Dallku: Tejet i lumtur me këtë trofe, jemi të motivuar për sukses në Evropë

Periskopi.com Sporti

Prishtina arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat Evropiane, pas triumfit në finale të kupës së Kosovës, duke e mposhtur skuadrën e Ballkanit.

Të drejtuarit e Armend Dallkut arritën të fitonin këtë ndeshje falë golit të shënuar nga sulmuesi nigerian Otto John.

Pas ndeshjes, Dallku u shpreh tejet i lumtur me këtë fitore, pasi që është viti i tij i parë si trajner dhe një sukses i tillë është i jashtëzakonshëm për të.

“Normalisht shumë i gëzuar duke pasur parasysh që ky është viti i parë i jemi si trajner normalisht që jam shumë i lumtur pavarësisht që deri në fund kemi qenë në garë edhe për titullin e kampionit mirëpo në qoftë se e marrim për bazë klubin Fc Prishtina, kupën njëfarë forme e ka bërë sikur trofe që po e fiton shpesh, mirëpo në qoftë se e marrin personalisht për mua është një sukses i madh, sepse në vitin e parë pa shumë eksperiencë, apo pa eksperiencë farë ta fitosh kupën është një arritje shumë e madhe”, tha Dallku.

Sa i përket Evropës Dallku u shpreh se djemtë janë tejet të motivuar për të pasur paraqitje dinjitoze edhe atje, dhe pret që pikërisht këtë vit sukseset e Prishtinës të jenë sa më të mëdha.

“Nuk diskutohet, e pat se çfarë lufte është bërë edhe sot brenda fushave. Normalisht se ne e kemi theksuar edhe dy ndeshje para përfundimit të kampionatit që një far forme i kemi pushuar lojtarët tanë për ti dhënë mundësi që të jenë sa më të freskët në ndeshjen e Kupës, ku si rezultat i asaj kishin një paraqitje fantastike sot, duke i dhënë kundërshtarit pak hapësirë më tepër duke e goditur në kundërsulme dhe pikërisht ashtu shënuam golin….Fokusi jonë është për ta mbajtur boshtin e ekipit sepse i kemi disa lojtarë që janë në përfundim të kontratës po shpresojmë që gjithçka shumë shpejt zgjidhet me ta dhe normalisht jemi duke tentuar që disa futbollistë ti afrojmë në gjirin tonë:, përfundoi Dallku.

Kujtojmë që kjo do të jetë hera e katër për skuadrën nga kryeqyteti që merrë pjesë në garat evropiane.

Presidenti i Prishtinës: Gruas shtatzënë të Dallkut i ra të fikët kur e pa burrin duke iu hedhur sprej në sy

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka bërë të ditur se bashkëshortja e Armend Dallkut, e cila është shtatzënë, u alivanos si pasojë e ngjarjeve në Gjilan, pas derbit kundër Prishtinës.

Xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës ka mbetur nën hijen e incidenteve që ndodhën në mesjavë në derbin mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi portieri Visar Bekaj i ndëshkua me larton të kuq. Prishtina e quajti skandaloz referimin, por gjërat u përkeqësuan edhe më shumë pas ndeshjes.

Trajneri Armend Dallku dhe pjesëtarë të tjerë të stafit shkuan te gjyqtari pas ndeshjes, por u pritën nga policët, që hodhën sprej lotsjellës.

Dallku ishte në mesin e stafit të Prishtinës që u dërgua për trajtim në emergjencë ndërsa pamjet e transmetuara në televizione e lanë të shokuar bashkëshorten e Dallkut.

“Mua më kanë kontaktuar familja e vet, që në atë moment kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar sepse në atë moment në ekran nuk dihej se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Remzi Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Natyrisht ai e kishte edhe gruan duke pritur me fëmijë, shtatzënë… ajo ishte alivanosur në atë moment kur e kishte parë se çfarë ka ndodhur. Natyrisht që janë shqetësuar të gjithë. Kjo nuk i ka hije futbollit”.

Dallku brutal me deklaratën e fundit: Rrëzohet një person me biçikletë në Prishtinë, jepet penallti në Gjilan

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka folur rreth situatës në Superligën e Kosovës, duke ironizuar me golin e fitores së Dritës ndaj Feronikelit sot në Gjilan.

Dallku këtë komente i bëri në në emisionin “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini, teksa poashtu tha se ekzistojnë persona në institucionet sportive të Kosovës të cilët nuk duan që Prishtina të shpallet kampion.

Sot një mik më tha se rrëzohet një person me biciklet në Prishtinë, kurse referohet penallti për Dritën në Gjilan”, potencoi me shaka Dallku.

Dallku ka thënë se marrëveshjet në futbollin kosovar tashmë janë të theksume, dhe disa skuadra po ndëshkohen padrejtësisht.

Reagon Komisioni i Garave pas asaj që ndodhi në Gjilan: Të shqetësuar me ndodhitë

Periskopi.com Sporti

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka reaguar pas asaj që ndodhi dje në ndeshjen mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Policia përdori sprej të syve mbi trajnerin Armend Dallku, një lojtar dhe zyrtarë të tjerë, teksa situata eskaloi pas përjashtimit me të kuq të portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, shkruan Periskopi.

Më poshtë, reagimi i plotë:

Komisioni i Garave vlerëson se ky kampionat është njëri nga më interesantët që nga paslufta, ku si gara për titull ashtu edhe ajo për mbijetesë është masive dhe e paqartë. Një gjë e tillë pa dyshim ka ndikuar edhe në rritjen e rivalitetit dhe të cilësisë së futbollit, por natyrshëm e ka rritur edhe presionin tek klubet dhe tek zyrtarët e ndeshjeve. KG shpreh shqetësimin për ngjarjen e fundit të ndodhur në Gjilan, në ndeshjen Gjilani – Prishtina, që krijon imazh të keq për futbollin tonë. Për këtë ngjarje KG do të diskutojë dhe do t’i shqyrtojë të gjitha provat dhe materialet zyrtare në mbledhjen e radhës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të në Ipko Superligë. Me këtë rast apelojmë që klubet të përmbahen nga deklaratat e pamatura dhe veprimet e dhunshme, veçmas nga zyrtarët e klubeve, të cilët në shumë raste po nxisin situata të pakëndshme brenda fushës së gjelbër. Njëherësh kërkojmë edhe nga trajnerët që të jenë shembull i mirë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, teksa apelojmë edhe te gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe të mos bien pre e presioneve apo ndikimeve. Komisioni i Garave do të vazhdojë të punojë me të gjitha organet e tjera të FFK-së për mbarëvajtje sa më të mirë dhe përmbyllje të suksesshme të këtij edicioni garues.

Me respekt,
Komisioni i Garave
Abdyl Bellopoja, kryetar

Nuk dorëzohet Dallku: Katër pikë janë të rikuperueshme, ka akoma ndeshje

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, nuk duket i dorëzuar.

Prishtina sot ka gabuar në udhëtimin në Podujevë, duke luajtur baras me skuadrën e Llapit, sipas ‘lajmi’, transmeton Periskopi.

Barazimi 1:1 bën që Drita tashmë të jetë në krye të tabelës me katër pikë më shumë sesa kryeqytetasit, por kjo gjë nuk është diçka e madhe për trajnerin e Prishtinës, Armend Dallku.

“Katër pikë sigurisht se janë të rikuperueshme. Ka akoma shumë ndeshje deri në fund. Edhe kundërshtarët do të luajnë këtu në Llap”, ka thënë Dallku, transmeton lajmi.net.

“Ka akoma xhiro, ne do të kemi edhe ndeshjet mes vete dhe do të vazhdojmë luftën për titull deri në fund”, ka thënë tutje trajneri i Prishtinës.

Drita tashmë ka luksin për një gabim, pasi qëndron me katër pikë në krye të tabelës. Kujtojmë se Prishtina dhe Drita do të përballen edhe mes vete. /Periskopi.com/

Reagon ashpër trajneri i Prishtinës: ‘Sa cirkusi u bo me fol për futboll, shyqyr që nuk ka gojë ai dreqi topi’

Periskopi.com Sporti

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar tash e 2 muaj kjo për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ky pezullim mund të zgjatë edhe disa javë, por FFK po shpreson që stërvitjet të nisin me 10 maj, gjë që pritet të jetë e pamundur.

E gjitha kjo pasi mungon një vendim i IKSHP-së, në mënyrë që të fitohet leja e zhvillimit të përgatitjeve në terrenet sportive.

Kurse, gjatë kësaj kohe mjaft shumë po diskutohet edhe anulimi i tërësishëm i kampionatit, por enigma mbetet çështja e fatit të kampionatit.

Për këtë çështje ka reaguar edhe trajneri i Prishtinës, Armend Dallku i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale është tallur me të gjitha ata që po komentojnë fatin e kampionatit.

Image

 

Armend Dallku e pranon se Prishtina luajti tmerrshëm kundër Ferizajt në pjesën e parë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku e pranoi se skuadra që ai drejton luajti dobët në pjesën e parë, por pas instruksioneve në pushim, gjithçka ndryshoi.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti 3-2 në “Fadil Vokrri” Ferizajn, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gjërat kanë mundur të shkonin shumë më mirë për prishtinasit, por mungesa e koncentrimit ndikoi që të pësonin dy gola të vonshëm.

“Në pjesën e parë krijuam pak, mund të ketë ndikuar edhe shiu, por nuk duhet ta pranojmë një lojë të tillë,” u shpreh Dallku.

