Tre rrëfime të ndryshme nga Drenasi, ja çfarë thonë familjarët e vajzës së abuzuar, të profesorit dhe të policit

Periskopi.com Lajme

Rasti i vajzës së mitur nga Drenasi po vazhdon ta trondit vendin

Një numër qytetarësh sot protestuan para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë pasi një pjesëtar i saj u përfshi në skandalin e abuzimit me të miturën ndërkohë që gjatë ditës u arrestua edhe profesori i saj që po ashtu kishte abuzuar me vajzën. Gazeta Express ka qëndruar gjatë ditës në Drenas ku ka folur me familjet e vajzës, policit e profesorit.

Shtëpitë e tyre janë vetëm 200 metra larg njëra tjetrës. E në shikim të parë, në njërën nga lagjet e fshatit Poklek të Drenasit, duket se çdo gjë është në rregull.

Në këtë rrugë, A.G, tashmë 18 vjeçare, çdo ditë së bashku me shoqet do të dilte për të luajtur volejboll, një sport që është pasioni i saj.

E pikërisht aty, do të takohej me atë që më vonë do t’i shndërrohej në makth. Ai ishte, fqinji, profesori, e më vonë edhe ai që do t’i premtonte gjithçka në këmbim të favorit seksual.

Krejt kjo, histori makthi kishte filluar në vitin 2016’të, kur vajza ishte vetëm 16’vjeçare.

Duke i premtuar se jeta e saj do të rregullohej sapo të përfundonte shkollën, e të dy do të martoheshin, për 1 vit e gjashtë muaj, profesori 39 vjeçari Shkelzen Xhekaj, edhe pse atëkohë ishte i martuar, nuk e pati problem të mbante lidhjen, për sa kohë që e njëjta qëndronte pa e ditur dikush nga familja e tij.

Krejt kjo ndryshoi sapo vajza komunikoi me gruan e tij, e atëherë profesori deshi të dalë nga lidhja që të mos shkatërrojë familjen.

Atëherë, A.G, vendosi që krejt rastin ta shpjegojë para policisë, me shpresën që aty do të mund të gjende ndihmë, pasi që frikë kishte nga familja.

Por, krejt ajo që do të duhej të ishte zgjidhje i doli makthi i dytë që e përjetoi për më shumë se një vit. Vesel Veseli, shef i hetimeve në Komunën e Drenasit, do ta shantazhonte e do ta keqpërdorte seksualisht, deri kur e njëjta do të mbeste shtatzënë e do të abortonte pa dëshirën e saj.

Express ka mësuar se babai i katër fëmijëve Vesel Veseli ka lidhje familjare me të miturën, e të njëjtën e kishte njohur mirë.

Gazeta Express sot gjatë ditës ka qëndruar në shtëpinë e vajzës A.G, në shtëpinë e profesorit Shkelzen Xhekaj, e në shtëpinë e policit.

Të gjithë këta kanë treguar anët e tyre të historisë, e çdo kush pretendonte se ishin palë e pafajshme.

Mëngjesin e së enjtes hetuesia herët ishin nisur për në shtëpinë e A.G, ajo edhe gjatë ditës do të tregonte historinë e cila së fundmi po e shtynte të mendonte edhe vetëvrasjen.

E tronditur, nuk po dinte se si të vazhdonte të shkonte në shkollë, e as jetën e saj.

Familja e vajzës

Familja e vajzës të tronditur nuk kishin shumë fjalë për rastin, veçse një gjë e dinin sigurt se për dallim nga hera e parë, asnjë nga deklaratat e vajzës në polici për të dy nga rastet nuk do të tërhiqej.

Ata shpjegojnë se qysh në rastin e parë, vajza ishte mashtruar me martesë e për këtë kishte vendosur që të tërhiqte padinë.

“Msusi e ka rrejt i ka thanë që të marrë, veç shko hiqe padinë, kur e kryjti ato jo nuk po muj se pe prishi familjen, normal që prishet familja kur ka fmi e sene”, deklaroheshin familja e vajzës.

Prindërit e saj deklaroheshin se rastin e kishte lajmëruar e vetme në polici, sepse ishte frikësuar.

Ata po thonë se me rastin e mësuesit ishte mashtruar vetëm që i njëjti të përfitonte seksualisht nga ajo, ndërkaq thonë se në rastin e policit vajza nuk kishte dashur të abortonte, mirëpo, polici, që është edhe i njohur i familjes i kishte thënë se nëse nuk do të abortonte do të vriste veten.

Për këtë arsye vajza i kishte shpjeguar prindërve që ishte frikësuar. Familja e saj po thonë se e kanë të vështirë pasi që po hasin në shumë paragjykime për këtë rast, por thonë se as nuk ia falin për atë që i ka bërë vajzës.

“Edhe ai tash e çon fëmijën në shkollë qysh i doket me ja bo atij dikush qashtu”, deklaroheshin familja.

