Thaçi ka një mesazh për Ismet Munishin

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së sotme është bërë zyrtare se Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ballkanit, shkruan Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri kosovar por edhe klubi nga Suhareka.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të ndryshme e ndër ta, ka reaguar edhe mbrojtësi, Armend Thaçi, i cili sot u shpall futbollisti më i mirë në Superligë, ku e falënderon teknikun, Munishi dhe i uron sukses atij në të ardhmen.

 

Armend Thaqi shpallet futbollisti më i mirë në Superligë për vitin 2020

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Ballkanit, që edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtinës, Armend Thaqi është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2020.

Thaqi ka arritur të fitojë garën ndaj bashkëlojtarit Mirlind Daku dhe lojtari i Dritës, Astrit Fazliu.

Thaqi edicionin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, derisa u bë lojtari i parë që debuton të Kombëtarja e Kosovës nga Superliga e Kosovës.

Armend Thaqi për Periskopin: Ndihem shumë krenar, ishin pak minuta por me shumë vlerë

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Kosovës kundër Moldavisë në ‘Fadil Vokrri’ ishte një event jashtëzakonisht i vecantë për qendërmbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi.

Ai ndjeku hapat e bashkëlojtarit të tij te Ballkani, Mirlind Daku, duke realizuar debutimin me Kombëtaren e Kosovës, gjë që është padyshim sukses i madh për futbollin kosovar në përgjithësi.

Fundja, nuk është se i kemi parë shpesh futbollsitët e Superligës së Kosovës në aksion me Kombëtaren, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, debutimet nga Superliga janë intensifikuar paksa dhe kjo padyshim se është motiv shtesë për lojtarët e tjerë nga kampionati vendorë.

Thaqi pati pak minuta në dispozicion dhe u inkuadrua vetëm pas përjashtimit të Ibrahim Dresevicit në fitoren 1-0 kundër moldavëve, por mjaftueshëm sa për ta bërë të ndihet krenar 28-vjecarin.

Në një prononcim për Periskopin, ai e ka komentuar debutimin e mbrëmshëm të tij duke thënë:

”Ishte dicka që më bëri të ndihem shumë mirë dhe shumë krenar që përfaqësova vendin tim,” u shpreh fillimisht ai për Redaksëinë tonë.

”Kanë qenë pak minuta, mirëpo cdo minut ka vlerë dhe rëndësi.

”Nuk është hera e parë që grumbullohem dhe gjithmonë mikpritja ka qenë shumë e mirë, sepse të gjithë aty janë djem shumë të mirë dhe të gjithë janë për një qëllim aty.”

Përndryshe, Kosova arriti që ta sigurojë mbijetesën në Ligën C me tre pikëshin e mbrëmshëm. /Periskopi.com/