Qyteti i Kosovës që fle mbi ar (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

Tutje, në Strategji janë paraqitur të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar. Shembull, në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është vetëm 0.6 gram.

“Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t”, thuhet tutje në Strategjinë minerare.

tt

Kështu është vjedhur trofeu i Kupës së Botës

Periskopi.com Sporti

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, më 19 dhjetor të vitit 1983, ishte vjedhur në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë  kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej  e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit.

Më 19 dhjetor 1983 ,pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh.

Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

Bitcoin mund të jetë ari i ri

Periskopi.com Tech & Auto

Bitcoin mund të jetë ari i ri, por ari nuk është si Bitcoin. Vitin e kaluar 14 milionë onz ar janë gërmuar dhe 2.5 milionë Bitcoin. Edhe në vitet e ardhshme po aq ar me shumë gjasa do të nxirret nga toka.

Pyetja e madhe për Bitcoin: a është Bitcoin një mall apo kapital? Është pyetje e madhe sepse mallrat flluskojnë dhe kur ju ndodh kjo ato kalojnë nëpër disa mini-boom dhe shpërthime të cilat bien pas një periudhe kohore.

Do të ishte fatkeqësi nëse Bitcoin do të ishte si mallrat. Por edhe kapitalet dhe stoqet teknologjike flluskojnë në periudha të ndryshme kohore. Por boom-et e tyre rriten me ekonominë dhe bëhen çdo ditë e më të mëdha.

Në dy flluskat e fundit teknologjike janë shfaqur të njëjtat emra: Amazon, Apple dhe Microsoft dhe është një model që ata që besojnë tek Bitcoin duan ta shohin nga asetet e tyre kriptografike.

Aktualisht Bitcoin ngjan më tepër me një mall sepse pas flluskës së parë, pësoi një rënie të interesit dhe si rezultat vlerës. Ky proces duket si një “pasgoditje” e një malli flluskë. Por mallrat shkojnë drejt kolapsit sepse kompanitë tejet-investojnë në një gjë e më pas e tërheqin nga tregu duke shkaktuar një kolaps të çmimit. Rënia e çmimit shtyn edhe të tjerë të largohen duke krijuar kështu një rënie masive dhe përsëritje ciklesh të rënies.

Bitcoin mund të jetë ari i ri, por ari nuk është si Bitcoin. Vitin e kaluar 14 milionë onz ar janë gërmuar dhe 2.5 milionë Bitcoin. Edhe në vitet e ardhshme po aq ar me shumë gjasa do të nxirret nga toka.

Mekanizmi i kontrollit të furnizimit me Bitcoin është një prej pikave më të forta të teknologjisë dhe këtu ndahen rrugët e Bitcoin me atë të një malli. Në fakt furnizimi me bitcoin dita ditës do të bjerë derisa të ndalohet plotësisht.

Por Bitcoin nuk është as kapital por një aset unik i vështirë për tu kuptuar. Është një aset tejet i rrallë me një brend të fortë, paqëndrueshmëri të madhe dhe është teknologji e aplikuar. Pranueshmëria e kriptomonedhës po rritet dita ditës dhe bën shumë gjëra që i bën edhe ari, madje edhe më mirë.

Ari nga ana tjetër është një komoditet për përdorim praktik dhe shfrytëzohet nga qeveritë për një arsye sa të thjeshtë aq edhe të rëndësishme.

Ari është monedha e vetme e pranueshme në luftë e ndërsa letra na bëjnë punë në kohë paqeje, ari është para e vetme përballë një konflikti. Për këtë arsye qeveritë kërkojnë ar edhe sot.

Ndërsa ari mbetet monedha e vetme në kohë lufte, Bitcoin po bëhet me shpejtësi një aset i cili do të shmangë luftërat. Në një botë ku një pjesë e madhe e popullsisë së botës është nën totalitarizëm apo regjime të egra me barriera të lartë për të penguar rritjen e kapitalit, nevoja për Bitcoin si një mënyrë për të kapërcyer këto barriera vetëm sa do të rritet. Ndërsa ari mbetet kryesori, bitcoin gradualisht do të marrë pjesëza prej tij.

Këto janë fshatrat dhe qytetet e pasura me ar dhe argjend në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

Tutje, në Strategji janë paraqitur të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar. Shembull, në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është vetëm 0.6 gram.

“Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t”, thuhet tutje në Strategjinë minerare.

 

 

Vidhet tualeti prej ari, me vlerë 1 milion paund

Periskopi.com Lajme

Është vjedhur vepra e artit me një vlerë 1 milionë paund, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill.

Tualeti i instaluar 18 vite më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne është shprehur: “ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”.

Policia bën me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.

Hajnat i hynë në shtëpi, ia vjedhin revolen, plumbat dhe arin

Periskopi.com Lajme

Një qytetar nga Shtimja ka raportuar në Policia se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur disa gjëra.

Në mesin e gjërave të vjedhura janë një revole, dy karikatorë dhe pesëdhjetë copë fishekë, një sasi ar – vlera për momentin nuk dihet dhe një telefon mobil vlera nuk i dihet.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:25 dhe nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë.

Shikoni si grabiten 752 kg ar brenda 2 minutave e 30 sekonda

Periskopi.com Lajme

Një grabitje si në filma është ajo e ndodhur në aeroportin Garulhos të San Paolos në Brazil ku komandoja e armatosur me automatikë dhe armë arriti të vidhte 752 kg arë.

Në Youtube është publikuar videoja e momentit të grabitjes.

Komandoja e përbërë nga 8 banditë e ndarë në dy grupe, hyn në aeroport me dy makina të policisë ushtarake. Të veshur si agjentë grabitësit bllokuan dhe   kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën e 752 kilogramë arë të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-të

Videoja konfirmon se vjedhja ishte spektakolare e denjë për një film Hollivudi. Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste.

Ata ndihmohen nga personat prezentë të cilët u duhet të përdorin edhe një pirun për të ngritur një pjesë të mirë të arit e cila ishte shumë e rëndë.

E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, sic është filmuar edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Vlera e arit është 30 milionë dollarë. Për të kryer grabitjen banditët u detyruan të mbanin peng dy persona të sigurisë përgjegjës për transport dhe familjen e një të treti. Të gjithë janë liruar menëjherë sapo grabitësit morën ngarkesën prej 752 kg ar.

Arrestohet e dyshuara për vjedhje të arit në Prizren

Periskopi.com Lajme

Më datën 27.06.2019,  Stacioni Policor në Prizren, ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr.”Wiliam Woker” në Prizren.

Viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpër në menyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.

Pas nje pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigursisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkpunim të ngushtë me qytetarë kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990. Hetuesit policor janë duke punuar me intenzitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar. Te gjitha veprimet e marra jane bëre në konsultim me Prokurorin kujdestar/Depratamenti i krimeve te përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar  aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuares të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendren e ndalimit në Stacioni Policor Prizren.

 

Vidhen ar dhe pistoletë në Ferizaj në vlerë 1.300 euro

Periskopi.com Lajme

Persona të panjohur kanë vjedhur në Ferizaj një pistoletë të tipit Beretta me 100 fishekë kalibri 9mm dhe stoli ari në vlerë rreth 1300 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.30, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës, sipas së cilës hajnat kishin depërtuar brenda në shtëpi duke hapur me forcë një dritare.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.

 

Vodhën veturë 12 mijë euro dhe mijëra euro ari në Prishtinë, arrestohen dy persona

Periskopi.com Lajme

Njësitet policore të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, janë arrestuar dy persona për një rast vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur me datë 09.05.2019 në Prishtinë, në rrugën “Lordi Bajron”, ku viktimës mashkull i është vjedhur një veturë e tipit Suzuki (vlera 12 mijë euro), si dhe stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë vlerën rreth 6000 euro.

Puna e hetuesve policor lidhur me rastin në fjalë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative janë arrestuar dy persona:

  • R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
  • B.K, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe bastisja e tri lokacioneve, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe  gjësendet të cilat janë raportuar si të vjedhura.

I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

Para e ari vidhen në një shtëpi në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Një person ka raportuar në Polici se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash dhe një sasi stoli ari.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gelane të Suharekës, dy ditë më parë ndërsa po vazhdon të hetohet nga Policia.

Policia tregoi përmes raportit 24-orësh.

