Tag: Arijan Ademi

Futbollisti shqiptar shpallet më i miri në Kroaci për vitin 2020
Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi është zgjedhur më i miri për vitin 2020 në Kroaci.
29 vjeçari pati paraqitje të mira dhe ishte futbollisti më i mirë tek skuadra e Dinamo Zagrebit.
Edhe pse në vitin 2019 pati probleme të shumta me lëndimet, Ademi arriti të gjej formën më të mirë gjatë këtij viti.
Arijan Ademi luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti shqiptar tregon tmerrin pas tërmetit në Zagreb
Sot në mëngjes (e diel, 22 mars) Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, është goditur nga disa tërmete të mëdha.
Kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi i ka treguar gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi për tmerrin e përjetuar mëngjesin e sotëm, kur tërmeti goditi.
Për fat të mirë futbollisti nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, kur ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese.
Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, i deklaroi Arijan Ademi nga Zagrebi gazetarit Reshat Ibrahimi.

Shikoni golin fantastik të Arjan Ademit për Maqedoninë e Veriut kundër Izraelit
Maqedonia Veriore ka barazuar rezultatin ndaj Izraelit me anë të Arijan Ademit.
Izraeli kaloi i pari në epërsi në minutën e 55-të përmes Zahavi, por nuk vonoi shumë dhe Ademi me prejardhje shqiptare shënoi për ta barazuar rezultatin.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje 5 lojtarë shqiptarë janë startues për Maqedoninë. /Periskopi.com/
#Macedonia equalise vs Israel. #ISRMKD
Goal #ArijanAdemi assistance #Alioski #LeedsUnited pic.twitter.com/8anxTXrxvJ
— Никола from the south (@NikolaManUtd) September 5, 2019

Arijan Ademi ka shënuar gol fantastik për Dinamon në kualifikimet për në Champions League
Dinamo e Zagrebit ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës hungareze Ferencvaros, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Champions League.
Golin për skuadrën kroate, në minutën e 16-të, e ka shënuar shqiptari Arijan Ademi, i cili është edhe kapiten i Dinamos. /Periskopi.com/