Ferizaj: Arrestohet një 19-vjeçar, dyshohet se vodhi afro 2000 euro

Periskopi.com Lajme

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë  personin  E.M.si i dyshuar për dy raste të grabitjeve me armë dhe rasti i tretë i mbetur në tentativë.  

I dyshuari, E.M. (m/sh/k  19 vjeç) në rastin e parë më datën 18.12.2019, rreth orës 01:30 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në dalje të Ferizajt në drejtim për Shtime, i maskuar dhe i armatosur me armë të shkurtë-pistoletë, ka hy në lokalet e punës dhe nga punëtori  nën kërcënimin e armës ka grabitur 1.505 euro  dhe është larguar  në drejtim të panjohur.

Po në të njëjtin lokacion, më datë 25.12.2019 rreth orës 02:15 i dyshuari ka përsëritur veprën e njëjtë duke grabitur nga punëtori 350 euro, ndërsa rasti i tretë me datë 31.12.2019 ka mbetur në tentativë.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

 

 

Arrestohet në Durrës 25-vjeçari nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.

I arrestuar është shtetasi me iniciale A.S.

Ndërkohë specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D.

Po  në Durrës, policia arrestoi shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me mjetin tip Audi duke shkaktuar vetëm dëme materiale./ora/

Lipjan: Arrestohen katër persona pasi u rrahën mes vete

Periskopi.com Lajme

Policia njoftoi se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj në fshatin Qallapek të Lipjanit.

Të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

E hodhi foshnjën në koshin e mbeturinave, arrestohet nëna

Periskopi.com Lajme

Policia greke ka arrestuar një femër 23-vjeçare pasi një foshnjë e vogël u gjet në një kosh plehrash në qytetin grek Kalamata.

Një foshnjë e cila ishte lindur para vetëm disa ditëve u zbulua aksidentalisht nga një banore e zonës, e cila e dëgjoi duke qarë në një kosh plehrash.

Nëse ajo nuk do të ishte vërejtur atëherë foshnja nuk do të kishte mbijetuar, pasi një kamion për mbledhjen e hedhurinave do të mbërrinte së shpejti, raporton BBC.

“Foshnja pati fat në aksident. Pati një vonesë në mbledhjen e mbeturinave atë ditë. Kamionët tanë, përveç mbledhjes së tij, ata edhe i ngjeshin mbeturinat”, tha Thanassis Vassilopoulos, kryetari i Komunës së Kalamatës.

Vassiliki Tsoni, gruaja që gjeti fëmijën, tha që foshnja ishte në një qese letre. Kur e dëgjoi klithmën, ajo së pari foli me fqinjët që i thanë asaj se ishte ndoshta një mace. Por për fat të mirë ajo shkoi në koshin e plehrave për të parë se çfarë po ndodhte.

Policia mbërriti në vendngjarje shumë shpejt dhe fëmija u transportua në spital. Mjekët besojnë se ajo do të shërohet plotësisht.

Sipas informacioneve të fundit, nëna e dyshuar e fëmijës u arrestua për tentativë vrasjeje.

Arrestohen dy serbë për mashtrim

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “mashtrimi”, ka ndërmarrë disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe i Mitrovicës Jugu, sot janë arrestuar dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar, të arrestuar janë S.D. (1982) mashkull/serb, shtetas i Serbisë dhe S.S. (1967) mashkull serb/kosovar.  Ndërsa, si prova material janë konfiskuar 13 telefona Samsung Galaxy A80 dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Arrestohet Xhabir Zharku

Periskopi.com Lajme

Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net  miku i ngushtë i Xhabir Zharkut, Nasim Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se Zharku është arrestuar për një denoncim tjetër të bërë në vitin 2010, dhe jo për akuzat e vjetra për të cilat ai ishte dënuar.

Kujtojmë se Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje.

 

Policia e Kosovës arreston një shtetas çek

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës minuta më parë ka arrestuar një shtetas çek. Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetror, në veqanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkomtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet nderkombtare për zbatim të ligjit”, thuhet një njoftimin e tij.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombetar dhe Evropian, dhe i denuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për vepër penale “mashtrim” . Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dergohet në mbajtje.

 

Rrezikoi policin duke ikur me veturë, arrestohet në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Dje në Prishtinë një i dyshuar pasi nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor për t’u ndalur ka tentuar të largohet me veturë duke rrezikuar policin.

I dyshuari tjetër-vëllai i drejtuesit është paraqitur në stacion dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën, por është konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari-drejtuesi është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

 

Arrestohet një komandant i lartë i ISIS’it

Periskopi.com Lajme

Agjencia kryesore e sigurisë në Ukrainë njoftoi se e ka arrestuar një figurë të rëndësishme të grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik.

Al-Bara Shishani, i cili ka shtetësi gjeorgjiane, u arrestua afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, njoftoi përmes një deklarate Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

Në këtë deklaratë thuhet se për arrestimin e këtij personi autoritetet ukrainase kanë bashkëpunuar me CIA-n amerikane dhe Ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë.

Vika Klimicheva, zëdhënëse e shërbimit shtetëror të sigurisë në Gjeorgji, konfirmoi se ky burrë është duke u mbajtur në Ukrainë dhe se emri i tij i vërtetë është Cezar Tokhosashvili.

Shishani ka shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani-t, për të cilin Pentagoni kishte thënë se është ministër i luftës i ISIS-it.

Pasi ai ishte vrarë në vitin 2016, personi tashmë i arrestuar kishte ikur në Turqi dhe me një pasaportë të falsifikuar kishte arritur të udhëtonte në Ukrainë, ku kishte vazhduar të shërbejë për ISIS-in.

Ai është lindur në Gjeorgji, në rajonin e Kaukazit, pranë kufirit me Rusinë, shkruan “Free Europe”.

