Deputeti i VV’së: Nëse doni me i bë diçka Albin Kurtit, dilni se qaty në shesh e keni

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi sonte në Rubikon duke folur për sulmet  ndaj qeveritarëve pse po duan ta heqin taksën, ka thënë se nuk duhet sjellur në këtë mënyrë tash opozita, transmeton Periskopi.

Meqenëse kryeministri Albin Kurti tash po shëtitë në këmbë nëpër qytetin e Prishtinë, Abrashi tha se nëse dikush do që t’i bëjë diçka atij, aty e kanë.

‘’E keni kryeministirn qaty në shesh. A po doni me i bo dicka. Qaty e keni. Dilni e merruni me të. Mos i keqërdorni njerëzit që mundohen me e marr një pagë e disa detyra’’./PERISKOPI/

 

Deputeti i VV-së: Shkarkimet s’do të ndalen, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Periskopi.com Lajme

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës,  ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi. Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse.

“Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre. Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi./zëri/

Abrashi i VV-së: Taksës së Haradinajt i ka humbur efekti

Periskopi.com Lajme

Depueti i VV’së, Artan Abrashi ka thënë se taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj i ka humbur efekti që e kishte në fillim dhe se tani duhet të vendoset masa e reciprocitetit.

Abrashi ka thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të diskutohet në formë tjetër, shkruan Periskopi.

“Tashmë ka ardhur një situatë që me Serbinë të merremi vesh në forma të tjera taksa në kohën kur është vendosur ka prodhuar efekte në mënyrë që ajo ta ndal agresionin ndaj Kosovës, ishte një reagim ekonomik që t’i shkaktoj një dëme Serbisë si shkak për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë ai në tryezën e organizuar nga KDI.

“Taksa e ka humbur efektin e vetë me kohë, nuk kemi të dhënë se sa ka ndikuar në kontrabandë, nuk kemi ndonjë kontroll në doganat në veri”, thotë tutje ai.

Ai para deputeteve të tjerë ka treguar për masën e reciprocitetit, duke thënë se nuk është shpikur nga VV e LDK.

“Çdo masë bllokuese, penguese që e vendos ndaj Kosovës, të njëjtën duhet ta bëjë Kosova, nëse Serbia heq një pengesë automatikisht duhet ta heq edhe Kosova. Nuk është që kemi shpikë diçka të re, parimi i reciprociteti ekziston shumë më herë para se VV e LDK ta përmendin”, u shpreh ai.

Tutje ai thotë se reciprociteti është domosdoshmëri.

“Reciprociteti është domosdoshmëri sepse taksa nuk po sjell rezultatet që ne po dëshirojmë, nuk jep shenja që do ta njohë Kosovën”, ka thënë deputeti i VV’së./Periskopi/

 

Hoti – Abrashit: VV s’mund të flasë për korrupsion e nepotizëm, shihni çka keni bërë me pak pushtet në Prizren

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Andin Hoti sot i ka thënë se Artan Abrashit të VV’së, se gjysma e kandidatëve që i kanë në listë, janë ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Periskopi.

‘’Gjysmën  e kandidatëve, Vetëvendosje i ka ish-anëtarë të PDK’së. PDK e ka një listë ku i jepet përparësi të rinjve. Kandidatë të denjë dhe që nuk kanë asnjë aktakuzë’’, tha Hoti në Frontal.

Tutje ai tha se ‘ Me folë VV për korrupsion, që vec për pak pushtet që e ka marrë në Prizren, ka punësuar plot militantë. E pastaj i keni shkarku zyrtarët që i keni punësu vetë’’, tha Hoti.

Artan Abrashi kaloi në akuza se PDK ka kapur çdo institucion, përfshirë edhe Federatën e Futbollit.

‘’Nuk do të jenë objekt të shfrytëzimit nëpër fushata. Do të jenë larg ndikimeve partiake  e politike’’, tha Abrashi.

