Guardiola çon në qiell portierin e Kosovës, Ari Muric

Periskopi.com Sporti

Ari Muric kaloi edhe 90 minuta pa pësuar gol në portën e Manchester City mbrëmë, ku këta të fundit kaluan në çerekfinale të Carabao Cup

Pas kësaj fitoreje, Pep Guardiola ka folur vetëm për dy lojtarët, që sipas tij, ishin më të mirët në këtë ndeshje, portierin Ari Muric dhe golashënuesin e dy golave, Brahim Diaz.

“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Muric) – ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri sonte ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.

Njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, Guardiola mbrëmë u paraqit me një ekip të ri, por që duket se ia shpërblyen besimin e tij duke fituar me rezultat 2-0.

Diaz (19), shënoi të dy gola për Manchester Cityn, derisa Pep dëshiron që ta ndalon atë që të rri përgjithmonë në klub, pasi që mediat angleze kanë shkruar se ai mund të largohet pasi që kërkohet nga disa skuadra në Angli dhe Europë.

“Të luash në top skuadra nuk është lehtë për lojtarët e rinj, por ai (Brahimi) ka reguar cilësi të mira përsëri. Në stërvitje është gjithmonë i jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë ai do të jetë aset për ne”, tha Guardiola.

“Ai luajti mirë edhe kundër Oxford United në raundin e mëhershëm. Të gjithë këtu janë gati për të luajtur me skuadrën e parë, nëse do të ishte ndryshe nuk do të ishin këtu”.

Pas kësaj, Guardiola ka folur edhe për talentin anglez, Phil Foden.

“Edhe ai pati një paraqitje të mirë. Tregojë disiplinë të mirë me dhe pa top. Sulmojë si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola por në fund është një rezultat i mirëq”.

Kjo është ndeshja e dytë e Ari Muricit në Carabao Cup, ku në 180 minuta lojë ai nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka qenë shumë i sigurt në kombinim me lojtarët e tjerë të kampionit anglez./Express/