mirë pasi luajti aq shumë ndeshje me Barcelonën.

Tani, Periskopi ka vendosur t’i hedh një sy statistikave të “WhoScored” për Copa America për ta verifikuar si ka performuar Messi.

Uebsajti e ka listuar secilin lojtar të kompeticionit duke marrë parasysh vlerësimin mesatar nga secila ndeshje, e cila varet nga kontributi ofanziv, defanziv dhe pasimet.

Një mesatare prej 7.57 nuk është diçka që do ta bëjë pesë herë “Topin e Artë” të mburret me veten, sidomos kur ta mësojë se sa shumë lojtarë kanë performuar më mirë se ai. /Periskopi.com/

p1dehva5klslj1dj710jhq4172i9.jpg

Leo Messi pas fitores kundër Venezuelës: Kjo është e turpshme, topi dukej si lepur

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka një tjetër mundësi për të fituar trofe me Kombëtaren e Argjentinës.

“La Albacieste” kaloi në gjysmëfinale të Copa Americas pas fitores 2-0 kundër Venezuelës të premten mbrëma, transmeton Periskopi.

Tani argjentinasit i pret përballja e famshme me Brazilin, me Kombëtaren e Lionel Scalonit e cila ka humbur katër finale që nga viti 2007.

Messi ka luajtur në të katër këto finale dhe trishtimi ndikoi që ai të pensionohej nga Kombëtarja më 2016.

Sidoqoftë, pas ndeshjes së mbrëmshme, Messi u ankua për gjendjen e fushës duke thënë:

“Nuk po kaloj nëpër një kompeticion të mirë,” tha ai.

“Në fakt, fushat janë të turpshme. Është e vështirë të kontrollohet topi dhe të mbahet.

“Topi dukej si lepur, shkon nëpër çdo pjesë të fushës. Krejt çka mund të bëjmë është të adaptohemi.

FBL-COPA AMERICA-2019-VEN-ARG

“Fushat janë të tmerrshme. Kjo nuk ndihmon në mbajtjen e posedimit, ju duhet një sekond më shumë, kërcen dobët, nuk mund të udhëheqni.

“Por ne luajtëm një ndeshje të kompletuar dhe arritëm të fitojmë.” /Periskopi.com/

Braziliani Ronaldo: Përveç rivalitetit në futboll, nuk kemi asgjë kundër argjentinasve

Periskopi.com Sporti

Pasi kaluan grupet e “Copa America” në mënyrë krejtësisht të ndryshme, Brazili dhe Argjentina tani mund të takohen në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Dominuesit e Grupit A, mikpritësit e turneut, do të duhet të kapërcejnë Paraguajin, së pari, ndërsa Albiceleste kanë punë me Venezuelën.

Për skenarin, atë të një sfide të mundshme mes Argjentinës dhe Brazilit, foli edhe Ronaldo. “Fenomeni” e bëri këtë për mikrofonët e “Marca”: “Unë mendoj se ky rivalitet mes tyre i ka bërë Argjentinën dhe Brazilin më të mirë, transmeton Periskopi.

Antagonizimi i plotë na bën konkurrues, në mënyrë që njëri të jetë më i mirë se tjetri.

E shikoj tejet të shëndetshme këtë gjë. Përveç rivalitetit të futbollit, nuk kemi asgjë kundër argjentinasve. Kam shumë miq në Argjentinë, kam qenë shumë herë atje.

Shumë argjentinas kanë ardhur në Brazil për pushime, pra ekziston një marrëdhënie miqësore. Ne i quajmë vëllezërit tanë, argjentinasit këtu në Spanjë, kështu që ka një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve”.

Brazil-Argjentinë do të ishte një sfidë tejet interesante, në të cilën, fokusi kryesor do të ishte mbi Lionel Messin, me siguri.

“Pleshti”, pavarësisht se nuk ka fituar kurrë trofe të mëdhenj me kombëtaren, mbetet një yll i madh për botën e futbollit, edhe për Ronaldon. Një lojtar, që “Fenomeni” do ta shihte me kënaqësi duke luajtur për një jetë të tërë, pa u mërzitur:

“Leo është një lojtar, që i bën njerëzit të gëzojnë. Ky lloj krahasimi mes performancës së tij me Argjentinën dhe asaj me Barcelonën është i padrejtë. Unë besoj se ka një ndryshim mes dy situtatave sportive.

Jam i sigurt se Leo dëshiron të japë më të mirën për ekipin e tij kombëtar dhe për këtë po sakrifikon shumë. Mos harroni se Argjentina nuk ka arritur të fitojë trofe për shumë vite, jo vetëm në epokën e Messit”.

