Pacolli: Albin Kurti është arrogant i paparë

Periskopi.com Lajme

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli sonte në Rubikon ka përmendur sërish përpjekjet e tij që më 2017 të arrihet koalicioni paszgjedhor mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, transmeton Periskopi.

Pacolli thotë se kishte dekoruar sa e sa herë tavolina në hotelin e tij, veç për t’i takua ata aty.

‘’Do të ishte e drejtë që LDK të ma ofronte bile një post dikund, në komisione të ndryshme. Nuk po pretendoj as në parlament. Nëse unë pranoj se jam me një mik timin në një sfidë, unë vi.  Kam dasht VV e LDK ti ofroj. Por edh Kurti dhe Mustafa sa herë kam shtru tavolinën, dhe shumë  e herë kam dekoru që të bisedojnë ata. Gjithmonë ka ardh njëri, e tjetri jo. Unë për dy muaj kam insistru që ata të bij ë dakord derisa ju kam dhënë edhe ultimatum që i keni edhe një muaj’’

‘’I thash Isë cka kishte bë në vend timimin: Ai më shiqon, më shiqon dhe në fund nuk thotë asgjë’’

‘’Albin  Kurti nuk pat ardh me Isa Mustafën në takim, por i vetëm dhe me një arrogancë të paparë.

Fjala e dhënë nga Isa Mustafa peshon rqndë, Nuk është njëjtë edhe ajo e Albin Kurtit, harroje atë’’/PERISKOPI/