Superkupa evropiane i bën bashkë Ademin e Dukën

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu aktualisht gjenden në Budapest.

Ata po e përcjellin nga afër ndeshjen e Superkupës evropiane mes Bayern Munichut dhe Sevillas, me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, shkruan Periskopi.

E në stadiumin ku po luhet ndeshja, ‘Puskas Arena’, para ndeshjes Ademi pati rastin të takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Armand Duka.

Dyshja ka pasur takim miqësor, teksa kanë pozuar për një foto, duke nënvizuar miqësinë e kahmotshme mes dy federatave. /Periskopi.com/

Reagim emocionues nga presidenti i FSHF-së me rastin e dyvjetorit të vdekjes së Fadil Vokrrit

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka kujtuar ish-presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Duka shkruan se përkundër që Vokrri mungon tani fizikisht, ai do të kujtohet nga të gjithë dhe se vepra e tij nuk do të shuhet kurrë.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në dyvjetorin e vdekjes së tij janë bërë homazhe te varri i tij, ndërsa në mesin e figurave të shumta nga bota e sportit që e kanë kujtuar Vokrrin në këtë ditë është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Dy vjet më parë kemi humbur një nga njerëzit kryesorë të futbollit, një figurë kyçe të futbollit shqiptar, Presidentin e FFK-së dhe mikun tim të dashur, Fadil Vokrrin”, shkruan Duka.

“Në këto dy vite na ka munguar shumë në të gjitha dimensionet; si drejtues, si futbollist, si mik apo qoftë edhe si familjar në familjen e tij. Gjithsesi, Fadili mungon fizikisht, por vepra e tij nuk do të shuhet kurrë, do të rikujtohet nga të gjithë ata, të cilët e kanë njohur nga afër, nga të gjithë ata të cilët e kanë parë si futbollist apo e kanë njohur si drejtues të Federatës së Kosovës.

“Jam shumë i bindur që kishte shumë për të bërë dhe do të bënte shumë për futbollin kosovar për zhvillimin e tij. Me gjithë arritjet që pati në karrierën e tij dhe merita kryesore e tij për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjë të cilën futbolli kosovar po e ndjen sot dhe në zhvillimet e tij”, ka shkruar Duka.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit: ‘Futbolli nuk do të ndalet edhe nëse ka ndonjë të infektuar’

Periskopi.com Sporti

Të shumta kanë qenë pikëpyetjet këtë periudhë për sa i përket rifillimit të kampionatit, pas pezullimit afro tremujor. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që Kategoria Superiore të rifillojë në datën 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë të rifillojnë më 7 qershor. Por çfarë do të ndodhë në rast se një futbollist apo pjesëtar i stafit, rezulton pozitiv me COVID-19.

 

Në një prononcim për “RTV Dukagjini”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sqaroi se futbolli nuk do të ndalet edhe nëse ka ndonjë të infektuar tek tuk, teksa ai do të izolohet në shtëpi, ndërkohë që aktiviteti do të vazhdojnë. Kuptohet që nëse numri i të infektuarve është i lartë, atëherë zhvillimi i aktivitetit sportive, bëhet i pamundur.

 

“Uroj që asnjë qytetar apo pozitiv mos rezultojë i prekur me Koronavirus. Agresiviteti ka rënë. Do marrim të gjitha masat, që edhe nëse dikush preket, virusi të mos përhapet, pra të respektojmë ato që kemi propozuar në protokoll dhe udhëzimet e dhëna nga ekspertët. Do testojmë nëse ka shenja. Nëse ndodh, kampionati sërish do të rinisë. Thjesht do të izolojmë futbollistin e prekur. Ndërprerja është e dëmshme. Duke menduar dëmin që shkaktohet, është më mirë të kthehemi në fushë”, deklaroi veç të tjerash presidenti Duka.

Vazhdojnë shkëmbimet kontraverse, zëvendës Kryeminstri-Dukës: Nëse të dhimbset futbolli, shit Bentleyn

Periskopi.com Sporti

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë.

Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si fond ndihme për klubet dhe të gjithë ata që punojnë në futbollin shqiptar”.

Ndërkohë ai i kujtoi presidentit të FSHF-së se nuk mund të kërkojë ndihmë prej qeverisë shqiptare pasi përfitojnë nga tarifat e stërvitjes së fëmijëve nga 30 dollare deri në 70 dollarë në muaj duke mos paguar asnjë detyrim. Këtë gjë Braçe e konsideron zhvatje, ndërsa Dukën e etiketon si “fuçi fyerjesh pa kapak”.

erion brace

I gjithë debati ka nisur prej disa ditësh, kur vetë kryeministri Edi Rama refuzoi publikisht të akordonte një fond financiar të posaçëm për futbollin shqiptar, i cili do të ndihmonte në përballimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga ndërprerja e aktiviteteve sportive. Sipas Ramës, klubet kryejnë informalitet financiar duke deklaruar paga të punonjësve si “paga të punëtorëve të fasonerive”.