 

Arrestohet një person për ‘Fajde’ dhe ‘Shpërlarje parash’

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar për veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.

Tek i dyshuari janë konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 5000 eurosh dhe katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro.

Komunikata e policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar:

·       N.B        M/SH/K ,

nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar :

·       Para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro),

·       Katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro),

·       Një folder

·       Një Llaptop,

·       Katër fletore,

·       Tri fletë-deponime të bankës,

·       Një kompjuter.

Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit  me  Aktvendim  të  Prokurorit të Shtetit nga   Prokuroria  Speciale,  të  njëjtit  i është shqiptuar  masa  e  ndalimit  për 48 orë.

Sekuestrohet kokainë në Suharekë, një person i arrestuar

Periskopi.com Lajme

Një aksion policor ka ndodhur në fshatin Semetishte të Suharekës, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar pesë shtëpi dhe objekte përcjellëse të pesë të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit prej tyre i cili është arrestuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 11.91 gram.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Feronikel

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Drenas një person të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër  të Drenasit, saktësisht në fabrikën e ‘Feronikelit’, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri.

Me këtë rast është arrestuar L. M. mashkull, 18-vjeç, shtetas i Kosovës.

Aktualisht hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

 

Kërcënon policët, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kanosur verbalishtë zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Nga i njëjti janë konfiskuar një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestohet anëtari i VV’së Visar Geci, kërcënoi publikisht gazetarët

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar sot anëtarin e Vetëvendosjes, Visar Gecin.

Indeksonline mëson se arrestimi i tij erdhi pasi ai kërcënoi dy gazetarët e portalit ‘Insajderi’, Parim Olluri dhe Visar Duriqi.

Geci kërcënimet dhe ofendimet e tij ndaj gazetarëve i kishte bërë publike në profilin e tij të Facebook-it.

Policia e Kosovës e  ka ndaluar për 48 orë Visar Gecin.

Geci i ishte bashkuar Vetëvendosjes më 31 gusht.

 

 

 

 

Arrestohet i dyshuari për 28 raste të vjedhjeve në QKUK

Periskopi.com Lajme

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin  ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se 28-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksoi Ahmeti.

 

Kush është djali i shefit të PK-së, personi i dytë i arrestuar gjatë aksionit në veri

Periskopi.com Lajme

V.B. është i arrestuari tjetër nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

V.B. është personi tjetër i arrestuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se V.B. është djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.

Sipas këtyre burimeve, ai është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion.

Ndryshe, KosovaPress-i  kishte raportuar më herët se policia gjatë aksionit të sotëm në veri ka arrestuar edhe hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lladrovci flet pas arrestimit të një drejtori në komunën e tij

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë kanë arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit me inicialet I.H, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërsa kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tregoi se arrestimin e drejtorit e ka iniciuar vet Lladrovci.

Lladrovci tha se pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt, rastin e ka iniciuar vet dhe nuk është i vetmi.

“Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt”, shkruan Lladrovci.

Ai tha gjithashtu se kjo ndodhi për shkak zbatimi i ligjit është prioritet i Lladrovcit.

“Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi”, ka thënë Lladrovci.

Kryetari i Drenasit premtoi se rasti i Idriz Hysenajt do të shkojë konform legjislacionit në fuqi, pa gjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

“Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij”

Idriz Hysenaj dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij në Komunë, në favor të kompanisë së tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

 

Pengojnë zyrtarët e KEDS-it dhe policët, arrestohen dy persona

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit fillimisht kanë penguar zyrtaret e KEDS-it që ishin në shkyçje nga rrjeti elektrik dhe dy zyrtarë policorë që ishin në asistencë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia njofti përmes raportit 24 oresh

Vrau gruan dhe katër fëmijët, arrestohet francezi në aeroport

Periskopi.com Lajme

Policia e Skocisë ka arrestuar një francez në aeropotin e Glasgow pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap sapo mbërriti në aeroport pas një fluturimi nga Parisi.

Xavier Dupont de Ligonnes kërkohej nga policia franceze nën akuzën e vrasjes, pasi dyshohet se ai ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2011 në Nantes.

Policia i gjeti trupat e viktimave të varrosur në kopshtin e shtëpisë në Nantes.

Sipas mediave të huaja 58 vjeçari kishte krijuar një identitet të rremë dhe ishte gjithmonë në lëvizje.

Ndërkohë në deklaratën e saj, policia e Skocisë bën me dije se ka arrestuar një person pas një urdhër arresti nga Franca dhe po punon për identifikimin e tij.

Prokurorja e Gjakovës: Janë arrestuar dy persona, njëri për sulm

Periskopi.com Lajme

Prokurorja Mane Syla ka folur për Televizionin 7 rreth ecurisë e zgjjedhjebe në rajonin e Gjakovës. Ajo thotë se janë kryer dy arrestime për shkak të incidenteve të shkaktuar në qendrat e votimit.

Syla ka treguar se organet përgjegjëse kanë reaguar menjëherë pasi janë njoftuar për incidente në rajonin ku ajo vepron.

“Për rastet ku jemi lajmëru që ka pasur incidente, menjëherë kemi marrë veprime konkrete. Dy raste i kemi pasur”, ka thënë Syla, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka treguar aryset e arrestimit të dy personave.

“Njëri ka qenë për fotografim të votës, ndërsa tjetri ka qenë rast i sulmit. Ka ndodhur rreth orës 6 të mbrëmjes”, është shprehur ajo.

Kosova po voton për zgjedhjet parlamentare, ndërsa kutitë e votimeve pritet të mbyllen për më pak se një orë.

Deri në orën 15:00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka treguar se kanë dalë në zgjedhje mbi gjysmë milioni i qytetarëve, që tregon shifra më të mira se sa zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë.