Ujqërit e bardhë ‘pushtojnë’ malet e Kamenicës, kamerat kurthë kapin pamje të rralla

Periskopi.com Lajme

Në malet e Kamenicës janë shfaqur ujqërit e bardhë, me qytetarët e kësaj ane të cilët janë befasuar me atë se çfarë kanë kapur kamerat kurthë

Disa ujqër të bardhë kanë ‘pushtuar’ malet e Kamenicës dhe qytetarët janë të brengosur pasi nuk kanë njohuri rreth këtij lloji të ujqërve, shkruan Periskopi.

Fotografi Arian Mavriqi ka vendosur kamera kurthë në këto male dhe i ka identifikuar këta ujqër të rrallë.

Ai ka kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët që mund të kenë informacione për këta ujqër të rrallë që nuk janë parë më herët në Kosovë.

Mavriqi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojnë edhe video të reja.

“Kjo është video që e paralajmruam sot me heret te xhiruar nga Kamera Kurthë dikun ne malet e Kamenicës. Ajo cka bjen me se shumti në sy eshte se dy nga ujqërit janë të bardhë! Kërkoj ndihmë nga krejt ju që keni njohuri mbi praninë e ujkut të bardhë në Kosovë, ka apo jo?,” shkruan Arian Mavriqi në Facebook. /Periskopi/