Një “votëbesim” i rëndë ky për Messin, talenti i të cilit arrin të zbusë edhe rivalitetin midis dy kombeve, sepse ka hyrë në zemrën e çdo braziliani. Atje, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” konsiderohet ndoshta më i forti ndonjëherë, prapa Pele. /Periskopi.com/

Messi dhuroi një prej goditje më katastrofale që kemi parë ndonjëherë kundër Katarit

Periskopi.com Sporti

Copa America, Gold Cup dhe Kupa e Kombeve të Afrikës janë tre turnetë më të rëndësishëm të këtij muaji.

Teksa Argjentina siguroi kualifikimin për në çerekfinale, në Egjipt sapo kanë filluar ndeshjet e para të grupeve për trofeun më të rëndësishëm në Afrikë, transmeton Periskopi.

Në ndeshjen ndaj Katarit, për Argjentinën përcaktues ishin golat e Martinez dhe Aguero, ndërsa Lionel Messi ishte tërësisht në hije.

Madje sulmuesi i Barçës u bë protagonist për keq në minutën 73’ të ndeshjes, teksa në tentativë për të goditur topin nga brenda zone e dërgoi tej tutje në ajër, duke na kujtuar penalltinë e Sergio Ramos ndaj Bayern Munich në sezonin 2011-2012.

Për të kopjuar dy të lartpërmendurit mendoi edhe sulmuesi i Kamerunit, Christian Basoggog, i cili në ndeshjen ndaj Guinea Bissau pati një mundësi të artë për të shënuar: 11 metra larg porte, portieri jashtë kuadrati dhe pa mbrojtës pranë tij, por topin e fluturoi në ajër, duke u bërë gazi i botës në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Argjentina fiton dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Amerikës

Periskopi.com Sporti

Messi me shokë janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Pas humbjes me Kolumbinë dhe barazimit me Paraguain, u krijua panik te Argjentina, që rrezikoi të mbetet jashtë Kupës së Amerikës që në fazën e grupeve.

Por, në ndeshjen e fundit në Grupin B, Argjentina e mundi 2-0 Katarin dhe falë edhe fitores 1-0 të Kolumbisë ndaj Paraguait – Leo Messi me shokë u kualifikuan në çerekfinale nga pozita e dytë, me 4 pikë nga tri ndeshje.

Lautaro Martinez në minutën e 4’ dhe Sergio Aguero në minutën e 82’ shënuan për fitoren e Argjentinës.

Në çerekfinale, Argjetnina do të ketë punë me Venezuelën.

Rekordi katastrofal që Messi nuk do të dëshironte ta shihnit

Periskopi.com Sporti

Është e pamundshme të mos ndjejmë keqardhje për Lionel Messin.

31-vjeçari fitoi tripletën me Barcelonën dhe ishte favoriti ta fitonte “Topin e Artë”, por në muajt e fundit gjërat kanë shkuar si mos më keq për të me Kombëtaren, transmeton Periskopi.

Aventura e Argjentinës në Kupën e Amerikës po shkon drejt zhgënjimit, pasi nga dy ndeshje ka regjistuar një humbje dhe një barazim.

Sidoqoftë, vlen të ceket se Messi kishte vendosur të pensionohej nga “La Albacieste” më 2016, kur ai në mënyrë sensacionale potencoi se do të pensionohej nga reprezentacioni.

FBL-COPA AMERICA-2019-ARG-PAR

Ai e dha këtë deklaratë pas humbjes zhgënjyese kundër Kilit në finale të Kupës së Amerikës, por ai e tërhoqi vendimin pas një bisede me zyrtarët e Kombëtares.

Tani ai mund të jetë penduar që është rikthyer sepse Argjentina ka marrë teposhtëzen që nga ajo verë.

Në fakt, Kombëtarja latino-amerikane ka fituar vetëm një ndeshje në gjashtë kompeticione të rëndësishme që prej kur Messi kishte vendosur të largohej – duke regjistruar tri humbje dhe dy barazime në proces.

Pas kësaj ecurie katastrofale, sigurisht se pesë herë “Topi i Artë” duhet të jetë duke menduar nëse kishte marrë vendimin e drejtë kur kishte vendosur të rikthehej nga pensionimi. /Periskopi.com/

Kjo Kombëtare e Argjentinës është katastrofë e vërtetë, shikoni çka bëjnë derisa Messi ka topin

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ishte figurë frustruese në barazimin 1-1 të Argjentinës me Paraguain në Kupën e Amerikës, të enjten.

Pasi barazoi nga pika e penalltisë në minutën e 57-të, ylli i Barcelonës bëri gjithçka që mundi për ta fituar ndeshjen, transmeton Periskopi.

Por nuk ia doli dhe kjo nënkuptoi se “La Albacieste” qëndron në vendin e fundit në tabelën e Grupit B dhe tani po përballet me eleminim nga kompeticioni, nëse nuk e mposht Katarin të dielën.