 

Cili shtet ka më së shumti rezerva të arit? Numri 5 do t’ju befasojë

Periskopi.com Lajme

Për 5.000 vjet, ari ka dëshmuar statusin e tij si ruajtja e fundit e vlerës. Investitorët e sotëm nxitojnë për të blerë metalin e çmuar.

Vendin e parë me rezervat më të mëdha të arit e zë SHBA me 8.407 ton, më pas Gjermania, Italia, Franca dhe në vendin e 5 Rusia.

Po ju sjellim 5 vendet me rezervat më të mëdha të arit.

1-SHBA

Uashingtoni thuhet se mban rezervat më të mëdha të arit në botë prej 8,407 ton. Kjo përbën më shumë se 75 për qind të rezervave valutore kombëtare.

2-Gjermania

Banka Gjermane zotëron aktualisht 3,483 ton ar, e cila përbën më shumë se 70 për qind të rezervave valutore të Gjermanisë. Rregullatori ka tentuar të riatdhesojë rreth 674 tonë ari të mbajtur nga Banka e Francës dhe Banka Federale e Rezervave Amerikane. Riatdhesimi i arit të kombit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

3-Italia

Me 2.534 ton ari në arkën e saj, Italia zbriti në vendin e tretë. Shuma përbën rreth 70 për qind të rezervave valutore të vendit. Sipas politikës së ndjekur nga Banka e Italisë, ari është investimi më i sigurt në kohën e trazirave ekonomike dhe mbrojtje ndaj luhatshmërisë së dollarit amerikan.

4-Franca

Parisi thuhet se zotëron 2,518 ton metal të çmuar, i cili përbën rreth 60 për qind të të gjitha rezervave valutore të Francës. Politikania francez Marine Le Pen, ka kërkuar vazhdimisht rritjen e shitjes së arit të kombit, si dhe riatdhesimin e të gjitha shufrave të Francës që mbahen nga shtete të huaja.

5-Rusia

Banka Qendrore e Rusisë në gjashtë vitet e fundit ka bërë blerje të mëdha të arit. Në 2017, Rusia hoqi Kinën nga lista e 5 vendeve me rezervat më të mëdha të arit. Viten e kaluar Rusia u bë blerësi kryesor i arit në botë me blerje neto 651.5 ton metrikë. Në muajin shkurt Banka Qendrore Ruse rriti grumbullimin e metaleve të çmuara në 2.149 ton.

 

Vidhet ari e para në Prizren

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku kanë vjedhur një sasi ari dhe para kesh.

Rasti ka ndodhur para dy dite dhe është nga pronari i shtëpisë. Sipas Policisë, rasti në hetime./

 

Presidenti Maduro shet rezervat e arit

Periskopi.com Lajme

Të paktën tetë ton ar u hoqën nga valutat e Bankës Qendrore të Venezuelës javën e kaluar, tha një ligjvënës i opozitës dhe tre burime qeveritare për Reuters, në shenjën e fundit të dëshirës së presidentit Nicolas Maduro, për të ngritur monedhën vendase, mes sanksioneve shtrënguese.

Ari u hoq nga automjetet qeveritare midis të mërkurës dhe të premtes javën e kaluar, kur nuk kishte roje të rregullta të sigurisë në bankë, tha legjislatori Angel Alvarado dhe tre burimet qeveritare.

“Ata kanë në plan ta shesin atë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme”, tha Alvarado në një intervistë. Banka qendrore nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Alvarado dhe burimet e qeverisë, të cilët folën në kushte anonimiteti, nuk thanë se ku po e dërgonte Banka Qendrore arin. Ata thanë se operacioni u zhvillua ndërsa kreu i Bankës Qendrore Calixto Ortega ishte jashtë vendit në një udhëtim. Në vitin 2018, 23 tonë ari u transportuan nga Venezuela në Stamboll me aeroplan, sipas burimeve dhe të dhënave të qeverisë turke, përcjell tch.

Banka qendrore bleu një pjesë të këtij ari nga kampet e minierave primitive në jug të Venezuelës dhe e eksportoi atë në Turqi dhe në vende të tjera për të financuar blerjen e furnizimeve ushqimore bazë, duke pasur parasysh mungesat e përhapura, sipas më shumë se 30 njerëzve me njohuri mbi tregtinë.

