Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

Periskopi.com Lajme

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për të gjitha gratë që janë kthyer nga Siria. Kështu tha avokatja e njërës prej këtyre grave Fehmie Gashi-Bytyçi.

Sipas saj seanca dëgjimore ku do të vendoset për to është duke vazhduar ende.

“Kjo duke pasur parasysh se të gjitha janë gra familjare dhe më fëmijë. Gratë tashmë janë duke jetuar në shtëpitë e të të afërmeve” tha Gashi-Bytyçi.

Disa prej grave të kthyera të premten në mbrëmje nga Siria po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

11 gra sot  janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit.

Ato kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

Ndërsa grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

Pas kthimit të tyre nga Siria, Prokuroria ka thënë se do t’i marrë në pyetje 32 gratë e kthyera.

 

 

Lirohet edhe Shkumbin Demaliaj nga arresti shtëpiak

Periskopi.com Lajme

Pas Milaim Zekës, edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci.

 

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë ai për Indeksonline

 

Ndryshe, Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Historia e dy të arrestuarve mbrëmë nga Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dje ka arrestuar në Prishtinë tre meshkuj shtetas të huaj dhe një femër kosovare, të dyshuar për vrasje e kidnapime të kryera në Mal të Zi.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe i shumëkërkuari, Mario Millosheviq (38), i cili dyshohet për vrasjen e Radomir Durickovic në Cetinje gjatë vitit 2016.

Bashkë me Mairon në një apartament në lagjen “Kalabria” në Prishtinë ndodhej edhe Djordje Pavicevic (31) nga Nikshiqi i cili raportohet se kishte ikur në fillim të këtij muaji nga një spital ku po vuante dënimin me burg për kidnapim të një personi, rast i ndodhur në Kotor gjatë vitit 2015.

Policia e Kosovës është në kërkim edhe të dy të dyshuarve tjerë, porse të njëjtit nuk janë hasur në ndërtesën ku janë kapur Millosheviq e Pavicevic.

Policia në banesën e dy të arrestuarve ka gjetur edhe armë zjarri, municione e lëndë narkotike.

Në lidhje me arrestimet e personave të kërkuar nga Interpol, është njoftuar Prokuroria e Shtetit ndërsa ende nuk dihet nëse të njëjtit do të mbahen në paraburgim në Kosovë apo do të ekstradohen në Mal të Zi. /Indeksonline/