FBL-COPA AMERICA-2019-ARG-PAR

Madje edhe në minutën e 94-t Messi po mundohej të bënte çdo gjë të mundur për ta siguruar fitoren – por e njejta nuk mund të thuhet për bashkëlojtarët e tij.

Pamjet tregojnë Messin krejt i vetëm në mes të fushës me top përballë katër kundërshtarëve. Bashkëlojtari i tij më i afërt është 30 metra larg.

Messi nuk pati zgjidhje tjetër pos të mundohej e të kalonte të gjithë, por eventualisht e humbi topin. /Periskopi.com/

Shiko: A është ky momenti më poshtërues në futboll, Messi e tmerron kundërshtarin pa top

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi përjetoi një tjetër zhgënjim me Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjen e Kupës së Amerikës kundër Paraguait me të cilën barazoi 1:1.

Pesë herë “Topi i Artë” tash e një kohë është në kërkim të suksesit me “Albaciesten”, por duket se edhe kësaj radhe do ta ketë shumë të vështirë në Kupën e Amerikës, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, kjo nuk po e ndalon atë që të dhurojë momente magjike në fushë gjatë ndeshjes.

Gjatë një momenti në pjesën e parë, superylli argjentinas e hutoi në mënyrë brilante pa top Richard Sanchezin.

Pamjet e mëposhtme kanë shkuar viral në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Messi pas barazimit me Paraguain: Do të ishte çmenduri nëse nuk kalojmë grupin

Periskopi.com Sporti

Argjentina vazhdon të vuajë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

Dy ndeshje vetëm një pikë për Argjentinën, e cila rrezikon të mos kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Barazimi i mbrëmshëm ndaj Paraguait ja ka vështirësuar punët Albicelestes, e cila është e detyruar të fitojë ndaj Katarit në ndeshjen e fundit për të shpresuar te kualifikimi.

Lionel Messi që realizoi golin e vetëm për Argjentinën, u shpreh pas ndeshjes se ekipi do të bëjë çmos që të shmangë një eliminim qysh në fazën e grupeve.

“Do të ishte një çmenduri nëse nuk do të kualifikoheshim. Donim fitoren për t’u qetësuar, por nuk shkuan ashtu siç donim ne gjërat, kështu që do shkojmë tashmë në një mënyrë tjetër në ndeshjen ndaj Katarit”, tha kapiteni i Argjentinës.

“Pashë shumë zhgënjim në zhvesthore, por ka edhe vendosmëri për të arritur së paku të kalojmë fazën e grupeve”.

Pamjet tregojnë se Argjentina nuk ka plan konkret, thjesht ia pason topin Leo Messit tërë kohën

Periskopi.com Sporti

Ka shumë gjasa që Argjentina dhe Lionel Messi ta mbyllin një tjetër kompeticion me zhgënjim.

Messi, i cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve (e debatueshme), nuk arriti ta parandalojë humbjen 2-0 të Kombëtares së tij në ndeshjen hapëse të Copa Americas kundër Kolumbisë, të shtunën mbrëma, transmeton Periskopi.

Golat në pjesën e dytë nga Roger Martinez dhe Duvan Zapata ia siguruan Kolumbisë fitoren e parë kundër rivalit nga Amerika e Jugut në 12 vite.

FBL-COPA AMERICA-2019-ARG-COL

Argjentina tani thjesht nuk guxon të humb në dy ndeshjet e ardhshme të Grupit B kundër Paraguait dhe Katarit.

Sidoqoftë, një video është publikuar nga ndeshja e mbrëmshme që e përmbledh në mënyrë perfekte situatën e Messit tek Argjentina aktualisht.

“Vartësia nga Messi” është një fjali që përdoret shpesh te Barcelona, por duket se te Kombëtarja kjo vartësi është edfhe më e madhe.

Vetëm shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Reagon Messi pas humbjes zhgënjyese të Argjentinës në Copa America

Periskopi.com Sporti

Argjentina është mposhtur në ndeshjen hapëse të Copa America nga Kolumbia me rezultat 2-0.

Dy gola në pjesën e dytë ia siguruan fitoren kolumbianëve, me Roger Martinezin dhe Duvan Zapatan që realizuan në minutat 71′ respektivisht 86′, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj disfate, Lionel Messi është optimist se Kombëtarja e tij mund të kthehet në rrugën e duhur.

“Ka gjëra pozitive për të dalë nga kjo humbje, jemi gati të pranojmë sfidën që kemi”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.

Lionel Messi (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka kohë për t’u ankuar, duhet të shikojmë përpara, duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë, ka akoma shumë kohë deri tek përfundimi i turneut”.

“Ata mbajtën topin mirë, por nuk krijuan mundësi të qarta, por kur morëm lojën dhe filluam sulmet në pjesën e dytë, ata shënuan”.

