UEFA pezullon për një vit futbollistin ukrainas, bëri diçka tinëzare për të qenë më i fortë se të tjerët

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi ukrainas, Artem Biesiadin është pezulluar për një vit nga UEFA, pasi dështoi të kalonte testin për anti-doping.

Biesiedin, 24-vjeçar, iu nënshtrua testit pasi luajti për Dynamo Kievin në Europa League kundër Malons, në nëntor, transmeton Periskopi.

Pezullimi daton nga 19 dhjetori, data e pezullimit provisional, dhe vendimi nuk është apeluar nga lojtari.

Biesiedin, i cili ka dy gola në emrin e tij me Kombëtaren, do të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.

Eventi pritej të zhvillohej në 1 qytete këtë verë, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Periskopi.com/