U rrahën e u gjuajtën me armë zjarri, arrestohen 3 persona në Rahovec

Periskopi.com Lajme

Katër persona janë rrahur të enjtën në Rahovec, ku njëri prej tyre ka ikur nga Policia e Kosovës ndërsa tre janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, janë rrahur mes vete dhe dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri. Në vendin ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Rasti është në procedurë.

Tre të vdekuar pas të shtënave me armë zjarri në Oklahoma

Periskopi.com Lajme

Të paktën tre persona kanë vdekur në Oklahoma, pranë një dyqani ku pati të shtëna me armë zjarri, përcjell Periskopi lajmin e Independent.

Numri i viktimave u konfirmuar nga shefi i policisë, Duncan Danny Ford i cili tha se viktimat janë vrarë jashtë dyqanit dhe gjendeshin pranë një veture.

Në vendin e ngjarjes është raportuar edhe për disa të plagosur ndërsa policia ende nuk e ka dhënë numrin e saktë të tyre.

“Kemi tre persona të vdekur. Dy meshkuj të bardhë dhe një femër të bardhë po ashtu. Dy viktimat ishin brenda veturës, ndërsa njëra ishte jashtë”, tha shefi i policisë.

Sipas të dhënave, ai tha se deri më tani dihet se vetëm njëri nga viktimat ishte i armatosur.

Këto dyqane të quajtura “Walmarts” në të gjithë vendin kohët e fundit kanë qenë cak i të shtënave ndërsa këto të fundit vijnë pas dy sulmeve në El Paso, Texas, ku 22 njerëz u vranë, dhe një tjetër në një vend në Mississippi, ku mbetën dy të vrarë./PERISKOPI

 

Pas Prishtinës, edhe në Pejë plagoset një person

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash në Pejë janë dëgjuar të shtëna armësh meqë rast një person ka mbetur i plagosur, raporton Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth 12:42 kemi marrë informacione për disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë. Me këtë rast një person ka mbetur i plagosur në këmbë, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe po trajtohet nga mjekët. Personi që ka shtënë me armë zjarri ka ikur nga vendi i ngjarjes por identiteti i tij është i njohur për policinë”, ka thënë Rugova.

Vetëm pak minuta para këtij rasti, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Prishtinë.

Pikërisht mbrapa Teatrit Kombëtarë janë parë edhe njësite policore të cilat po merren me rastin.

Ndërsa, lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit eshte plagosur nje person. I njejti eshte derguar per tretman mjekesor. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin  vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti.

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Pikërisht mbrapa Teatrit Kombëtarë janë parë edhe njësite policore të cilat po merren me rastin.

Ndërsa, lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit eshte plagosur nje person. I njejti eshte derguar per tretman mjekesor. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin  vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti.

Gjuajtja me armë nëpër ahengje në Kosovë, 44 persona të arrestuar për 6 muaj

Periskopi.com Lajme

Kosovarët nuk po e ndalin festimin e ahengjeve me armë zjarri. Vetëm nga fillimi i vitit 44 persona janë arrestuar për gjuajtje me armë nëpër festat familjare. 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje e 42 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Tradita e organizimit të ahengjeve familjare në Kosovë ka evoluuar me kalimin e viteve. Tashmë fejesat, dasmat, synetitë e të tjera ahengje kanë marrë një karakter krejt tjetër festimi. Më shumë të ftuar e organizim deri në detaje, këto festa familjare kanë ndryshuar shumë nga e kaluara.

Por, një gjë që nuk ka ndryshuar në festimin e gëzimeve familjare në vend është gjuajtja me armë zjarri.

Nuk ka ndonjë shpjegim të qartë pse kosovarët i përdorin armët në ahengjet familjare, por kjo bëhet vetëm për qejf.

E ky qejf u ka kushtuar edhe me jetë shpesh herë familjarëve të cilët kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengjet e tyre. Nuk janë të pakta rastet kur kanë përfunduar me plagosje, e madje edhe me vdekje të personave që kanë qenë prezentë.

Vetëm nga fillimi i këtij viti, 44 persona janë arrestuar për gjuajtje me armë zjarri nëpër ahengje familjare.