Replika e Erion Braçes kundër presidentit të FSHF-së Armand Duka:

Ishte: FUTBOLLI
NUK ESHTE PER HALLEXHINJ!
U be: JEP PARA PER HALLEXHINJTE E FUTBOLLIT!

SHIT BENTLEY-n TEND!
NESE PARATE NUK DALIN,
PAGUAJ ME FITIMIN TEND NGA DIGITALB!

Kaq mund te kish qene pergjigja per presidentin e FSHF.

Por sa kohe futbolli eshte nje e mire publike dhe, evazioni fiskal nje problem shume i madh per kete vend, do e zgjas pergjigjen.

Qysh javen e dyte te STOP-it te shpetues per pandemine, dy kore si ne stadium-njeri, “NA KANE RENE TE ARDHURAT”, tjetri, “DUAM PARA NGA QEVERIA”, bene bashke ca politikane hibrid, ca biznesmene te medhenj,
ca hajdute te medhenj!

Jane te njejtat fytyra, tipologji; Mendojne te vene ne veshtiresi nje qeveri qe paguan me te ardhurat qe jane ngadalesuar e deri ndalur, mendojne parate publike pa prekur fare luksin e tyre privat!

Presidenti i FSHF e nisi me tre genjeshtra per te ardhurat e #Superliges, vijoi me kerkesen per te paguar qeveria per te/ta, pas reagimit eshte ndalur te pagesat per futbollin e amatoreve, femijeve! Ai foli per “hallexhinjte e futbollit”, por deri dje, FSHF, ulerinte se “futbolli nuk eshte per hallexhinjte”!

Kombinimi i genjeshtres me propaganden, eshte si kombinimi i patologjive te tjera me #coronavirusin;

Fakt: ne futbollin e FSHF, per femijet qe luajne futboll deri ne nje kontrate profesionisti, paguajne prinderit, nis me 30 dollare/muaj ne trajnere e fusha gjithefaresh, arrin ne 70 dollare ne akademi klubesh; Keshtu marrin para nga prinderit e femijeve qe luajne edhe ne kompleksin e FSHF ne Kamze!

Pra, jo qe FSHF nuk paguan per ta, por ne ambjentet e saj marrin para nga femijet.

A quhet kjo ekonomi e futbollit qe eshte prekur nga kriza?!

ESHTE TURP KY!
KJO NUK ESHTE EKONOMI!
KJO ESHTE ZHVATJE!

Kete u mundova te them dje ne #diell, ne #TopChannel, me fakte e pa fyer kend.

Ne darke, ne nje prej instrumentave te #SISTEMIT, lexova fyerje por jo fakte.

Nuk di cila nga te #VERTETAT qe rendita, tromaksi presidentin e FSHF, e ktheu nga nje biznesmen te madh ne nje fuci fyerjesh pa kapak!

#EVERTETA E PARE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga shitja e biletave?

Te ardhurat nga biletat ne klubet e superliges jane minimale, kushtezuar nga cmime 200-400 leke per bilete e tifoze te pakte ne stadiume; Nje ndeshje eshte qe sjell te ardhura, Partizani-Tirana dhe aty, FSHF rrjep cdo lekure, njehere deri ne 25% te te ardhurave-Partizanit i mori 42 milion leke, njehere si gjobe ndaj klubeve “per sjellje jo te denje te tifozeve”, deri ne 5 milion leke.

#EVERTETA E DYTE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga sponsoret?

Te ardhurat nga sponsoret ne klubet e superliges jane po aq minimale, kufizuar ne Tirane e Durres, kryesisht nga reklama te kompanive te presidenteve ose, kompani qe ofrojne sherbime per klubet-funksionon me klering, sherbim paguar me reklame.

Une e kam thene disa here, nuk jep kush para per nje gare qe paravendoset dhe kjo eshte prova.

Me keq, FSHF eshte vete pa sponsor per garen qe organizon, hem per kampionatin e hem per kupen;
NJE JETE QE GAREN NUK JA BLE KUSH!

A quhet kjo ekonomi e kampionatit, kupes, qe eshte prekur nga kriza?

NE KETE ASPEKT AS QE KA EKONOMI,
ZERO DERI PAK LEKE SPONSORIZIME,
KETE DESHMOJNE!

#EVERTETA E TRETE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te #Superliges u kane rene te ardhurat nga e drejta televizive?

