Tag: Artim Shaqiri

Shiko: Rikujtojmë momentin kur trajneri i ri i Flamurtarit i shënoi gol direkt nga këndorja Anglisë
Klubi nga Superliga e Kosovës, Flamurtari e ka emëruar Artim Shaqirin trajner të ri të skuadrës.
Shaqiri ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist, sidomos në Angli ku ishte pjesë e West Bromit, shkruan Periskopi.
Përndryshe, ai kishte përfaqësuar Maqedoninë në nivelin e Kombëtareve, ku kishte pasur rastin të ndeshej edhe më Anglinë, 17 vite më parë, në një përballje që u mbyll me rezultat 2-2.
E Shaqiri bëri diçka të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, duke shënuar direkt nga rivënia e këndit.
Përveç kësaj, ai ishte protagonist edhe i një dueli verbal me David Beckhamin.
Shaqiri bëri një ndërhyrje të rëndë në yllin e atëhershëm të “Tre Luanëve”, duke marrë kartonin e kuq, derisa u nxit një tollovi e madhe para se të ndërhynte Nicky Butt.
Fakt interesant të ceket është se pikërisht në stadiumin ku Shaqiri i shënoi gol Anglisë nga këndorja, Kosova do të luajë kundër të përzgjedhurve të Gareth Southgate në shtator. /Periskopi.com/