De Ligt arsyeton vendimin e gjyqtarit dhe VAR-it: Nuk ishte penallti

Periskopi.com Sporti

Matthijs De Ligt ka komentuar situatën kontroverse që ngjau dje në ‘Derby della Mole’.

De Ligt luajti me dorë brenda zonës së Juventus, por kontakti i tij i pastër me dorë nuk ishte i mjaftueshëm sipas gjyqtarit, për akordimin e penalltisë.

Pas ndeshjes, holandezi ka dhënë disa komente lidhur me situatën, duke insistuar se nuk kishte penallti, pasi duart ishin poshtë.

“Isha duke qëndruar dhe topi më goditi. E dija se nuk ishte penallti, sepse rregullat thonë se kur duart janë poshtë, nuk është penallti” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, njësoj sikur holandezi nuk mendojnë edhe shumica e tifozëve të futbollit. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, pas vendimit të gjyqtarit.

Haradinaj e arsyeton Avni Arifin për takimin e Berlinit, thotë se i kishte informuar partnerët e koalicionit (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj e sheh shumë legjitim takimin sekret në Berlin, me përfaqësues ambasadorin Avni Arifin dhe këshilltarin e tij, Selim Selimi, të cilët u ballafaquan  me Marko Gjuriqin nga Serbia, raporton Periskopi.

Haradinaj thotë se takimi s’kishte qenë sekret dhe se kishte informuar partnerët e koalicionit, ani pse këta të fundit dje thanë se s’kanë ditur asgjë për takimin në fjalë.

Haradinaj sqaron se nuk ishte temë Asociacioni me kompetenca ekzekutive, siç u raportua dje.

‘’Edhe takimi i Berlinit, ballafaqimi i delegacionit teknik e ka konfirmu se ka mbet pa u zgjIdh njohja reciprkOe e kufijve ekzistues. Kur të jenë të gatshëm palët, edhe ne futemi në dialog. Deri atëherë mund të ketë pritje. Është sqaru se cka mundet me qenë një zgjidhje, opcioni i vetëm që ka mbetë për marrëveshje është njohja reciproke. Por Serbia ende nuk është e gatshme. Takimi është formal, nuk është publik, i rregullt. Delegacionet e dy palëve janë taku. Nikoqir ishte zyra e Merkelit. I kam informu partnerët e koalicionit qeverisës. E kanë ditë. S’ka qenë temë Asociacioni fare.  Hartimi i marrëveshjes po, por jo Asociacioni. Temat i dijmë. Ekzistojnë dy versione për shkallën e zbatimit. Serbia ankohet për mos zbatim. Relevanca e këtij takimi të dialogut teknik  ishte me njerëz të mandatum. Arifi ka qenë i mandatum për dialogun teknik. Informu i kam që të gjithë. Është vlerësim i tyre se si deklarohen në publik./PERISKOPI/

? LIVE: Haradinaj në konferencë për media

Posted by Periskopi on Friday, 21 June 2019