Ne fakt ka ca leke nga kjo e drejte!
Por si mund te kompesoje qeveria nje skandal??

Shikoni, FSHF ua ka marre klubeve te drejten televizive, e ka shitur per kater vjet dhe ne avance;
Me e renda, FSHF qe ka president, ja ka shitur te drejten televizive nje kompanie ku aksioner/pronar, deklaruar publikisht pak jave me pare, eshte presidenti i FSHF.

Mos u shastisni;
Kampionatin e organizon FSHF ne drejtimin e presidentit, te drejten televizive e shet ai/ajo, e ble kompania ku presidenti eshte nje nga pronaret e ku ndahet edhe fitimi!

TANI ME THONI JU QE LEXONI;
A ESHTE EKONOMI KJO?
A MUND TE PAGUAJE QEVERIA PER KETE?
UNE THEM JOOO!

Kjo ceshtje nuk eshte per tu paguar, por per tu hetuar penalisht!

Nuk ka president, zevendespresident ne fubollin gjerman qe ben kete! Madje presidenti i nje klubi epik atje, kampion bote e evrope si lojtar, shkoi ne burg per evazion fiskal.

Ish presidenti epik i federates se futbollit ne Spanje-45 tituj evropian e boteror ne ekipe kombetare te cdo moshe, u arrestua ne zyre e eshte nen proces per nje rast si ky!

Ketu, rrethi i “te paprekshmeve” me para shume, imunizuar nga nje sistem kriminal drejtesie, nuk lejon as ta thuash kete, jo me te ndertosh proces administrativ apo penal per kete rast!

Po ka nje dite te pare gjithnje, D-Day quhet!

Pra, futbolli eshte pa ekonomi;
EKONOMINE E FUTBOLLIT NUK E BEN QEVERIA, KERKUND!
Kjo eshte kryevepra e nje menaxheri te cilit pula i ben para vertete, por qe ekonomine e futbollit nuk e beri dot kurre;
Ka ndertuar nje ekonomi te rreme, te zeze, mu si SALI BERISHA ekonomine e PIRAMIDAVE qe po jep shpirt, por kerkon kompesim 100% nga qeveria!

Kur ju tha Jooo, nisi te ulerase;
VETE E KA LEJUAR QEVERIA INFORMALITETIN DHE PAGAT SI NE FASSON!

Edhe kjo eshte nje genjeshter publike;

Fakt: Ne 11 janar 2018 administrata tatimore, mbi bazen e nje detyre nga KLSH, lajmeroi kontroll fiskal ne klubet e futbollit! Kontrolli u ndalua, presidenti i FSHF nuk e lejoi, madje ndermori sulm politik publik;

Ne 18 prill 2018 administrata tatimore lajmeroi kontroll fiskal ne vend, ne FSHF, por presidenti i FSHF perseri e ndaloi, perseri ndermori nje sulm politik publik;

NJE KONTROLL I PLOTE FISKAL NUK NDODHI ME PAS, NUK U LEJUA,
NUK LEJOHET AS SOT!

Presidenti FSHF shfrytezon mrekullisht qofte kurajon e munguar per te bere ligj e rend fiskal ne kete vend, qofte komunikimin e munguar mes organeve fiskale dhe UEFA e FIFA qe transparencen e kane thelb pas arrestimeve ne to!

Por ta leme fiskun dhe qeverine menjane!

FSHF licenson klubet-JO QEVERIA,
per aktivitetin e saj, madje dhe pjesmarrjen ne garat evropiane;
KRITERI EKONOMIK ESHTE KYC PER LICENSIMIN!

Pra, po e le betejen e organeve fiskale kunder ekonomise se zeze ne futboll;
Ky/Kjo, presidenti e federata e kane detyre themelore te luftojne ekonomine e zeze kur licensojne.

Cfare kane bere ata?
KANE GENJYER NE NJE XHIRO MASHTRIMI QE U ZBULUA NGA VETE UEFA!

Kane licensuar klube pa para, me borxhe ndaj fiskut e rroga pa paguar ndaj lojtare e trajnereve, vendime te komisioneve te UEFA pa zbatuar per borxhet, ne evazion te thelle fiskal!

Kjo eshte arsyeja perse UEFA ka futur ne karantine tre vjecare FSHF per licensimin e klubeve, shoqeruar edhe me cerek milioni euro pagese si shpulle!

NE KARANTINEN E UEFA-s ESHTE!

Nga gjithe sa me siper,
ky, presidenti i FSHF ka pergjegjesi kyce;
NUK MUND TA SHKARKOJE TEK QEVERIA!
NUK E VE DOT BOTEN E FUTBOLLIT PERBALLE QEVERISE!