“Në pjesën e dytë ndryshuan shumë gjëra, patëm mundësi të shënonim më shumë gola, por dy golat e pësuar janë të pafalshëm.” /Periskopi.com/

“Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë”

Periskopi.com Sporti

Armend Dallku i ka varë edhe zyrtarisht ‘këpucët në gozhdë’, teksa ka njoftuar për tërheqje nga loja aktive e futbollit.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë karrierë të shkëlqyeshme duke luajtur për shumë klube të njohura si Prishtina, Elbasani dhe Vorskla në Ukrainë, por është klubi i tij i fëmijërisë FC Vushtrria që shkruar me rastin e pensionimit të tij, transmeton Periskopi.

Përmes faqes zytare klubi nga “Ferki Aliu” ka shkruar për pensionimin e ikonës së tyre:

Armend Dallku është pensionuar nga futbolli!

Njëri ndër lojtarët më të talentuar të FC Vushtrrisë, pjese e akademisë së klubit tonë që nga paralufta e për të vazhduar në ekipin senior nga pas lufta deri në vitin 2002, për tu transferuar në FC Prishtina, dhe më pas në KF Elbasani dhe një kohë të gjatë (11 vite) në klubin Vorskla të Ukraninës, dhe për ti dhënë fund karrierës futbollistike në FC Prishtina!

Armend Dallku do të mbahet ne mend për emocionet e mëdha që i ka dhuruar qytetit të Vushtrrisë sa ishte pjesë e kombetarës Shqiptare, duke na përfaqesuar dinjitetshem me ngjyrat kuq e zi! /Periskopi.com/

 

Armend Dallku pas pensionimit u kërkon falje bashkëlojtarëve që u ka bërtitur vazhdimisht

Periskopi.com Sporti

Armend Dallku sot konfirmoi lajmin e madh se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke bërë një sqarim të gjatë në faqen e Prishtinës në Facebook.

Ai potencon se te Prishtina erdhi me pretendimin për ta fituar titullin, gjë që e ka nxitur atë shpesh të tregohet impulsiv me bashkëlojtarët.

Dallku nga dëshira e madhe për të arritur qëllimin shpesh ka reaguar dhe ndaj bashkëlojtarëve të tij dhe atë me të vetmin qëllim që ta shtyjë skuadrën drejt suksesit.

Image result for armend dallku 2019

“I falënderoj t’i gjithë bashkëlojtarët dhe Armendi u kërkon falje nëse ndonjëri ndonjëherë është prekur nga unë, e potencoj, gjithmonë qëllimi im ka qenë për të mirë, për t’u përmirësuar që të mësohen me atë profesionalizmin sportiv e që besoj shumë se gjithmonë e kam nisur dhe dëshmuar nga vetja ime, si në trening, qasje të punës dhe angazhim,” ka thënë fillimisht ai.

“Thjesht, unë edhe sot e kam moto, nga momenti i zgjimit nga gjumi kam kërkuar maksimumin e ditës, ta shfrytëzosh ditën dhe mos ta humbësh kot.

“Gjithmonë jam nisur nga vetja që në momentin e nisjes në stërvitje duke e demonstruar personalisht, sepse tjetër gjë është të bërtasësh e në anën tjetër mos të bësh asgjë. Besoj se me veprat e mia në fushë e kam dëshmuar se kam dhënë maksimumin. Sidomos besoj me performancën e tre viteve kemi dëshmuar se kemi qenë mbrojtja më e mirë në Superligë duke pësuar bindshëm më së pakti gola”, ka thënë Armend Dallku. /Periskopi.com/

Pas paraqitjeve katastrofale në ndeshjet e fundit, Armend Dallkut i është gërditur futbolli – e mendon pensionimin

Periskopi.com Sporti

Paraqitjet tejet të dobëta të Prishtinës në ndeshje parakualifikuese të Europa Leagues kanë ndikuar që klubi të mendojë për ndryshime në klub.

Raportohet se kryeqytetasit janë në pritje që trajneri Mirel Josa vetë ta dorëzojë dorëheqjen, derisa mungesa e disiplinës dhe loja tejet e dobët e kanë karakterizuar periudhën e tij te gjiganti kosovar, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ai nuk është emri i vetëm që pritet të largohet, pasi edhe kapiteni Armend Dallku potencohet se po e mendon largimin.

Dallku ishte ndër më të dobëtit në përballjen kundër St Joseph’s, duke u ndëshkuar me karton të kuq për shkak të reagimeve të tepruara ndaj gjyqtarit.

Kujtojmë se Dallku ka qenë pjesë e Prishtinës që tri vite, derisa ka fituar një herë Kupën e Kosovës dhe Superkupën. /Periskopi.com/

Probleme të mëdha te Kosova

Mbrojtësi i njohor, Armend Dallku beson se mbrojtja e Kosovës nuk është në nivelin e duhur.