“Kur ishim duke luajtur në mënyrën më të mirë, shënuan një gol të shkëlqyeshëm dhe kjo na kushtoi”.

“Do ta marrim këtë humbje si mësim për ndeshjet e ardhshme. Vazhdojmë të varemi nga vetja jonë. Nuk është e lehtë të fillosh me humbje, por nëse e mposhtim Paraguain, kthehemi në një situatë të rehatshme”, përfundoi argjentinasi. /Periskopi.com/

Kur s’ta don, s’ta don – Argjentina me Messin e fillon me humbje Copa American

Periskopi.com Sporti

Argjentina e ka nisur me humbje fazën grupore të turneut Copa America. Albicelestët pësuan me rezultat 2-0 nga Kolumbia në ndeshjen e parë të Grupit B të zhvilluar në Arena Fonte Nova në Salvador të Brazilit.

Wilmar Barrios pati një nga rastet e para pas gjysmë ore lojë për Kolumbinë, mirëpo topi i tij u bllokua. Menjëherë pas, pati një moment të dyshimtë penalltie për kolumbianët, mirëpo gjyqtari me ndihmën e sistemit VAR vendosi se nuk ishte penallti, transmeton Periskopi.

Një tjetër mundësi për Kolumbinë iu dha Radamel Falcaos, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Në fillim të gjysmës së dytë, Leandro Paredes pati një rast për t’u përmendur për argjentinasit, ndërsa më pas David Ospina intervenoi për mrekulli në goditjen e German Pezzellas.

Ospina bëri një tjetër pritje të mirë në rastin e Nicolas Otamendit, ndërsa një mundësi të mirë e humbi edhe Lionel Messi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 71-të, ndërsa shënoi Kolumbia. Një angazhim individual i Roger Martinez, rezultoi me golin e epërsisë.

Fitoren e vulosi Duvan Zapata (86’), i cili reagoi më mirë në zonë pas një harkimi të ulët nga Jefferson Lerma. Kështu, Kolumbia arkëtoi tri pikë dhe qëndron në krye të grupit.

Për herë të fundit, Argjentina e ka fituar këtë trofe në vitin 1993, ndërsa Leo Messi i ka humbur tri finale (2007, 2015 dhe 2016) dhe përpjekjet e tij për të fituar trofe me kombëtaren po vazhdojnë.

Paraguai dhe Katari janë dy përfaqësueset tjera që bëjnë pjesë në Grupin B, ndërsa akoma nuk e kanë zhvilluar takimin e parë.

Kualifikimin direkt e sigurojnë dy skuadrat e para në grup, ndërsa kualifikohen edhe dy kombëtare me pozicionim më të mirë në vend të tretë nga të gjitha grupet. /Periskopi.com/

Lojtarët e Nikaraguas iu vërsulën si fansa lozonjarë Messit për foto pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Argjentina të premten mbrëma demoloi Nikaraguan me rezultat 5-1 në një ndeshje miqësore.

Lionel Messi nuk kishte luajtur në gjashtë ndeshje miqësore për “Albaciesten” pas humbjes nga Franca në Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, kapiteni argjentinas iu rikthye detyrës te Kombëtarja kundër Venezuelës në mars dhe ishte prezent në formacion në fitoren kundër Nikaraguas.

Rëndësia e Messit për botën e futbollit më së miri nënvizohet nga dëshpërimi i futbollistëve të Nikaraguas për të bërë foto me të pas ndeshjes.

Shikoni imazhet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Messi poses for a selfie with Manuel RosasMarca's collage of Messi meeting Nicaragua players

 

Messi fitoi një trofe qesharak me Argjentinën pas fitores kundër Nikaraguas – titulli i parë me Kombëtaren

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi më në fund ka fituar një trofe me Kombëtaren e Argjentinës… epo, ashtu diçka.

Është mirë i dokumentar fakti se ylli i Barcelonës asnjëherë nuk ka fituar ndonjë trofe madhor me Kombëtaren derisa ka vuajtur disa zhgënjime të rënda ndër vite.

Shembulli më i famshëm është ai i vitit 2014, kur Argjentina u mposht në finale të Kupës së Botës nga Gjermania, transmeton Periskopi.

Germany v Argentina: 2014 FIFA World Cup Brazil Final

Krejt çka ka fituar në karrierë me “Albaciesten” pesë herë “Topi i Artë” është medalja e artë Olimpike me grupmoshat U20, por asgjë me skuadrën seniore.

Sidoqoftë, 31-vjeçari u pa duke ngritur një Kupë me skuadrën A të Argjentinës këtë javë, por fatkeqësisht ai trofe nuk vlen as dy qindarka.

Messi u fotografua duke mbajtur titullin shumë pak të njohur “Copa San Juan”, vetëm disa momente pasi Argjentina mposhti Nikaraguan në një ndeshje miqësore. /Periskopi.com/