Presidenti i Ballkanit më 7 qershor të këtij viti: Munishi edhe 20 vjet kontratë i ka, edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampionë

Periskopi.com Sporti

Lajmi për shkarkimin e Ismet Munishit ka ardhur si befasi për shumicën e audiencës, teksa ai lë Ballkanin në pozitën e dytë në tabelë, vetëm tri pikë larg Dritës që kryeson, shkruan Periskopi.

Shkarkimin e ka konfirmuar vet Munishi përmes një prononcimi, teksa ende nuk ka pasur reagim nga kryesia e klubit, faqja zyrtare, apo presidenti i Ballkanit.

Kur bëhet fjalë për presidentin, është interesante të rikujtohet një postim i tij nga data 7 qershor e këtij viti, ku kishte thënë se Munishi nuk do të shkarkohet edhe nëse Ballkani kurrë nuk bëhet kampion, teksa kishte potencuar se ka edhe ”20 vjet kontratë te Ballkani.”

Më poshtë, postimi i tij. /Periskopi.com/

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Postimi i presidentit të Ballkanit pas barazimit sot është thjesht i panevojshëm dhe aspak i besueshëm

Periskopi.com Sporti

Ballkani sot e humbi primatin në Superligë as barazimit pa gola në Suharekë me Drenicën.

Drita tash kryeson në Superligë me vetëm një pikë më shumë se djelmoshat e Ismet Munishit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, postimi i presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi është thjesht i panevojshëm, më e pakta që mund të themi.

Duke përdorur gjuhë interesante, jo të tillë që pritet nga një president klubi, ai e quan Munishin “baba i trenerave” dhe se “ka kontratë edhe 20 vite me Ballkanin,” gjë që është shumë, shumë e vështirë për t’u besuar, vetëm nëse nuk është shkruar në formë ironike.

Shikoni më poshtë postimin e Kabashit. /Periskopi.com/

Arsim Kabashi e Tahir Batatina mendojnë të ndjekin shembullin e njejtë si klubet shqiptare, t’i dërgojnë letër Kryeministrit

Periskopi.com Sporti

Klubet e Kategorisë Superiore të Shqipërisë i kanë dërguar letër Kryeministrit të shtetit, Edi Rama në kohën e krizës shëndetësore dhe të futbollit.

Klubet shqiptare, sigurisht, kanë kërkuar ndihmë nga Rama në kapërcimin e krizës financiare që i ka kapluar të gjitha klubet evropiane.

E një gjë e tillë ka filluar të diskutohet edhe në Kosovë, me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin që ka pyetur përmes një postimi në Facebook nëse edhe klubet e Superligës duhet të ndjekin shembullin e njejtë.

“Superiorja Shqiptare tubohet për t’iu drejtuar Kryeministrit për përkrahje pas Epidemise Globale,” ka shkruar ai.

“Superiorja Shqiptare tubohet për t’iu drejtuar Kryeministrit për përkrahje pas Epidemise Globale.”

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina i cili e ka përkrahur idenë duke shkruar (komenti është publikuar ashtu si është shkruar nga trajneri, pa asnjë ndërhyrje):

“Kryetar Shpresojë të bashkohemi të gjitha klubet e superliges dhe tju drejtohemi të gjitha instutucioneve tona nga niveli qeveritar deri tek ajë Komunalë ,Që nga e hëna fillon punen ffk ti dërgojm kerkesat tona dhe nëse është nevoja takim edhe me Kryeministrin edhe me Ministren e Sportit edhe me krert e ffk-së që nëse nuk përmbushen kerkesat tona edhe mos të vazhdojna hiq me kampionat .Duke e parë se krejt shtetet po ju ndihmojn klubeve dhe sportit ..” /Periskopi.com/

Presidenti i Ballkanit zi e terr në Facebook: As ndihmën e Zotit nuk e meritojmë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Ballkanit duket se është i frustruar me postimet e kosovarëve në Facebook, në kohën e krizës shëndetësore në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan Periskopi.

Arsim Kabashi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij përmes një mesazhi frustrues në rrjetin social, duke shkruar:

“Ska mbet tjeter gjë, veq se me mbyll llogarine në Facebook për një kohë të gjat,
Ska cka me pa njeri, veq zi e ma zi , e populli i shkret ti vuajt pasojat .

“Në vendin tonë ka dicka më të keqe se sa CoronaVirusi,

“Zoti e bekoftë vendin tonë , por sic po shifet NUK e Meritojm të na ndihmoj as i madhi Zot”, ka përfunduar Arsim Kabashi.

Halil Kastrati i pranishëm në stadium për Çeki-Kosovë: Nuk i reziston përqafimit me presidentin e Ballkanit

Periskopi.com Sporti

Figura të njohura do të jenë të pranishëm në “Doosan Arena” sonte për ndeshjen Kosovë-Çeki.

Përveç presidentit Hashim Thaçi, në stadium është edhe figura bamirëse, Halil Kastrati së bashku me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin.

Dyshja shihet afër njëri-tjetrit në videon e publikuar nga Kabashi në Facebook, me Kastratin që nuk mundi të rezistojë pa e përqafuar kryesorin e Ballkanit kur ky ia filloi këngës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/