Kjo qeveri, fiks kjo qeveri i ka dhene futbollit me shume se 23 milione dollare!
Asnje qeveri tjeter ketu e me pare, as aty matane ku merr refencen e padobishme shpesh presidenti i FSHF.

Tani ti dale zot!
E para, me buxhetin e tij, duke nisur nga berja publike e tij per cdokend, pastaj duke e ribere ze me ze ne funksion te perballimit te krizes qe me thene te drejten ishte aty qe para pandemise, vite me rradhe;

Madje duke shtyre ne kohe perfundimin e zyres se stermadhe qe beri xheloz edhe Ceferin te UEFA-s.

Por mund te bej edhe me shume sic Albini fjala bie qe shiti shtepine, te shese Bentley-n e tij qe po ta kerkosh e gjen nga 160 mije deri ne 342 mije dollare!!

Nese parate nuk mjaftojne, atehere mund te ndaje nga fitimi i tij ne DIGITALB, aty ku ka shitur te drejten televizive te futbollit!

Nese perseri nuk mjaftojne, te bej edhe nje gje me shume, te lere te lire futbollin te luhet ne fushe, jo ne zyra e me zara ne fushe; Pra te lejoje garen, mungesa e se ciles ka vrare ekonomine e futbollit!

E ben dot?

vo: tani dy gjera personale;
E para, mos u perpiq me te fyesh, nuk me ndyn i ndyri kurre, jam aq lart sa peshtyma jote arrin deri ne fytyren tende, aq fryme ke xhanem dhe sic e di, asnje therrje doktori spo te ndihmon.

Por nuk do e le keshtu; Do flas me fakte, prova, dokumenta, jo ketu-e di qe i ke bere mute-pa ze (mos keqkuptohet kush) te gjithe; Ne UEFA e FIFA. E di qe ke mbushur dynjane se nje leter pacavure atje, anonime, e kam bere une; une kam emer e mbiemer e nuk bej llogje, mbledh dokumenta dhe tani po, po ta them se ne UEFA e FIFA letrat do ti coj une; Pas tyre edhe ne cdo organ ligjzbatues!

E dyta, per komunitetin e futbollit, prej femijeve deri tek ata qe vijne e luajne ne kombetare, mbeshteta nje pakete ekonomike e fiskale qe ben ekonomine e futbollit qe luani.

Natyrisht isha kunder e do jem qe futbolliste, madje deshtake te paguar shume nder ta, te mos paguajne ate qe e paguan edhe nje sanitare, tatimin mbi te ardhurat, por mbeshteta privatizimin e klubeve, formulen qe ju propozuat per sponsorizimet, jo variantin refernece qe nuk vlen kur behet per fushate; por variantin qe ju propozuat ne nje kontekst evropian dhe mundesish, i cili per fat te keq u rrezua (mbeti vec me mua e zevendesministrin). Kaq mundesi pata, une Bentley nuk kam!

Koronavirusi, Kryetari i FSHF’së: Sa gripra kemi kaluar ne, nuk dua ndërprerjen e kampionatit

Periskopi.com Sporti

Kategoria Superiore mbylli javën e 26-të të saj, ku dy ndeshjet e fundit u zhvilluan pa tifozë. Kjo për shkak se në orët e para të mëngjesit së të hënës u konfirmuan dy rastet e para me Koronavirus në Shqipëri.

Diçka e tillë solli një panik në vend, ku bëri që dhe qeveria të merrte vendime dhe masa drastike ku një prej tyre ishte pezullimi i ndeshjeve të futbollit. Presidenti i FSHF-s, Armand Duka i ftuar në “Pressing” sqaroi dhe situatën e krijuar në futboll:

“Në fakt është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhi në të ardhmen. Qeveria mori një vendim që ndërpret aktivitet jo vetëm sportive.

Tani detajet çfarë do të ndodhi jo vetëm me kampionatit besoj se duhet ti nxjerrin nesër aktet dhe udhëzimet. Sepse duhet të ketë diskutim sepse pasojat janë shumë të mëdha.

Sot e gjendëm një zgjidhje të shpejtë për pa spektatorë. Shëndeti është i pari, futbolli dhe biznesi janë të dytat.

Mos zhvillimi i ndeshjeve ka pasoja ekonomike. Sepse ka 20 mijë futbollistë dhe më shumë se 5 mijë që shërbejnë, ka pasoja ekonomike si e drejta televizive dhe ti nuk bën emision nëse nuk ka sport.

Nga pikëpamja sportive është e vështirë se kur do ti përfundosh dhe a do jesh pjesë e Europës nëse ke nuk ke mbyllur kampionatin. Unë mendoj se ka dhe një lloj paniku se me dy raste nuk mendoj se është ndonjë panik i madh.