Për rastin e policit thanë se kanë marrë vesh nga vajza se nuk po e linte vend pa ndjekur gjithashtu dhe kurdo herë që e kishte thirrur për të dalë duhej të ishte vajza e gatshme. Të gjithë rastin familja G, ia kanë lënë drejtësisë, e nga ta tashmë po presin lajme të mira.

Rrëfimi i familjes së profesorit
Shkelzen Xhekaj kishte dalë herët nga shtëpia të enjten, e familjarëve do t’u thoshte se po shkonte të takohej me një shok.

Por, nga Drenasi ai nuk do të kthehej më pasi që Policia do ta intervistonte e më pas do të arrestonte nën dyshimet për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Rasti më së shumti kishte tronditur familjen e tij, por, ata megjithatë, vazhdonin të thonin se familjari i tyre ishte i pafajshëm.

Gjatë ditës, gruaja e tij ishte duke i dërguar fëmijët në shkollë, ndërkaq, prindërit e tij i thanë Expressit se drejtësia do të vendos në favor të tyre.

“Rasti ka dalë po rasti është kry që dy vjet gati, shihet dicka që po mshifet, prokuroria e ka shpallë të pafajshëm pa asnjë vërejtje. E kanë kthy në shkollë, edhe ka vazhdu ka punu hala aty”, tha babai i Shkelzenit.

Familja e profesorit

Ai gjithashtu kishte disa fjalë edhe për familjen e vajzës.

“I njohim familjen e asaj vajzës vetëm për të zi, pse me lanë djalin të fajshëm e policin të fajshëm, faji i saj u kanë. Sen ska thanë djali, sen ska pas tu shku n’shkollë u kanë si ma mirë, sen faj ska pasë, ska pas punë me kanë po ja kanë ngjit fjalët, i dulën fjalët pa pas sen”, rrëfente ai.

Gjithashtu, prindërit pohonin se e kishin parë vajzën disa herë para shtëpisë së tyre, e krejt kjo ishte bërë me një qëllim sipas tyre.

“Sen ska thanë djali as sen ska pas me to, po ja ka mat dikush me qitë prej punës, por se mrrinën ato, për arsye se prokurorja kur u shku në prokurori ka deklarua se ka gabu qysh është shpreh dhe nuk ka asgjë me to”, thoshte prindi i profesorit.

Edhe gruaja e tij, sipas prindërve, ka besim në burrin e saj dhe me të njëjtin nuk ka probleme, megjithëse e njëjta tha se nuk flet me mediat për këtë rast.

Shkelzen Xhekaj është arrestuar sot gjatë ditës dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Express dje gjatë ditës kishte raportuar për deklaratat e vajzës A.G në polici lidhur me rastin.

Mbyllet familja e Vesel Veselit
Polici hetues Vesel Veseli sot gjatë ditës doli para drejtësisë, e për të njejtin u vendos se do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Rasti i 50’vjeçarit kishte tronditur më së shumti katër fëmijët e tij.

Familja e Vesel Veselit

Për Express, nën lot, vajza e tij nuk ka pranuar të flas asnjë fjalë, ndërkaq, shoku i tij tha se rasti është i montuar dhe e vërteta do të dalë së shpejti në shesh.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj policit Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunimin e një të miture, e më pas detyrimin për abortim

Arrestohet arsimtari që e shfrytëzoi seksualisht 16 vjeçaren nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Shkëlzen Xhekajn, arsimtarin e dyshuar për keqpërdorim seksual të së miturës, 16-vjeçares nga Drenasi, A.G.

Përmes një njoftimi për media, Inspektoriati Policor ka njoftuar se Shkëlzen Xhekaj është ftuar për intervistimin nga Prokuroria e Shtetit.

“Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit. Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja ka njoftuar se pas intervistimit të këtij të dyshuari, “të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë”.

“Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal). Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast”, ka thënë Inspektoriati Policor i Kosovës.

Flet për herë të parë profesori që dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi

Periskopi.com Lajme

Arsimtari nga Komuna e Drenasit, Sh.Xh., ndaj të cilit një 16-vjeçare nga Drenasi kishte denoncuar një rast të abuzimit seksual në shtator të vitit 2016, nuk ka dashur të komentojë lidhur me denoncimin e të miturës në polici por ka thënë se “të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Shtetit”.

Insajderi raportoi dje për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës dhe fotografimit të zhveshur të viktimës, hetuesi policor V.V., nën kërcënim dhe shantazh e ka detyruar të miturën të bënte seks me të.

Gazeta ka kontaktuar sot me arsimtarin me inicialet Sh.Xh., të cilin 16-vjeçarja e ka denoncuar në Policinë e Kosovës. Në një bisedë telefonike, Sh.Xh. ka thënë se të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por nuk ka dashur të komentojë rastin.

