Dy të burgosur arratisen nga Burgu i Smrekonicës

Periskopi.com Lajme

Dy të burgosur kanë arritur që të ikin nga Burgu i Smrekonicës.

Dy të burgosur që ishin në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës kanë arritur që të ikin prej aty në orët e para të mëngjesit.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

“Raportohet se nga burgu i Smrekonicës janë arratisur dy të burgosur meshkuj K-Rom. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport.

Në burgun e Lipjanit arratisen të miturit

Periskopi.com Lajme

Të shtunën, dy nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Lipjan arritën t’i kalojnë grilat e të arratisen.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin T7, drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Megjithatë, Thaçi nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij personat në fjalë janë të mitur.

E njërin nga personat që u largua nga Qendra Korrektuese e riktheu familja, derisa tjetri sipas Thaçit është në arrati.

Ndërkohë, rreth 40 persona janë arratisur nga burgjet e Kosovës brenda 5 viteve, 10 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e drejtësisë.

Aktualisht nëpër burgjet e vendit gjenden rreth 1 mijë e 600 të burgosur.