“7 persona janë arrestuar në Prishtinë, 6 në Gjilan, 2 në Ferizaj, 11 në Prizren, 6 në Pejë, 7 në Gjakovë dhe 5 në Mitrovicën jugore, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për Express.

Prej 44 personave të arrestuar, vetëm 2 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Një nga Prishtina dhe një nga Peja. Të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 6, Gjilan 6, Ferizaj 2, Prizren 11, Pejë 5, Gjakovë 7, Mitrovicë Jugore 5, gjithsej 42 të liruar në procedura të rregullt”, thekson policia.

Në 44 raste të evidentuara gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, janë konfiskuar 44 armë.

“Prishtinë 7, Gjilan 6, Ferizaj 2, Prizren 11, Pejë 6, Gjakovë 7, Mitrovicë Jugore 5, gjithsej 44 armë të konfiskuara”, bën të ditur policia.

Përveç ahengjeve familjare, kosovarët gjuajnë me armë zjarri edhe për festën e Vitit të Ri. Një rast i tillë në 1 janarin e këtij viti në Gjilan pati përfunduar me fatalitet.

Pas ndërrimit të motmoteve, burri nga fshati Selishtë e Gjilanit kishte gjuajtur me armë zjarri ndërkaq aksidentalisht plumbi kishte shkuar në drejtim të gruas së tij. 62-vjeçarja ishte dërguar në spital pa shenja jete.

Policia e Kosovës vite më parë ka lansuar kampanjën “Festo me zemër, jo me armë”, kampanjë kjo e cila nuk po respektohet nga qytetarët

Për parking i kanos me revole

Periskopi.com Lajme

Një ditë më parë, Rrahman Bytyqi u shqetësua nga një sirenë makinash, që po binte para lokalit të tij në Suharekë.

Ai doli dhe pa se ngasësi i veturës, ishte bërë nervoz, pasi rruga para dyqanit ishte bllokuar, nga dy automjete tjera.

Të lëna kështu nga punëtori dhe një klient ato e pengonin atë që po i binte sirenës, për të dalë në rrugën kryesore.

Bytyqi thotë se personi me të cilin bëri fjalë, Nazim Dakaj nuk donte ta linte me kaq, njofton Klan Kosova.

Fjalosja u ndërpre pas pak, por nuk përfundoi krejt. Sipas Bytyqit, tek lokali i tij u shfaq sërish Dakaj, për të cilin thotë se pati edhe revole.

Për këtë zhvillim e ka dhënë versionin e tij edhe Dakaj, përmes emailit.

“Në tentim për të sqaruar çështjen, shkova për të biseduar me ata, por ata nuk e di pse më priten keq duke fol fjalë të rënda dhe më kapën për krahu dhe më sulmuan fizikisht. Në atë rast më ka ra në tokë revolja për të cilën posedoj leje, e cila ka qenë e frenuar dhe pa karikator në të”.

 

Policia arreston dy persona, gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

Njëri është arrestuar në Vushtrri dhe i është konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë dhe katër gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.

Për të njëjtën vepër u arrestua edhe një burrë në Podujevë, të cilit i është konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia apelon qytetarët të mos festojnë me armë në ahengje familjare

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka realizuar takim me stafin menaxhues, përfshirë Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe Shefat e Njësive të Trafikut Rajonal dhe Autostradës.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend duke përfshirë edhe sigurinë në trafikun rrugor.

“Referuar të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rezultuar se ka rënie të veprave penale dhe të aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se është diskutuar edhe për masat dhe aktivitetet policore në ditët në vijim gjatë sezonit veror, ku u kërkua aktivitet shtesë dhe prezencë policore në çdo pjesë të vendit, përfshire rrugët lokale/fshatit, rajonale, nacionale dhe autostrada.

“Meqë këtë periudhë kohore e karakterizon edhe ardhja e bashkatdhetarëve dhe organizimi i ahengjeve të ndryshme familjare, kërkohet nga policia që të jetë sa më tepër prezent dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masa për ofrimin e sigurisë në trafik dhe masa parandaluese të dukurive të tjera të kundërligjshme”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, Policia do të vazhdojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve edhe me institucionet lokale dhe ato qendrore.