“Të gjitha janë shënimet në Prokurorinë Themelore të Shtetit. Atje mund të kërkosh. Hetimet janë pushuar dhe atje janë të dhënat të gjitha”, ka thënë Sh.Xh..

I pyetur lidhur me denoncimin që 16-vjeçarja nga ka bërë në Policinë e Kosovës, ai është përgjigjur: “Janë shënimet të gjitha [në Prokurori]” dhe ka ndalur telefonin.

50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar seksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.

V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj për marrëdhënie seksuale. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Më 14 shtator të vitit 2016, asokohe 16-vjeçarja kishte denoncuar një rast të veprës penale “keqpërdorim seksual” në Policinë e Kosovës, në Stacionin Policor në Drenas. Hetuesi V. V., ishte në detyrë. Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh..

Rasti i hapur në polici mbanë numrin 2017-AG-0643.

Hetimi kundër profesorit ishte udhëhequr nga rreshteri V. V. i cili e kishte intervistuar viktimën, duke e dëgjuar nga ajo gjithë ngjarjen. Hetuesi e kishte fotografuar të miturën kinse për nevoja të hetimeve. Më pas, V.V. e kishte shantazhuar të miturën dhe e kishte detyruar të bënte seks me të.

Arsimtari kapet me drogë, i caktohet 30 ditë paraburgim, ja në cilën shkollë

Periskopi.com Lajme

Arsimtari 36 vjeçar nga Dellçeva është kapur me sasi më të madhe të marihuanës, pas çka i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, shkruan Fakte. Ai ka ligjëruar lëndën e etikës para nxënësve në shkollën “Kliment Ohridski” në Dellçevë.

Nga inspektorati i arsimit kanë urdhëruar që të hetohet puna e arsimtarit të arrestuar në shkollë, si dhe ndikimi i tij negativ ndaj nxënësve. Ky rast ka hapur çështjen e kualitetit të kuadrit arsimor në shkollat në Maqedoni.

Notat paushall në Prizren – “u ulëm dhe i mbyllëm notat me dy arsimtarë të tjerë”

Periskopi.com Lajme

Gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor e kanë mbyllur pa arsimtar të gjeografisë.

Një kohë, lëndën nuk e kanë dëgjuar nga askush.

Më vonë janë angazhuar vullnetarisht dy arsimtarë dhe vetë drejtori i shkollës.

Në fund, notat i kanë marrë sipas suksesit të përgjithshëm.

Nxënësit e shkollës fillore “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, janë vlerësuar “paushall” në mungesë të arsimtarit përkatës të lëndës.

Arsimtari i tyre i gjeografisë në fillim të këtij viti shkollor, kishte dal në pension, por ai nuk është zëvendësuar nga askush.

Drejtori i shkollës fillore “Zenun Çoçaj”, Latif Çoçaj tha se pensionimin e arsimtarit të gjeografisë e ka lajmëruar me kohë në Drejtorinë e Arsimit në Prizren.

“Drejtoria e Arsimit është lajmërua me kohë për pensionimin e arsimtarit, mirëpo nuk e kanë sjell asnjë arsimtar tjetër për zëvendësim”, tregon Çoçaj për “PrizrenPress”.

Çoçaj, i cili me profesion është pedagog tregon se në mungesë të arsimtarit është detyruar të kapë ditarin për të mbajtur lëndën e gjeografisë.

“Unë jam detyruar të mbajë orët e gjeografisë dhe dy arsimtarë të tjerë të gjeografisë”.

“Orët i kemi mbajtur si kemi mundur dhe qysh kemi pasur kohë”.

Ai tregon se si janë vlerësuar nxënësit në këtë lëndë.

“Jemi ulur të tretë, unë dhe dy arsimtarët e tjerë të gjeografisë dhe i kemi mbyllur notat”.

“Bashkë i kemi harmonizuar vlerësimet “, tregon ai

Çoçaj thotë se vazhdimisht ka kërkuar një arsimtar të gjeografisë, mirëpo kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri.

“Herën e fundit jam fjalosë me drejtorin Susuri, pikërisht për mungesën e arsimtarit”.

Ai, tregon një detaj interesant të bashkëbisedimit me drejtorin e Arsimit në Prizren.

“Shkova dhe i thashë kur e ke në plan me sjell një arsimtar në Gjonaj, kurse ai me tha “se sigurt e ke me 1 Maj’”.

“I thash me 1 Maj dërgoje në vendlindjen tënde në Zhur”.

Çoçaj thotë se nga kjo kohë më nuk ka kërkuar arsimtar të gjeografisë.

“Më nuk kam kërkuar. I kemi mbajt vetë orët qysh kemi mundur. Herë unë e herë dy arsimtarët tjerë”.

Mungesa e arsimtarit të gjeografisë në shkollën fillore “ Zenun Çoçaj” ishte ngritur edhe në një mbledhje të SBASHK-ut./PrizrenPress.com/