Firma e investimeve Abu Dhabi Noor Capital tha më 1 shkurt se bleu 3 ton ari më 21 janar nga Banka Qendrore e Venezuelës dhe nuk do të blejë më shumë derisa situata e Venezuelës të stabilizohet. Noor Capital tha se blerja e saj ishte në përputhje me “standardet dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi” që nga ajo datë.

Ministri i Jashtëm venezuelian Jorge Arreaza tha të mërkurën, gjatë një takimi të Organizatës Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se Banka e Anglisë kishte bllokuar pasurinë e qeverisë.

Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

Periskopi.com Lajme

Ekipet e Anti-kontrabandës sot në rajonin e Hanit të Elezit kanë kapur sasi të arit dhe barnave të kontrabanduara në një autobus.

Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një autobus të udhëtarëve të linjës Turqi-Kosovë, me ç’rast në një pjesë të autobusit janë gjetur të fshehura sasi e konsiderueshme të barnave të ndryshme.

Pas kësaj është ushtruar kontrolle trupore edhe te disa udhëtarë ku te njëri prej tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme e arit.

Barnat dhe ari janë konfiskuar derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Gjendet një thesar me flori dhe argjend

Periskopi.com Lajme

Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2000 monedhash floriri dhe argjendi, në bordin e një anije të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që është gjetur falë nivelit të ulët ujit në lum.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin sot me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anije tregtare kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”.

Rënia e lirës turke shkakton efekt edhe tek ari

Periskopi.com Lajme

“Lufta” diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit ka vënë në presion të madh lirën turke dhe si rezultat, tregtia e arit është thuajse dyfishuar në vend, pasi investitorët por përleshen për “strehën” e sigurt tradicionale.

Vëllimet e arit janë rritur në bursën e Turqisë, pasi rënia e fundit e monedhës kombëtare ka tërhequr spekulime dhe ka nxitur çmimin lokal të metaleve të çmuara.

Volumi mesatar ditor për 90 ditë raportohet të dyfishohet në 40,000 kontrata, nga rreth 17,000 në muajin mars. Në të njëjtën kohë, çmimi për një ons prej ari në lirin turk u rrit me më shumë se 50 për qind.

Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të vendit të shesin monedhat e huaja për të forcuar lirën turke. Monedha turke ka rifituar pikë me 16%, duke u treguar me 6.16 lira për një dollar amerikan të mërkurën, pas një rënieje rekord më parë këtë javë.

Në përgjithësi, lira ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit, mes shqetësimeve të investitorëve lidhur me hapat e bankës qendrore drejt shtrëngimit të politikës monetare dhe mosmarrëveshjes në rritje me SHBA.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve turq dhe ka goditur eksportet e çelikut dhe aluminit të vendit me tarifa shtesë.

Ja ku e ruajnë kosovarët arin, nuk u besojnë bankave

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Kosovës posedojnë sasi të ndryshme të metalit të çmuar, përfshirë edhe arin, por që këtë produkt vazhdojnë ta ruajnë në shtëpitë e tyre. Edhe pse bankat komerciale në Kosovë në bazë ligjore, përveç mjeteve financiare, ruajnë gjërat me vlerë, deri më tani asnjë person nuk ka marrë “guximin” që arin ta sigurojë në këto institucione.

Njëra nga to është Blerina nga Prishtina. Ajo, madje, shprehet se nuk ka informacione se ekziston një mundësi e ruajtjes së këtij produkti në institucione.

“Po kam ari, jo në sasi të madhe. E mbaj në shtëpi, nuk e di se ka mundësi ta ruaj në banka. Jo nuk e dërgoj, e përdori herë pas here”, thotë Blerina.

Por, Albana nga Mitrovica nuk beson që gjërat me vlerë t’i ruajë në bankat komerciale.
“Po kam shumë ari, kam blerë vetë, por edhe dhurata nga familjarët. Nuk u besoj bankave për ta ruajtur arin. Nuk e dërgoj asnjëherë”, thotë Albana.

Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se deri më tani asnjë nga këto rezerva nuk mbahen në këtë institucion.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,(BQK) thotë për Radion Evropa e Lirë, “se ligji i lejon BQK-së që në kushte të veçanta, konform mundësive të saj hapësinore, t’u ofrojë palëve të kualifikuara ruajtjen e artikujve (gjësendeve) në trezorë për periudha të caktuara (që mund të jenë edhe në ari apo metale të çmuara). Tarifat për këtë shërbim thuhet se janë simbolike”, thotë Ahmeti.

