Sipas LDK’së, kjo është zgjidhja e grevës në arsim

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës mendon se sa janë dy zgjidhje për të ndalur grevën në arsim.

Sipas Avdullah Hotit, greva vetëm sa po thellohet.

‘Grevat vetëm sa po thellohen. Është e qartë se Qeveria i ka shkaktuar këto greva me vendimin për dyfishim të pagës për vete. Zgjidhja është e qartë: (i) Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagës për vete dhe (ii) ligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet nga fillimi në konsultim me të gjitha kategoritë e punësuarve në sektorin publik.”

Greva e iniciuar nga SBASHK ka hyrë në javën e dyë. Ata nuk kanë pranuar propozimin e Haradinajt për rritje pagash./Periskopi/