“Policia e Kosovës edhe me këtë rast kërkon nga qytetarët që: në ahengjet familjare të mos përdorim armët për të festuar, të ruhet rendi dhe qetësia publike si dhe pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër, njëri vdes

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Murras në Elbasan, ku në rrethana ende të panjohura janë plagosur shtetasit Klevi Baho 22 vjeç dhe Sandër Baho 29 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Klevi Baho ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa vëllai i tij Sandër Baho ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën më dije se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Periskopi.com Lajme

Dy viktima meshkuj pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Pejë.

Aksidentalisht njërit nga të dyshuarit i ka shkrepur arma me ç’rast lëndime trupore ka pësuar njëri nga viktimat.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa njëri gjendet në arrati.

Plagosje me armë zjarri në një pompë derivatesh në rrugën Prishtinë – Pejë

Periskopi.com Lajme

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,. E cila ka thënë se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ahmeti ka thënë tutje se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë identifikuar, dhe Policia është në kërkim të tyre.

“Rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten se nje person eshte i plagosur  ne rrugen Prishtine -Peje, saktesisht ne nje pompe derivatesh. Menjehere ne vendngjarje kane dale njesitet e nevojshme policore dhe bazuar ne hetimet fillestare dyshohet se pas te shtenave me arme zjarri ne drejtim te viktimes,  personat e dyshuar jane larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima eshte derguar per tretman mjekesor nderkohe qe hetuesit policor kane identifikuar personat e dyshuar  dhe jane ne kerkim te tyre”, ka thënë Ahmeti për Periskopin./PERISKOPI

​Sekuestrohen mbi 1000 armë zjarri në një shtëpi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet amerikane në Los Angeles kanë sekuestruar më shumë se 1000 armë në një shtëpi, në lagjen luksoze Holmby Hills.

Agjentët e policisë në Los Angeles  filluan kërkimet, pas hetimeve për një person të dyshuar për prodhim dhe shitje të armëve të zjarrit të paligjshme.

Një person u arrestua në vendin e ngjarjes, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së armëve të zjarrit. Nuk janë publikuar të dhëna në lidhje me arrestimin e personit.

Autoritetet thanë në një deklaratë se burime anonime i thanë se dikush po bënte transaksione të paligjshme të armëve të zjarrit.

Arrestohet personi që festoi duke gjuajtur me armë zjarri

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, i cili në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i njëjti  është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lec Gradica’ ka njoftuar Policia.

Aksidentalisht plagoset me armë zjarri një qytetar në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një qytetar në Fushë Kosovës është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në një objekt në rrugën “Nëna Terezë”.

“Njesitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat  e ketij rasti. Viktima mashkull Xh. B eshte derguar  ne QKUK per te marre trajtimin e nevojshem mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Tutje ajo ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit, por që po punohet për ndriçim të plotë të rrethanave të këtij rasti./PERISKOPI 

 

Të shtëna me armë zjarri në një sallë lojërash në ShBA, raportohet për viktima

Periskopi.com Lajme

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një sallë lojërash në Torrance, të Los Angeles, SHBA.

Të shtënat u shënuan në ‘Gable House Bowl’, teksa flitet për disa viktima.

Një dëshmitar tha për mediat vendase se fillimisht pati një sherr brenda sallës së lojërave, ndërsa më tej u qëllua disa herë me armë.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që janë ftuar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës së krimit.

Në orët në vijim pritet të saktësohet edhe numri i viktimave, si dhe rrethanat e ngjarjes.

Kujdes pamjet

​Plagoset një 26 vjeçar në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Lah Nimani” në qendër të Mitrovicës.

Ai po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të KP’së brenda policisë kanë bërë të ditur se motivi i këtij sulmi deri tash nuk dihet, kurse policia është në kërkim të të dyshuarit.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, tutje sipas burimeve rasti po hetohet si tentim vrasje.

Policia: Personi në Prizren është vrarë me armë zjarri

Periskopi.com Lajme

Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pran një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël.

“Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen. Për informata shtesë do të njoftoheni pasi te kuptojmë më shumë rreth rastit”, njofton Zyra për Informim e Policicë Rajonale të Prizrenit.

Plagoset një person në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një person është plagosur në rrethana të panjohura me armë zjarri, nga një i dyshuar në Podujevë.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe njësit relevante policore janë duke hetuar rastin.