Periskopi.com Sporti

Këtë, ai e sheh si problem për trajnerin Albert Bunjaku.

“Gjithmonë po presim ardhje të reja, të cilat po vijnë në repartin ofanziv, por në mbrojtje kemi mungesë. Pra, do të kemi shumë lojtarë të fazës ofanzive”, tha futbollisti i Prishtinës për Zërin.

“Këtë e shoh si një problem për trajnerin Bunjaki, i cili sigurisht se duhet t’i shkaktojë kokëçarje sepse mund të shfaqen pakënaqësi në skuadër, pasi në pyetje është fakti se janë lojtarë të rinj dhe të gjithë kanë dëshirë të luajnë. Andaj, trajneri duhet të punojë nga ana psikologjike me këta lojtarë, t’u shpjegohet situata”, potencoi Dallku. /Periskopi.com

A do të luajë Dallku për Kosovën?

Armend Dallku ka mohuar të ketë biseduar apo t’i ketë refuzuar Albert Bunjakin e FFK-në rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Kombëtares konsideron se mosha e tij nuk mund t’i kontribuojë Kombëtares, shkruan sot gazeta Zëri.

Por, Dallku i tha “Zërit” se nëse FFK-ja dhe Përfaqësuesja e Kosovës shohin tek ai ndonjë ndihmë, është i gatshëm t’ua ofrojë atë në çfarëdo forme të mundshme, qoftë në fushë apo edhe jashtë saj.

Kapiteni i Prishtinës mungon në derbi

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të jetë pa kapitenin në derbi ndaj Trepça ’89, Armend Dallku.

Periskopi.com Sporti

Prishtina është e hendikepuar pa kapitenin Armend Dallku të suspenduar në ndeshjen e kaluar.

Prishtina-Trepça ’89 do zhvillohet sot në stadiumin “ Agron Rama” nga ora 14:00. /Periskopi.com

Kosova e ftoi Dallkun, ja si u përgjigj ai

Ish-mbrojtësi i Vorsklas, Armend Dallku ka folur për ndeshjen e nesërme të Kosovës dhe Ukrainës, ndërsa ka konfirmuar se kishte ftesë nga Kosova, por që koha e tij tashmë ka kaluar.

Periskopi.com Sporti

Ai në një intervistë për gazetën “The Team” ka thënë se kishte biseduar me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki dhe kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, të cilëve iu ka bërë të ditur se koha e tij me kombëtare ka kaluar.

“Kam biseduar me trajnerin e Kosovës dhe Presidentin e Federatës, por menjëherë iu kam konfirmuar se koha ime tashmë ka kaluar. Nuk dua të zë vendin e dikujt tjetër. E vetmja gjë që tani mund të bëj për kombëtaren është t’i analizoj ndeshjet e saj, tani jam ekspert i ndeshjeve të kombëtares”, thotë Dallku.

Trajneri i Ukrainës nuk duhet të fle i qetë para ndeshjes me Kosovën

Armend Dallku ka një porosi për trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenko, për të cilin thotë se nuk duhet të fle i qetë para ndeshjes ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Kosova do të luajë si mysafir i Ukrainës në terrenin neutral, në Krakow të Polonisë të dielën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Mbrojtësi i Prishtinës dhe ish-kapiteni i Vorsklas në Ukrainë shton se futbollistëve kosovarë iu duhet ende përvojë.

“Kosova ka lojtarë të rinj që ju duhet ende përvojë. Po të isha në vend të Andriy Shevchenkos, nuk do të flija rehat para kësaj ndeshje. Në ekipin kombëtar të Kosovës, lojtarët nuk kanë presion psikologjik, prandaj nuk mund ta parashikosh rezultatin. Për më shumë, shumë lojtarë kanë përvojë në garat ndërkombëtare, si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Dallku.

Dallku tregon se ku gaboi Kosova

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ka kritikuar trajnerin Albert Bunjaku pas ndeshjes.

Periskopi.com Sporti

Ai e ka cilësuar si të gabuar skemën e zgjedhur, duke bërë të mundur që Kroacia ta ketë akoma më të lehtë fitoren.

“Unë mendoj se skuadra nuk pati taktikën e duhur për këtë ndeshje. Të luash në sulm kundër një kundërshtari të tillë, mendoj se i dhamë një asist Kroacisë për të fituar ndeshjen. Ata luajtën me dy sulmues dhe ndaj duhet të ishim të kujdesshëm, jo t’u jepnin më tepër hapësira. Duke ditur se cilët janë futbollistët që kanë në sulm, si Manxukiç apo Kramariç, kjo bëri edhe diferencën.