Personalisht nuk do të merrja dhe masa kaq drastike. Këto lloj masash kanë pasoja.

1 muaj pezullim a je i vërtetë që të rikuperosh. Nëse virusi do të na mbylli kaq shumë brenda nuk mund të marrim kallashin kundër virusit. Shëndeti i pari por nuk besoj se duhet të jemi në kaq panik. Sa gripëra që kemi kaluar ne shqiptarët”, tha Duka.

Armand Duka: Jemi në grupin më të keq

Periskopi.com Sporti

Sot në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve, derisa Kosova dhe Shqipëria kanë zbuluar kundërshtarët e saj në Ligën C të këtij kompeticioni.

Pas shortit, Kosova gjendet në grupin tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Kurse, Shqipëria do të jetë në grupin me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ka quajtur grupin e Shqipërisë mjaft të vështirë, kur dihet distanca e largët që i bie të udhëtojnë për në tre shtetet kundërshtare.

“Shorti është short, nuk ishte keq. Por po të kemi parasysh kur luhet çdo 3 ditë, atëherë do të jetë vështirë pasi distancat e udhëtimit janë të largëta, dhe nga ky këndvështrim, jemi në grupin me të keq. Objektivat tona janë të jemi të parit në grupin ku jemi dhe të inkuadrohemi në Ligën B”, tha fillimisht ai për “Super Sport”.

Presidenti i FSHF-së: Politikanët po turren për t’i marrë meritat e Kombëtares së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të Facebook, pas humbjes së Shqipërisëndaj Francës me rezultatin 4:1.

Kreu FSHF-së iu bënë thirrje tifozëve VIP dhe atyre kuqezi që ta mbështesin ekipin Kombëtar jo vetëm në ditë të mira.

Duka nuk i kursen thumbimet për të ashtuquajtur tifoza VIP, që sipas tij turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve.

Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : ” KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA” . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë.

Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit.

Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar. /Periskopi.com/

Presidenti i FSHF-së dhe FFK-së takohen në Tiranë – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar sot një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me presidentin e FSHF-së, njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, para fillimit të kampionatit të ri dhe për të diskutuar për Komisionin Hat-Trick.

Me këtë rast presidenti Ademi konsultoi presidentin Duka për projektet e dërguara të të dyja federatave në programin e UEFA-s “Hat-Trick”, si dhe për mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për arsye të situatës së re të krijuar në futbollin kosovar ku shumë futbollistë dhe disa trajnerë nga Shqipëria janë të angazhuar në Kosovë, transmeton Periskopi.

Po ashtu u diskutua edhe për vazhdimin e licencimit të trajnerëve kosovarë me licencat UEFA të kategorive që nuk i ka ende Kosova, pasi siç dihet FFK i ka të lejuara për momentin vetëm licencën C dhe UEFA B.

Presidenti Ademi kërkoi më shumë se dy vende në vit për Pro-Licencë, që është kërkesë dhe nevojë për trajnerët kosovarë, sepse FFK nuk mund të organizojë Licencën Pro, të paktën edhe në 3 vitet e ardhshme, pasi duhet të pritet koha e paraparë për këtë nga UEFA.

Gjithsesi, UEFA deri më tash ka lejuar me procedurë të shpejtë kalimin e kategorive, ngase FFK ka ecur me rregulla strikte në çështjen e licencimit.

Në këtë drejtim Duka premtoi se do të lejojë edhe më tutje me kënaqësi licencimin e trajnerëve nga Kosova. Madje, ai, theksoi se do të mundohet që të krijojë edhe më shumë vende për Pro-Licencë për trajnerët kosovarë, gjithmonë në koordinim me UEFA-n. /Periskopi.com/

Duka: Edhe Spanja do të vuante po të ndahej Katalonia, si ne nga Kosova

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë të gjatë me gazetarin e SuperSport, Ylli Aga, ka folur në detaje për Shqipërinë dhe sezonin e Kombëtares shqiptare, derisa ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe sa janë dëmtuar ata pas pranimit të Kosovës në UEFA

Duka ka thënë se Shqipëria duhet të bëj edhe më mirë në eliminatore të Europianit, derisa ka thënë se disa nga VIP-at e kanë braktisur Kombëtaren shqiptare gjatë këtij sezoni.

Më poshtë intervista e plotë e tij….

Sa e ka zgjeruar rrethin miqësor pozicioni i presidentit?

– Patjetër që e ka zgjeruar shumë, sepse komuniteti i futbollit është i madh. Pozicioni i Presidentit është i tillë që ka marrëdhënie me të gjithë.

Dasma e Hysajt?

