Tag: Artisti

“Ai është një fenomen i kohëve tona”, përjetësohet McGregor në skulpturën e mermerit
Conor McGregor do të pagëzohet me një skultpurë hiperrealiste prej 50, 000 funtave nga artisti i famshëm Aspencrow në ditëlindjen e tij të 30 të shtunën.
Skulptura, e cila përshkruan McGregorin përmes një blloku mermeri, është pjesë e një edicioni prej tre variacioneve unike të pjesës dhe do të zbulohet në galerinë JD Malat në Mayfair më 14 korrik.
Pjesa e mermerit, e titulluar ATLAS, do të jetë dhuratë për yllin e UFC-së në përvjetorin e lindjes së tij.
Artisti nga Birmignhami ka punuar për pesë muaj rresht në ndërtimin e skulpturës që peshon 100 kg, i cili ka përdor cilësitë e silikonit platinum, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Aspencrow – i njohur edhe si Edgar Askelovic tha “Është një nder që Conor e ka pranuar këtë dhuratë nga unë. Ai është një fenomen i kohëve tona – jo vetëm një atlet i mençur, por është edhe një vizionar”.
“Për të krijuar këtë pjesë, jam kthyer në antikitet kur atletët u bënë të pavdekshëm në skulptura dhe ngjanin si zota. Kam kombinuar disa detaje nga statuja e Michelangjelos me grafite të ditëve të sotme moderne që prezantojnë ndjeshmërinë e luftëtarëve të sotëm”, shtoi ai.
“Njerëzit e brezit tonë u rritën me grafite dhe huliganizëm, kështu që unë kam shfaqur një pjesë të tatuazheve të tij”.
“Unë pajtohem me mendimin e tij kur thotë: Talenti nuk ekziston. Kjo është një punë e vështirë dhe obsesionale”, shtoi artisti.
Irlandezi aktualisht është duke u stërvitur dhe po e rrit regjimin e tij në përgaditjen e një kthimi të pritur në garat e UFC këtë vit./Periskopi/