Ky vendim, sipas tij, merret vetëm me aprovimin dhe me përcaktimin e kushteve nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së.

Por, ekspertë për çështje financiare, shprehen se kjo çështje është e lidhur me traditën e qytetarëve që gjësendet me vlerë, siç janë paratë dhe ari, t’i sigurojnë në shtëpitë e tyre.

Megjithëkëtë, Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet financiare ende nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve që të marrin një veprim të tillë.

“Një veprim i tillë ende nuk aplikohet aq sa duhet. Dhe, duhet shumë një besueshmëri ndaj BQK-së, që sipas mendimit tim, ende nuk ka ndodhur. Por, të besojmë të gjithë se do të ndodhë kjo, do të fillojë një proces i tillë. Dhe, praktikisht, do të fitohet edhe një institucion i besueshëm në Kosovë ku njerëzit për gjërat e tilla që e kanë një vlerë edhe familjare edhe trashëgimtare, t’i ruajnë në BQK”, thotë Mustafa.

Ndryshe, Ligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës i jep të drejtën e mbajtjes së rezervave ndërkombëtare të arit apo metaleve tjera të çmuara, por që momentalisht asnjërën nga këto rezerva BQK-ja nuk e mban.

Ku i mban Rusia rezervat e saj të mëdha të arit?

Periskopi.com Lajme

Mes rritjes së pasigurisë në tregjet financiare globale të nxitura nga konfliktet gjeopolitike dhe tregtare, vendet dhe investitorët tradicionalisht kanë kërkuar siguri për arin.

Disa kombe kanë filluar të riatdhesojnë nga jashtë apo të blejnë metalin e çmuar vitet e fundit.

Vitin e kaluar, banka qendrore e Gjermanisë (Bundesbank) tërhoqi 674 ton ari nga rezervat që kishte në Paris dhe New York që prej Luftës së Ftohtë.

Në fillim të këtij viti, mediat turke kanë raportuar se Ankaraja ka tërhequr 220 ton ari që i kishte pasur jashtë shtetit dhe 28.7 ton nga Amerika. Në të njëjtën kohë, banka nacionale e Hungarisë ka në plan të riatdhesojë 3 ton ari nga Londra.

Rusia, e cila aktualisht është i pesti në mesin e vendeve me rezervat më të mëdha të arit rreth 2, 000 ton, ka qenë blerësi më i madh i metaleve të çmuara për gjashtë vitet e fundit, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Në vitin 2017, banka qendrore e vendit ka blerë 224 ton ari. Afro 2/3 e arit raportohet se mbahen në depozitat e bankës qendrore në Moskë me pjesën tjetër që mbahet në Shën Petersburg.

Dashuria e kombit për arin daton që nga epoka cariste. Në atë kohë, metali i çmuar u përdor për të rritur monedhën kombëtare. Në vitin 1894, rezervat e arit të Perandorisë Ruse arritën deri në 1, 400 ton, dhe ishin më të mëdhatë në botë deri në vitin 1904.

Minierat e arit të Rusisë  kryesisht janë të vendosura në rajonin e lindjes së largët të Magadanit. Metalet e çmuara gjithashtu janë nxjerrë në Chukotka, Yakutia, Irkutsk dhe Amur, Zabaykalsky Krai, si dhe në rajonet e Sverdlovsk dhe Chelyabinsk dhe të republikave të Buryatia dhe Bashkortostanit./Periskopi/

Hajnat e armatosur vodhën arin brenda një shtëpie në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Hajnat përdorën mollët për të kuptuar nëse brenda një shtëpie në Grashticë gjendeshin banorët e saj.

Por, pasi e kuptuan që askush nuk po u përgjigjej goditjeve me mollë, hajnat u futën në oborr me gurë në duar për të thyer xhamat e shtëpisë.

Mirëpo, hajnat u alarmuar kur kuptuan se aksioni i tyre kriminal po xhirohej nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër muret e shtëpisë së Halim Berishës në Grashticë të Prishtinës.

Pasi kuptuan që ka kamera, tre hajnat vendosën maskat dhe u kthyen për të hyrë në shtëpi pasi thyen dritaret.