– Jam i gëzuar kur kemi festa, dasma. Martojmë çunat. Dasmë shumë simpatike, të gjithë pjesëmarrësit u gëzuan. Edhe vetë kapiteni u gëzua.

Ftesa e radhës, sërish për një dasmë?

– Kemi një dasmë tjetër, me Lenjanin, në korrik.

Përshtypjet tuaja të para të Kombëtares me Edy Rejan?

– Ekipi ai është, por në këndvështrimin tim duket një dëshirë më e madhe, më shumë besim më shumë atmosferë pozitive.

U zhgënjyet nga humbja me Islandën, me vetëm një gjuajtje në portë?

– Ka shumë raste në futboll kur thuhet se meritonim më shumë, por ky ishte nga ato rastet ku vërtet meritonim më shumë. Duke parë dhe karakteristikat e ndeshjes, mbajtjen e topit 53% me 47% për ne, kornet 7 me 1, rastet, mendoj se meritonim më shumë se zero pikë. Këto që përmenda unë pak mbahen mend në futboll. Mbahet mend rezultati. Me pak më shumë përqendrim, mund ta kishim evituar humbjen.

Çfarë të pëlqeu më shumë, përveç fitores, me Moldavinë?

– Mendohet se ishte një ndeshje më pozitive se ajo me Islandën, por mbase në Islandë u luajt më mirë, u prodhua më shumë futboll, kishte më shumë kualitet për ne. Nuk janë ndeshje të ngjashme. Moldavia ishte e vështirë, të gjithë ishim nën presion, sepse goli erdhi me shumë vonesë. Madje në shënimin e golit të parë patëm edhe pak fat, me një karambol të Roshit që u kthye në asist për Cikalleshin. Një fakt tjetër që na gëzoi, sepse Cikalleshi ishte në krizë goli në ekipin kombëtare. Urojmë që ai gol t’u ketë hapur udhë golave të tjerë.

E shihni diçka pozitive faktin që skuadra u tregua e duruar, pasi nuk po gjente hapësira në mbrojtjen e Moldavisë?

Moldavia ishte një ekip që luante futboll, e kisha menduar se do mbronte dhe largonte topin. Psikologjikisht, skuadra jonë ishte përgatitur për ta fituar ndeshjen, lojtarët nuk shkuan në panik, por edhe forcat e reja që u hodhën në fushë, sidomos Roshi, i dhanë një impuls dhe entuziazëm lojës. Profesionalisht, ekipi ishte i përqendruar, besonte te fitorja dhe ia arriti.

Çfarë ndryshimi patë te trajneri Reja nga periudha që zhvilluat bisedimet, firmosët kontratën, e deri te ditët e stërvitjes dhe te ndeshjet?

– Nuk kam parë ndonjë ndryshim. Kam parë të njëjtin njeri që kam parë në fillim dhe në ditët e ndeshjes. Mendoj se, përveçse është një ekspert futbolli, dhe këtë e thotë karriera e tij e gjatë, është një njeri që komunikon shumë, e motivon ekipin dhe besoj se merr afër 100%-shit të asaj që ka skuadra. Taktikisht i instrukton shumë mirë dhe i motivon shumë mirë.

Do të donit ta kishit përzgjedhur më parë?

Nuk është se nuk e kam menduar më parë Edy Rejan, madje e kam tentuar disa vite më parë, por ai nuk ka dashur të vijë në Shqipëri në atë kohë.

6 pikë në 4 ndeshje, ndërkohë që tri skuadrat kryesore, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 9 pikëve. Matematikisht, mund të luajmë për gjithçka…

– Ky grup ka qenë i vështirë që në fillim. Asnjëherë nuk kemi menduar që jemi skuadra më e mirë. Jemi skuadra që duhet të luftojmë deri në fund dhe nëse bëjmë maksimumin tonë mund të arrijmë gjithçka. Maksimumi ynë nuk janë vetëm rezultatet me Andorrën dhe Moldavinë, por edhe ndaj ekipeve që janë në renditje më lart si Shqipëria. Turqia e fitoi ndeshjen me Francën në të gjitha parametrat, por pas 3 ditësh humbi me Islandën. Edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë kundër tre kundërshtarëve më të fortë në grup. Në çdo ndeshje duhet të hyjmë si të barabarta, pastaj se çfarë prodhon fusha e lojës… E përsëris, nuk është se gjërat janë vështirësuar, kaq të vështira kanë qenë që në fillim.

