Shqiptari që luan për Maqedoninë: Jam prekur me thirrjet e tifozëve ndaj meje

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi para mediave në Kroaci shpjegoi se çka ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur opioni i atjeshëm i sulmoi futbollistët se refuzuan uljen pagave nga Dinamo Zagrebi.

“Problemi më i madh ishte se planet i mësuam në mediume, ndërsa vet klubi kërkonte përgjigje të prerë, edhe pse e dinte se secili prej futbollistëve kishte klauzola të ndryshme.

Mirëpo pas 4 ditëve, u ulëm në biseda dhe shpejt u morrë vesh. Falimenderojë klubit për gjithçka që ka bërë për mua, por mendojë se e kam shlyer borxhin, pasi refuzova ofertë nga Ligat më të forta, vetëm se Dinamo kërkoi që të qëndroj.

Është e vërtetë se kam refuzuar ofertë, trefish më të larta se ajo e Dinamo Zagrebit, andaj jam prekur nga ato thirrjet në opinion se kam harruar atë që ka bërë Dinamo për mua,” ka thënë mes tjerash Ademi për “Sportske Novosti”, tha Ademi.