Hoti ia ktheu ‘se çka ka të keqe’./PERISKOPI/

 

 

LVV: Kurrfarë sulmi a kërcënimi nuk do të ndalë Komunën e Prizrenit

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar  ndaj sulmit të një asambelisti të PDK-së ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashit.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Sulmi i sotëm nga një asambelist i PDK-së ndaj Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Artan Abrashit, aq sa shpërfaqë logjikën e tyre jopolitike, reflekton mllefin që vije nga fakti që qeverisja në komunën e Prizrenit është shkëputur njëherë e përgjithnjë nga kthetrat keqpërdoruese e korruptive të kësaj partie.

Kuvendi Komunal është organ i rëndësishëm i demokracisë lokale dhe hapësirë e pamohueshme e diskutimeve politike mbi politikat e çështjet lokale, por nuk mund të shndërrohet asnjëherë në shënjestër sulmesh e shpërthimesh të atyre që kishin keqpërdorur për vite të tëra qeverisjen lokale për interesa personale e klanore, e të cilët të ndëshkuar nga votuesit nuk po e përballojnë dot ndryshimin e përditshëm të Prizrenit me qeverisjen e mirë, profesionale dhe shërbyese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes kryetarit Mytaher Haskuka.

Ne dënojmë sjelljen prej gangsteri të asambleistit të PDK-së dhe sulmin mbi kryesuesin Artan Abrashi dhe garantojmë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit se angazhimi i kryetarit, asambleistëve dhe drejtorëve komunalë të Lëvizjes do të jetë i paluhatshëm në ofrimin e një qeverisje efikase, të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve, ashtu siç jemi zotuar e për çfarë kanë zgjedhur qytetarët e Prizrenit.

Ne ftojmë të gjithë asambleistët e opozitës në Prizren që të përmbushin rolin e tyre si asambleistë dhe mos të përpiqen të dëmtojnë interesat e qytetarëve të Prizrenit. Kurrfarë sulmi a kërcënimi nuk do të ndalë ligjshmërinë dhe vendosjen e gjërave në vendin e duhur në komunën e Prizrenit.

Asamblisti i PDK-së që sulmoi kryesuesin e VV-së: Ishte thjesht eskalim situate

Periskopi.com Lajme

Ka eskaluar sot situata në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ku pas një tollovie të krijuar, asamblisti i PDK-së, Bardh Avdaj, ka gjuajtur me shishe të ujit në drejtim të kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashit.

Nëpërmjet videove të shprëndara nga mediat lokale atje, shihet moment i eskalimit të situatës. Mirëpo, i kontaktuar nga lajmi.net, Avdaj tha se e tëra ajo situatë ishte eskalim i çastit, dhe se nuk kishte të bënte me ndonjë qëllim tjetër.

I njëjti  tha se e drejta për replikë gjatë seancës i është mohuar pa të drejtë.

Megjithatë, Avdaj thotë se ndjen keqardhje me atë se çfarë ka ndodhur.

“Gjithçka që ka qenë, ishte thjeshtë një eskalim situate, i nxitur nga krerët e Kuvendit. I kisha lutur të gjithë që ta përcjellin tërë seancën dhe aty do shihet se si e drejta ime për replikë është mohuar. Unë me profesion jam fizioterapeut dhe synimi im është të ruaj shëndetin e qytetarëve, e jo ta dëmtoj, prandaj kjo që ndodhi ishte një eskalim i situatës për të cilën ndihem keq”, ka deklaruar Avdaj.

Kryetari i VV-së në Prizren: Prapa rekomandimit pozitiv për heqjen e vizave fshihet një lajm shumë i keq

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren dhe njëherit kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me rekomandimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, shkruan Periskopi.

Abrashi, shkruan Periskopi, thotë se “historia e bisedimeve të udhëhequra nga Hashim Thaçi na thotë se pas një lajmi të mirë, çdoherë fshihet një lajm shumë i keq”.

Ndërkohë, edhe më tej nuk kemi reagim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti për çështjen në fjalë. Liderët institucionalë dhe krerët e partive të koalicionit qeveritarë kanë uruar qytetarët e Kosovës për këtë lajm – edhe pse, ende nuk dihet se kur do të përfundojë kjo çështje.

Ky është postimi i plotë i z.Abrashi në Facebook: “Historia e bisedimeve të udhëhequra nga H.TH. na thotë vetëm një gjë: Pas nje lajmi të mirë, çdohere fshihet një lajm shumë i keq.”/Periskopi