Ekspertët e Emergjencave greke arrijnë në Rinas

Periskopi.com Lajme

Mësohet se kanë mbërritur në Rinas ekipi i ekspertëve të Emergjencave civile nga Greqia për në vendin tonë.

Avionë me skuadra special janë nisur mëngjesin e sotëm nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4.

Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.

Momenti kur Clinton dhe Albright arrijnë në qendër të Prishtinës (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kosovë pak minuta para orës 12.

Ai po vendoset në hotelin në qendër të qytetit, i cili është përgatitur për ardhjen e tij.

Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Ndryshe, Cliton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.