Për ne gjërat duken të komplikuara, por për kombëtaren tjetër shqiptare, Kosovën, gjërat duken me entuziaste…

– Kam parë ndeshjen me Bullgarinë dhe atë me Malin e Zi, i kam ndjekur në SuperSport. Kanë qenë ndeshje të interpretuara shumë mirë, me mobilizim dhe atmosferë pozitive. Rezultatet nuk janë të rastësishme. Është një ekip i përgatitur mirë, ka një trajner shumë të mirë dhe është shumë e rëndësishme që ka një atmosferë shumë pozitive rreth ekipit dhe gjithkund në Kosovë. Atmosfera rreth ekipit kombëtar te ne nuk ka qenë shumë e mirë kohët e fundit, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por në përgjithësi. Kur shkuan në Europian nuk kishim ku t’i akomodonim VIP-at dhe politikanët, kurse sot asnjë nuk na vjen në stadium. Një ekip modest ka nevojë për mbështetje maksimale dhe atmosferë pozitive nga të gjithë.

Mos po vuajmë faktin që jemi të ndarë?

– Patjetër, sepse nëse do të ishim më shumë, do të kishim më shumë alternativa. Disa nga kualitetet e Kosovës mbase do të ishin pjesë e Shqipërisë, por ky është një fakt dhe nuk mund të merremi më të analizojmë apo ta ç’bëjmë. Ne duhet të mësohemi dhe të jetojmë me këtë realitet dhe të ndërtojmë dy skuadra kompetitive.

Edhe Katalunja po të ndahej nga Spanja, ndoshta do ta vuante “La Roja”…

– Patjetër, Pique do të luante me Katalunjën.

Zyrtare: Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Një vit më parë Duka fitoi garën më të fortë për postin e presidentit të FSHF përballë një rivali që e cilësoi hapur si mbeshtetje të qeverisë, ndërsa sot kruen i FSHF-së siguroi një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s duke siguruar 36 vota nga 55 të mundshme.

Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv, pasi Boranbajev i Kazakistanit kishte vendosur që të tërhiqte kandidaturën e tij një ditë para Kongresit. Kreu i FSHF-së u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave.

VOTAT

Shandor Csanai – Hungari 49

Luis Rubiales – Spanjë 47

Davor Shuker – Kroaci 47

Fernando Gomes – Portugali  45

Jesper Mëler Kristensen – Danimarkë 40

Armand Duka – Shqipëri 36

Andri Pavelko – Ukrainë 27.

Kjo është hera e parë që futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga presidenti Duka në qeverinë europiane.

Po cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një anëtari të Komitetit Ekzekutiv në UEFA?

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s. Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 anëtar të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s, dy anëtar zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Europianë (ECA) dhe një anëtar që zgjidhet nga Ligat Europiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.

Anëtarët dhe zëvëndëspresidenti

Komiteti Ekzekutiv nuk mund të ketë më shumë se një anëtar nga një federatë që është anëtare e UEFA-s. Ky rregull nuk aplikohet për anëtaret femra ose për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe Ligat Europiane.

Duka fitore

Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv, me përjashtim të Presidentit dhe anëtarëve të gjinisë femërore, ka një rol aktiv (përshembull president, zëvëndëspresident, sekretar i përgjithshëm ose administrator i deleguar) në Federatën respektive. Komiteti Ekzekutiv zgjedh një zëvendës president të parë, katër zëvendës president të tjerë nga propozimet e Presidentit të UEFA-s. Presidenti mund ti japë funksione specifike ndaj cilitdo nga zëvendës presidentët.

Zgjatja e mandatit

Mandati i Presidentit dhe i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur në Kongres ka një kohëzgjatje katër vjeçare. Tetë anëtarë dhe presidenti, zgjidhen çdo dy vite. Zgjatja e mandatit të dy anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe nga Ligat Europiane është katër vjeçare. Asnjë person nuk mund të jetë president ose anëtar i Komitetit Ekzekutiv më shumë se tre mandate, si radhazi por edhe të ndarë. Nuk mund të zgjidhen anëtarë me moshë mbi 70 vjeç.

Duka FSHF

Nëse një vend lihet vakant, në Kongresin e zakonshëm të radhës zgjidhet një anëtar zëvendësues deri në fund të mandatit të atij që largohet. Nëse vendi lihet vakant gjatë vitit të fundit të mandatit nuk zgjidhen anëtarë zëvendësues. Mandati i presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv fillon me mbylljen e kongresit në të cilin zgjidhen dhe përfundon në mbyllje të kongresit në të cilin zëvendësuesit zgjidhen dhe ratifikohen.

Pushteti

Komiteti Ekzekutiv mund të adoptojë rregulla dhe vendime mbi të gjitha çështjet që nuk kanë të bëjnë në juridiksionin legal ose statutor të Kongresit të UEFA-s ose të një organi tjetër. KE administron UEFA-n, me përjashtim të rasteve kur të tilla aktivitete janë deleguar, ose disa detyra menaxhimi i janë deleguar nga Statutet e UEFA-s presidentit të UEFA-s ose Administratës UEFA.

Duka: Kombëtarja po dëmtohet nga xhelozia

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ftuar në emisionin “Ora Skaner” ka komentuar situatën që po përjeton Kombëtarja jonë, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Për sa i përket agresivitetit të lartë që është treguar ndaj skuadrës kuqezi pas humbjes ndaj Izraelit, Armando Dukashprehet:

“Segmente të caktuara, që për arsye xhelozie personale kanë goditur së fundmi ekipin Kombëtar. Është gjynah t’iu biesh më qafë djemve të ekipit tonë përfaqësues, sepse e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër disfatën ndaj Izraelit.

Ndoshta stafi teknik nuk e përgatiti siç duhet ndeshjen ndaj Izraelit në aspektin mental. Ishim euforikë në atë takim. Unë këtë e kam pranuar edhe pas ndeshjes një gjë të tillë. Kemi bërë keq të gjithë.

Duke filluar nga unë kam bërë keq në sfidën ndaj Izraelit, kjo pasi nuk kam bërë sa duhet për të motivuar psikologjikisht ekipin Kombëtar para sfidës. Ndërkohë që edhe stafi teknik duhet ta analizojë më gjatë këtë humbje duke u nisur nga fakti se cili lojtar nuk iu përgjigj taktikisht”, shprehet presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Duka: Kjo gjë nuk guxon të ndodh me Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mendon se lojtarët nuk duhet t’i fusin në konflikt me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka thënë se dëshiron që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

“Nuk kemi asnjë problem dhe nuk kemi pasur me Federatën e Kosovës. Kemi punuar edhe natën për të nxjerrë minutat e lojtarëve që kanë luajtur në të kaluarën për Shqipërinë e që zgjodhën të luajnë për Kosovën vetëm që të jenë të gatshëm për lojë. Nuk mund të fsheh dëshirën që çdo futbollist i mirë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, gjithmonë do ta them këtë, por në fund është vendimi i lojtarit se për cilën skuadër do të luajë:, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht se çfarë lojtari është, nuk duhet dhe nuk do të ndodhë që të na çojë në konflikt me Federatën e Kosovës. E kam vështirë ta quaj konkurrente Kosovën… Uroj që kurrë mos të qëllojë të ndeshemi. Vazhdoj ta konsideroj një dhe e kam vështirë t’i konsideroj dy ekipe. Ka qenë e pamundur që ndoshta ne ta bindim çdo shqiptar të luajë për Shqipërinë”, shtoi ai.

“Por, në politikat tona kemi bërë mirë që kemi pasur derën hapur dhe kemi ftuar gjithkënd të luajë për ngjyrat kuqezi. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë, pa cenuar në zgjedhjen e askujt”, përfundoi presidenti Duka.

Duka vështirë të pranojë se shqiptarët përfaqësohen me dy ekipe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

Periskopi.com Sporti

Dhe, në bazë të kësaj edhe do të veprojë federata që udhëheq ai tash e shumë vjet. Por ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktohen se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë Duka e tha të martën në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe “Mirënjohjen për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”.

Kosova nderon Armand Dukën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, është vlerësuar nga sportdashësit dhe qeveria e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Prishtinë, ai ka marrë “Mirënjohjen” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky vlerësim, është dhënë për kontributin e madh që Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, ka dhënë në kualifikimin dhe paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian Francë 2016, si dhe për mbështetjen e fuqishme që i bëri pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në FIFA dhe UEFA”, thuhet në njoftimin e FSHF-s.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Presidentit Duka kjo “Mirënjohje” i është dhënë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Kujtim Shala i cili ndër të tjera theksoi: “Këtë mirënjohje ne ja japim zotit Armand Duka për kontributin e madh që ka dhënë për futbollin shqiptar, e në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës. Shpresojmë që bashkëpunimi midis dy Federatave motra, të vazhdojë edhe në të ardhmen, si deri më tani”.

Presidenti Duka ka falënderuar mikpritësit, ndër të tjera theksoi: “Jam vërtet i emocionuar dhe kjo është dita më e lumtur e jetës time. Falënderoj me këtë rast Ministrin Shala dhe Kryetarin Vokrri për këtë nder që më afruan. Ne, jo vetëm që do ta forcojmë bashkëpunimin vëllazëror që kemi me njeri tjetrin, por do të vazhdojmë të jemi një, e të punojmë bashkërisht me FFK për ecjen përpara të futbollit gjithëshqiptar”.

Pritja dhe ceremonia e zhvilluar ka kaluar në një atmosferë vëllazërore.